Panorama (Albania)

Pelegrinët e munguar të kafe "Europës"

Klubi i poetëve, shkrimtarë­ve dhe artistëve pas viteve ' 90- të. Aty mblidheshi­n emra të njohur të letërsisë, publicisti­kës dhe gazetarisë

- NGA ILIR ÇUMANI

Atëkohë, ( 20 vjet më parë), me poetin Xhevahir Spahiu, pikëtakimi ynë i përditshëm ishte vendi i njohur i quajtur bar- kafe "Europa". Aty edhe e konsumonim çdo ditë kafenë e mëngjesit… Bisedat e gjata e të pafundme me poetin ishin privilegj dhe kureshtje njëherazi. Çdo takim me të ishte si të thuash një magji, një univers kaq i panjohur dilemash, impresione­sh dhe përfytyrim­esh, ku gjithmonë të dukej vetja se udhëtoje në një botë përherë me shumë shtigje të panjohura dhe të pashkelura më parë… Kafe "Europa", ( ndër të rrallat asokohe), konsideroh­ej si klubi i poetëve, i shkrimtarë­ve dhe artistëve pas viteve ' 90- të. Aty mblidheshi­n kryesisht mjaft emra të njohur të shkrimtari­së, publicisti­kës dhe gazetarisë. Aty edhe takoheshim shpesh me Teodor Kekon, Pano Taçin, Fatos Baxhaku, Vasil Dede, Arshin Xhezo, Agim Cerga, përkthyesi­n e famshëm Robert Zhvarc, akademikët, Dritëro Agollin, Dhimitër Shuteriqi, Bedri Dedja, Shaban Demiraj, Ylli Popa, Arben Puto, Farudin Hoxha etj.. Tek "Evropa" preferonin ta pinin kafenë e mëngjesit edhe shumë artistë të kinematogr­afisë shqiptare, të cilët kam pasur fatin t'i njoh për së afërmi dhe shumë prej tyre tashmë janë miqtë e mi… Eeeee, ç'farë kohësh të pakohë kemi jetuar në atë bar- kafe të famshme të kryeqyteti­t të zhurmshëm, që turravrape­j drejt një metropoli, për t'u ngjarë sado pak simotrave në Perëndim… Kjo ndjehej orë çast jo vetëm prej ecejakeve kilometrik­e e të pagjumëta të qindra- mijëra kalimtarëv­e, që e jetonin çdo zhvillim e dinamikë të ndryshimit të Tiranës. Të gjithë e ndienim se ishim në kërkim të vetvetes, në kërkim të një kohe të humbur që vinte prej një të shkuare të dëshpëruar jo të largët, por shumë të gjatë dhe zhgënjyese…. Kafe "Europa" ishte kthyer në një pikë pelegrinaz­hi për shumë shkrimtarë, poetë dhe artistë bohemë, të cilët e përjetonin me shumë dhimbje tranzicion­in sh

qiptar, por gjithsesi, gjenin atje edhe paqen e ngushëllim­in për fatet e pafata të tyre. Aty e gjenin njëkohësis­ht edhe muzën për të jetësuar në veprat dhe krijimet e tyre të gjitha ato vrundujt, dilemat dhe përjetimet që vetëm ata dinë t'i shpalosin dhe t'i përcjellin me aq vërtetësi dhe emocion tek të tjerët…. Ja, pas kësaj fotoje, shoh poetin Vasil Dede,

mikun tim të paharruar, lirikun përmetar që shkroi sa e sa vargje për dashurinë, për jetën, për natyrën dhe vendet e bukura të Shqipërisë tonë hallemadhe, për njeriun….

Ai, tashmë nuk po na shikon si dikur, me atë kureshtjen prej fëmije si në këtë foto, por na përshëndet nga qielli mes yjesh si një engjëll, sepse engjëll ishte edhe në tokë! Shumë prej tyre, tashmë janë larguar nga bota e të gjallëve, por gjithsesi, në kujtesën time ata ishin dhe mbetën Pelegrinët e dikurshëm të ish- bar- kafe "Evropa".

Sa shumë mund të flasësh për racën e këtyre poetëve…!

Ata janë melhemi i shpirtrave të trazuar njerëzorë, sepse janë bekim edhe nga Zoti!

 ?? ?? Xhevahir Spahiu dhe Ilir Çumani
Xhevahir Spahiu dhe Ilir Çumani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania