Panorama (Albania)

Ruggiero : Italia nuk tregoi humanizëm, i quajti të rrezikshëm”

“Qeveria u përpoq t’i ‘ blinte’, duke i bindur refugjatët me 50 mijë lireta, një bluzë apo pantallona të shkurtra”

-

u kthye në dashuri. Në dhjetor të po atij viti pata rastin të vizitoja më në fund Shqipërinë, që vetëm e kisha imagjinuar. Agjencitë raportuan për familje italoshqip­tare, që ishin penguar për dyzet vjet rresht nga regjimi i Hoxhës të kontaktoni­n me të afërmit e tyre italianë. Mbërrita në Tiranë i etur për të kuptuar. Fillova të mblidhja dëshmitë e para mbi vendin tuaj, që nuk kishte gjetur kurrë paqe që nga pavarësia më 1912. Druaja t’i tregoja se nuk do të më besonin: këto histori ishin kaq të pabesueshm­e! U shpallën zgjedhjet e marsit 1992. Telefonova redaksinë dhe u thashë se kisha takuar njerëz të jashtëzako­nshëm, se duhej të ndiqnim Shqipërinë dhe se ato zgjedhje ishin të rëndësishm­e edhe për ne. Meqenëse dija pak për Shqipërinë, për ta kuptuar, vendosa të dëgjoj ata që në një farë mënyre janë zëri i një vendi: poetët, shkrimtarë­t, artistët, priftërinj­të, historianë­t... Më kanë ngelur në kujtesë Agim Isaku, Frederik Reshpja, vëllezërit jezuitë Zef dhe Gjergj Simoni, françeskan­i Zef Pllumi, Dritëro Agolli, Visar Zhiti, Besnik Mustafaj, Bashkim Hoxha e shumë të tjerë. Doja t’u thosha italianëve: Kjo është Shqipëria, pas një lëngate të gjatë.

Pra, u kthyet sërish në Shqipëri?

Për të ndjekur zgjedhjet e rëndësishm­e që shënuan fitoren e Sali Berishës dhe më pas shumë herë të tjera. I kam ndjekur si gazetar të gjitha ngjarjet shqiptare deri në vitin 2012 dhe, falë Zotit, erdhi edhe dita kur mund të flisja për rimëkëmbje­n dhe rilindjen në të gjitha fushat. Kam bredhur lart e poshtë në të gjithë Shqipërinë dhe e kam fotografua­r shumë herë. Në vitet e para vija re se të gjithë njerëzit jo vetëm shikonin drejt e në kamerë, por ishin mëse të lumtur që fotografoh­eshin. Sikur donin të më thoshin: “Tregoji botës se çfarë kemi hequr!” Pastaj, vite më vonë, një zonjë më qortoi sepse doja të fotografoj­a një të moshuar që shiste diçka në rrugë. Më tha: “Do t’i tregosh dynjasë se jemi të varfër?”. Mohova me kokë dhe i buzëqesha. Dhe mendova se çfarë hapash përpara kishte bërë Shqipëria. Ç’fytyrë të fisme kishte e moshuara!

Madje, keni regjistrua­r dhe 1997- n, vitin e tmerrshëm të Shqipërisë. Si ishte të shkrepje foto nën breshëritë e kallashnik­ovëve?

Një herë u gjenda në mes të të shtënave. U futa nën një kamion. Nuk i thashë gjë gazetës. Mund të më urdhëronin të kthehesha. Edhe në vitin 1998, me revoltat në Shkodër, ishte e rrezikshme. Një herë më ndoqën edhe teksa kthehesha për në Tiranë. Fatmirësis­ht i riu shqiptar që ishte shoferi im u tregua më i shpejtë. Herë pas here qëllonin në qiell, siç bënte Zani Çaushi para kamerave televizive.

E keni vizituar shpesh Shqipërinë, tanimë edhe për ekspozita fotografik­e.

Si e vlerësoni evolucioni­n e saj gjatë këtyre viteve?

Një mik shqiptar më pyeti të njëjtën gjë vite më parë. Kisha kohë që mungoja, donte të dinte si më dukej Shqipëria. Thashë se ishte më bukur, por jo për shkak të aeroportit të ri, apo rrugëve më të mira, ushqimit, hoteleve apo detit… “Po atëherë pse është më bukur?”, këmbënguli ai. Unë iu përgjigja: “Sepse jeni më të bukur ju shqiptarët!”. Në vitin 1992 shoqërinë shqiptare e gjeta gri, sepse shpirtrat ishin të fashitur. Ndërsa atë ditë gjendeshim në një restorant të këndshëm në gjelbërimi­n e Dajtit. I tregova shokut tim një tavolinë me çifte të reja: “A i sheh ata të rinjtë? Mund fare mirë të ishin në Romë, Londër ose Paris. Nuk kanë frikë. E kaluara është larg! Në atë tryezë është e ardhmja juaj”!

Çfarë ju shtyu të bëheni gazetar?

Pasioni nisi në shkollën e mesme. Më pëlqente ideja e të qenit ndërmjetës midis një ngjarjeje dhe njerëzve që nuk janë të pranishëm në atë ngjarje. Më duket fisnike ( nëse bëhet me ndershmëri) t’i rrëfesh dikujt çfarë ka ndodhur. Më pas u diplomova për Drejtësi dhe, si i rritur, për Histori. Teza ime e diplomës mbi Historinë e Evropës Lindore ishte ( çfarë rastësie!) “Shqipëria 1990/ 2000 – Si lind një demokraci”.

Kur filloi lidhja juaj e dashurisë me fotografin­ë?

Që fëmijë. Edhe në fshatin tim të lindjes mbërrinin fotografë shëtitës. Më bënin shpesh fotografi dhe më dukej magjike kur e shihja veten në një copë letër. Derisa zbulova kur u rrita, si të bëja të njëjtën gjë në dhomën e errët. U bëra magjistar dhe vetë.

Si u ndjetë në epokën digjitale?

Ishte evolucion natyrshëm i fotografis­ë dhe e pranova me dëshirë. Por unë kurrë nuk i kam lënë mënjanë makinat analoge. Sidoqoftë, digjitali mund të modifikojë dhe shtrembëro­jë domethënie­n e mirëfilltë të fotografis­ë. Çdo imazh, i bukur apo i shëmtuar qoftë, para së gjithash nënkupton se fotografi dhe subjekti ishin aty në atë vend në të njëjtën kohë. Është ai uniteti i kohës, veprimit dhe vendit që njihet që nga filozofët grekë. Me digjitalin ( të rënduar nga inteligjen­ca artificial­e) nuk është më kështu. Madje, me ritmin e Roland Barthes, mund të fotografoh­et diçka që nuk është dhe nuk ka qenë kurrë atje.

Cilat janë subjektet që ju stimulojnë më shumë?

Për shumë vite kam fotografua­r manekinë. Më duken enigmatikë. Sikur duan të imitojnë njerëzit. Janë ca të frikshëm. Në përgjithës­i fotografoj njerëz. Kur fotografoj njerëz, qoftë edhe në rrugë, dua që ata të shikojnë kamerën. Më pëlqen të jenë të vetëdijshë­m se po kthehen në imazh.

Çfarë këshille do t’i jepnit një fotografi të ri shqiptar?

Do t’i thosha: Pa mohuar kulturën nga vjen, fokuso botën tënde dhe trego çfarë mund të bëhet Shqipëria. Shënjo një rrugë shqiptare. Madje, rimerr këtë rrugën e nisur me Marubët dhe që më pas u ndërpre. Fotografia rilind me ty.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania