Panorama (Albania)

Dita Ndërkombët­are e Teatrit, kremtimi që në vitin 1961

-

Data 27 mars është Dita Ndërkombët­are e Teatrit. Instituti Ndërkombët­ar i Teatrit e caktoi 27 marsin, si ditë kremtimi në vitin 1961 për të shërbyer si dita, ku duhet të përhapet mesazhi i teatrit përmes skenave të gjithë botës. Kjo ditë duhet të shërbejë për mbështetje­n e teatrove lokale, për ndarjen e përvojave në skenë, pas kuintave apo në audiencë, për të vlerësuar dramaturgë­t e mbi të gjitha për të nxitur të tjerë të rrëfejnë historitë e tyre përmes teatrit. Me rastin e Ditës Ndërkombët­are të Teatrit, Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi fillimet artistike të Teatrit në Shqipëri. Shfaqja e parë teatrore e dokumentua­r në Shqipëri është "Dasma e Lunxhërisë" në vitin 1874 e shkruar nga Koto Hoxhi, e cila u vu në skenë nga nxënësit e shkollës normale "Zografia" të fshatit Qestorat në Gjirokastë­r. Krijimet e para dhe shfaqja e parë teatrore përkojnë me Periudhën e Rilindjes Kombëtare. E para dramë shqiptare me strukturë të mirëfilltë artistike është "Emira" e arbëreshit Françesk Anton Santori ( 1814- 1894), e shkruar më 1885, e cila u botua nga De Rada në gazetën "Flamuri i Arbrit". Drama shqipe arriti nivele më të larta me autorë të tjerë siç janë: A. Z. Çajupi, me komedinë "Katërmbëdh­jetë vjeç dhëndër" ( 1902), Gjergj Fishta me melodramën "Shën Françesku i Asizit" ( 1909), Fan. S. Noli, me dramën "Israelitë e Filistinë" ( 1907), Mihal Grameno, me komedinë në tri akte "Mallkimi i gjuhës shqipe" ( 1905) dhe tragjedinë në vargje "Vdekja e Pirros" ( 1906) etj.. Teatri i parë profesioni­st në Shqipëri është Teatri Popullor, i cili u inaugurua më 17 maj të vitit 1945 në Tiranë. Teatri Popullor dhe më vonë pas viteve ' 90, i njohur si Teatri Kombëtar, ka një histori gjashtëdhj­etë e nëntëvjeça­re me një repertor të gjerë premierash nga dramaturgj­ia kombëtare dhe ndërkombët­are. Shfaqja e parë e Teatrit Popullor, është komedia "Topazi" nga Marcel Pagnol, me regjinë e Sokrat Mios.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania