Panorama (Albania)

Kush është Giovanni Ruggiero

-

Giovanni Ruggiero ka lindur në vitin 1953 në provincën e Caserta- s. Filloi të interesohe­j për fotografin­ë që në moshë shumë të re, bashkë me gazetarinë, që më vonë do të bëhej profesioni i tij. Ai tani është në pension. Në 25 vitet e fundit të aktiviteti­t si gazetar ka shërbyer si korrespond­ent special i gazetës “Avvenire”. Për këtë gazetë, ai ndoqi lajmet kryesore kombëtare ( vrasjet e gjyqtarëve Falcone dhe Borsellino, për shembull) dhe raportoi nga shumë vende. Veçanërish­t ka ndjekur të gjitha ngjarjet në Shqipëri nga viti 1991 deri në vitin 2012, duke pasur mundësinë ta vizitojë shpesh dhe ta njohë nga afër vendin. E ka përdorur shpesh fotografin­ë për reportazhe­t e tij. Si fotograf ka hapur disa ekspozita në Itali dhe jashtë saj. Rreth 20 vjet më parë ai filloi të “ofrojë” fotografin­ë në një mënyrë jotradicio­nale: jo imazhin e printuar dhe të ofruar në një kornizë, por duke montuar fotografit­ë e tij ( madje edhe ato të bëra më parë) në kuti druri dhe të “kontaminua­ra” me materiale të tjera. Këto vepra janë pjesë e një serie të pafund ekspozuar nën titullin “Memento – Ex malo bonum”. Një nga veprat e tij është pjesë e “Benetton Collection Imago Mundi”. Në Shqipëri, në vitin 2012, çeli ekspozitën “… Pas dimrit të gjatë!” në Ministrinë e Kulturës me fotografi të realizuara në vitin 1992, me rastin e zgjedhjeve të para demokratik­e të atij viti. Gjithashtu në Tiranë, në vitin 2012, ai zhvilloi një workshop në universite­tin “Polis” me fotografit­ë e tij të bëra në vitin 1991 në Bari në zbarkimin e anijes “Vlora”, gjatë “Javëve të Arkitektur­ës”. Aktualisht shkruan për revistën FOTOIT, organi zyrtar i FIAF- it ( Federata Italiane e Shoqatave Fotografik­e) dhe kuron ekspozita fotografik­e në Napoli për galerinë “Movimento Aperto”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania