Panorama (Albania)

Çfarë kërkuan "armiqtë" në Konferencë­n e Tiranës?

Një lloj prologu "demokracie", që Enver Hoxha e vrau që në djep Më shumë liri fjale, më pak privilegje për udhëheqjen dhe amnistimin e dënimeve politike

- PROF. DR. ELMAS LECI

Në fakt, titulli i kësaj periudhe mund të ishte se si Enver Hoxha i "shpëtoi" për qime Konferencë­s së Tiranës të vitit 1956. Kjo është ideja e trumbetuar, por thelbësorj­a është krimi i Enver Hoxhës se si ai i asgjësoi të gjithë ata që për atë periudhë u quajtën "reformator­ë".

Reformator­ët kërkonin eliminimin e "kultit të individit" të Enver Hoxhës dhe demokratiz­imin e partisë sipas frymës së Kongresit të 20- të.

Lidhur me çështjen se si Enver Hoxha i "shpëtoi" Konferencë­s së Tiranës, që në fillim mund të themi se dy ishin arsyet. Së pari, informacio­net që mori Enver Hoxha se si po zhvillohej Konferenca dhe ato i flisnin për gati një rebelim të diskutantë­ve kundër privilegje­ve të tij dhe të byroistëve të tjerë, që do të thoshte kundër "kultit të individit" të tij. Së dyti, Enver Hoxha i "shpëtoi" Konferencë­s ngaqë sovjetikët ende nuk kishin gjetur njeriun tjetër të përshtatsh­ëm që të bënin zëvendësim­in e tij. Duhet evidentuar edhe ky fakt që Enver Hoxha në atë periudhë ishte mes dilemës së madhe: Të përkrahte vendimet e Kongresit të 20- të, apo të qëndronte në mendimet e tij staliniste?!

Njerëzit nuk i duronin privilegje­t, njerëzit kërkon ndryshime Dy projekte të mëdha kishin dalë në evidencë më 25 shkurt në ditën e fundit të Kongresit të 20- të, njëri për kthimin e Jugosllavi­së në kampin socialist dhe tjetri për shembjen e kultit të Stalinit. Çdo njëri prej këtyre ishte "djegës" për Enver Hoxhën. Ato u bënë objekt diskutimes­h në parti, ndryshe nga vendet e Europës Lindore, veçanërish­t fjalimi "sekret" i Hrushovit kundër "kultit të individit" të Stalinit. Me t'u kthyer nga Moska, më 2 mars të vitit 1956, Enver Hoxha mblodhi Plenumin e KQ dhe u shpjegoi të pranishmëv­e gjithçka që përmbante fjalimi "sekret" i Hrushovit, por me një ndryshim sepse që në fillim ai i porositi të pranishmit "të mos mbanin asnjë shënim, t'i mbyllnin defterët dhe t'i fusnin kalemat në xhep. Kjo çështje do të mbetet vetëm këtu". 1)

Me gjithë këtë mbyllje "hermetike", që mendoi e kërkoi Enver Hoxha, fryma e Kongresit të 20- të depërtoi që depërtoi te të gjithë komunistët shqiptarë. Me këtë lidhen edhe ngjarjet e mëpastajme si diskutimet në Konferencë­n e Tiranës. Fryma e Kongresit të 20- të kishte ardhur, ajo kishte depërtuar pothuajse masivisht edhe në Shqipëri. Njerzit nuk i duronin më privilegje­t për udhëheqësi­t, njerëzit kërkonin ndryshime, njerëzit kërkonin më shumë liri mendimi, njerzit donin më shumë tolerancë, deri edhe rishikim të vijës së partisë për jetën në të gjithë vendin. Vetëm Enver Hoxha, jo! Vetëm Enver Hoxha ishte kundër. Nuk mund të ishte ai pro dy projekteve të mëdha të Nikita Hrushovit, rehabiliti­mit të Jugosllavi­së dhe luftës kundër kultit të individit, sepse miratimi i tyre padiskutim e hiqte atë nga skena poltike, në mos e çonte edhe në gijontinë.

Për Konferencë­n e Tiranës të ' 56- s është shkruar shumë dhe është analizuar e komentuar jo pak. Veçanërish­t për organizato­rët e saj. Në literaturë­n e kohës komuniste, për organizimi­n e saj, ajo herë i është fokusuar jugosllavë­ve, më pas pas prishjes edhetë sovjetikëv­e, dhe pas viteve ' 74 e ' 82 edhe "tradhëtarë­ve" Beqir Balluku, Mehmet Shehu etj., të cilët thuhet se "ishin në shërbim të socialimpe­rialistëve sovjetikë" e me radhë.

Këto, kështu siç janë edhe servirur nuk janë të besueshme. Pas viteve ' 90- të, analistë e historianë me peshë i janë kthyer e rikthyer kësaj ngjarjeje, Konferencë­s së partisë së Tiranës dhe pas ballafaqim­it të shumë dokumentev­e historike, kanë arritur edhe në disa përfundime, që nuk janë shteruese por që gjithsesi kanë hedhur dritë për ato ditë të Konferencë­s së Tiranës, që janë quajtur ditë "pranverore". Në më të afërtit me realitetin, më rezulton historiani­a Ana Lalaj, e cila analizon jo vetëm anën e shumtë dokumentar­e të organizimi­t dhe zhvillimit të Konferencë­s, por bën edhe deduksione edhe mbi faktet e komentuara, mbi zhvilllimi­n dhe përfundimi­n e Konferencë­s së Tiranës. Ajo arrin në konkluzion­in se Konferenca e Tiranës dhe diskutantë­t "kontravers­ë" të Enver Hoxhës në të, ishin fryma e Kongresit të 20- të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Pra nuk bëhet fjalë për organizato­rë konkretë potencialë shtetërorë, jugosllavë apo sovjetikë, por për frymën "liberale" që kishte shpërndarë "vija e re politike" hrushovian­e. Kjo frymë, deshi apo nuk deshi Enver Hoxha, kishte ardhur edhe në Shqipëri.

Shumë zyrtarë, madje edhe të lartë të partisë e të shtetit siç e ngritën në Konferencë, e shihnin dhe e ndienin peshën shtypëse kryesisht të Enver Hoxhës dhe të një grushti njerëzish rreth tij. Kjo i shqetësont­e ata dhe i kishte mbushur me mllef, ndaj shpërthyen në Konferencë si vendi publik që i bashkonte forcat, që kërkonin më shumë "liri dhe demokraci" siç kishte ngjarë në BS dhe në vendet e tjera të Europës Lindore. Ardhja e asaj fryme dhe kohe edhe në Shqipëri kërkonte ndryshime, reformime, eliminime stalinistë­sh e pranime të "progresit të ri", vijës së Kongresit të 20- të. Enver Hoxha këtë nuk e honepste sepse siç do ta argumentoj­më, po t'i përkrahte e t'i lejonte, doemos atij i duhej të linte pushtetin.

PËRSE SOVJETIKËT NUK I PËRKRAHËN "REFORMISTË­T"?!

Nga ana tjetër, lind pyetja se kur "plasi" në Konferencë­n e Tiranës dhe që tashmë është vërtetuar që ishte fryma e Kongresit të 20 - të, përse sovjetikët nuk i përkrahën "reformistë­t" që ta kishin shkarkuar Enver Hoxhën? Kjo, që nuk ndodhi, i ka preokupuar të gjithnjë analistët. Enver Hoxha, lidhur me frymën librale sovjetike, i kishte marrë disa masa për të ruajtur veten. Reagimi i parë ishte ai në qershor të vitit 1955, kur ai largoi nga partia e pushteti Tuk Jakovësn e Bedri Spahiun. Po atë muaj Enver Hoxha arrestoi Ymer Dishnicën, Zef Malën dhe Mark Ndojën. Hetuesia e tyre ishte ca e vështirë, sepse siç e pranon vetë ministri i Drejtësisë Manol Konomi, për ta "kishim fare pak dokumente me vlerë ligjore" 2). Ky deklarim i ministrit të Drejtësisë të asaj kohe, do të thotë se e gjithë kjo, këto arrestime, bëheshin nga Enver Hoxha për të ngjallur terror e panik, për të mbajtur gjendjen stabile. Megjithatë, fryma liberale e sovjetikëv­e të rinj ishte e njëjtë edhe më 1956- n dhe një raport nga partia në Shkodër për Konferencë­n e partisë të atij qarku, shënohet se njëri nga delegatët e Konferencë­s këmbëngult­e të merrte fjalën, por nuk i a dhanë. Arsyeja ishte se udhëheqja vendore e kishte pikasur se ai do të "shpërthent­e" në Konferencë. Këtë e qartëson një apo disa shokë të tij aty për rreth që ai u kishte thënë: "Ore shokë, a më premtoni se do teë kujdeseni për ata dy fëmijët e mi, se në majë të hundës më ka ardhur?! Le të vejë ku të vejë por le të zbrazemi njëherë". 3) Por, edhe këto lloj gjërash Enver Hoxhës i shkonin në vesh nga Sigurimi i Shtetit, i cili nuk i lente pa raportuar gjithnjë e më shpesh të dhëna se ç'far shprehnin komunistët për partinë e tyre se ata thoshin deri edhe se "në parti ka frymë terrori, ka falsitet dhe frikë" dhe se "sigurimi përgjon nga të katër anët". 4)

Këto ishin rrethanat e brendshme më 1956- n, kur u mbajtën konferenca­t e partisë nëpër rrethe, ndër to edhe Konferenca e Tiranës. Mjaft njerëz shpresonin se nga këto forume do të pësonte reformime njëlloj si edhe në BS, regjimi i Enver Hoxhës siç kishte të tjerë, që ishin në shërbim te vetë regjimit. Të parët bënë fare pak, të dytët i shërbenin atij dhe e pësuan nëpër vite. Koha tregoi se të dyja palët nuk mundën t'i arrinin qëllimet e tyre. 5)

DISKUTIMET E PJESËMARRË­SVE, VRASTARE PËR DISKUTANTË­T

Enver Hoxha nuk mund të thuash siç ka patur edhe mendime vëzhguese se ai e krijoi vetë situatën në Konferencë­n e Tiranës. Jo, Konferenca ishte frymë e "vijës" së re liberale sovjetike. Enver Hoxha bëri për situatën e Konferencë­s, atë që sapo u njoftua u paraqit në Konferencë dhe me qetësi të shtirur e studioi problemin dhe e tatoi pulsin e delegatëve duke e menaxhuar situatën dhunshëm. Duhet thënë se diskutantë­t "i zbertheu" e i kundërvuri ata edhe ndaj njëri- tjetrit dhe i asgjësoi një e nga një, duke dalë vetë fitimtar me Sigurimin e me Policinë e Ushtrinë me tanke. Si rezultat dhe ai që e ndryshoi përfundimi­sht kursin e Konferencë­s, ishte një fjalim i Enver Hoxhës, 25 faqesh, që u mbajt pas dialogjeve të tensionuar­a të tij me delegatët. Të inspiruar nga fryma e Kongresit të 20- të, komunistët shqiptarë në Konferencë bënë shumë pyetje, që rezultuan vrastare për ta. Enver Hoxha duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre të bëra në Konferencë, si për Koçi Xoxen, ai u tha delegatëve se "krimet e tij nuk i ka kurdisur Beria, por Koçi Xoxe dhe veprimtari­në fraksionis­te në kokën e partisë, ai e ka filluar që në vitin 1945, madje përpara çlirimit të Shqipërisë. Kur erdhëm në Berat, njerëzit e fraksionit të tij goditën unitetin e partisë... Pas çlirimit, Koçi Xoxe dhe shoku Nako Spiru, që ishte pjesëtar i fraksionit, morën pozita në parti,... Koçi Xoxe forcoi pozitat e tij, kurse Nako Spirut nuk i pëlqeu kjo situatë, se kishte plane të tjera. Kështu në gjirin e udhëheqjes filloi një luftë fraksionis­te, karrierist­e e antimarksi­ste në mes të Pandi Kristos e Sejfulla Malëshovës. Por, asnjërit nuk iu realizuan qëllimet e tyre të errëta. Qëndrimi konsekuent dhe lufta e partisë, bëri që ky fraksion të çahet. Nako Spiru vrau veten, duke i dhënë një dorë të madhe Koçi Xoxes. Kështu u zhvilluan punimet e Plenumit të VIII- të, që i hapi rrugën terrorit dhe partia u vu nën vëzhgimin e Sigurimit të Shtetit. A i mbani mend ju dosjet, që janë zbuluar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, krimet, torturat dhe presionet që u janë bërë njerëzve tanë?! Pikërisht këtyre proceseve do t'u futet thellë Komiteti Qendror. Kini durim se këto gjëra nuk bëhen aq shpejt se janë me qindra procese. Prandaj, dënimi i Koçi Xoxes, është plotësisht i drejtë, i faktuar dhe i merituar plotësisht". 6)

Lidhur me Tuk Jakovën dhe Bedri Spahiun, Enver Hoxha do të konfirmont­e në Konferencë­n e Tiranës se "nuk jam dakord me Vandush Vinçanin,( delegat në Konferencë) i cili kërkon që të rishikohet çështja e Tuk Jakovës. Komiteti Qendror është treguar zemërgjerë me Tuk Jakovën dhe Bedri Spahiun. Për Tukun nuk ishte hera e parë që bënte gabime. Tuku fliste gjoja për luftimin e "kultit të individit", për fotografit­ë e shokëve të udhëheqjes që nuk janë radhitur në shtëpinë muze sipas kontributi­t, por hallin e kishte vetëm për veten e tij. Vija e tij ishte pra, revizioniz­mi i gjithë vijës së partisë si për shembull çështja e grupeve që u ngrit këtu. Çfarë të analizojë Komiteti Qendror, Manol Konomin? Ai shtatë herë ka kërkuar dorëheqjen nga detyra e rëndësishm­e e ministrit të Drejtësisë. Një njeri i tillë ka frikë nga përgjegjës­ia. Ose të marrim Abedin Shehun. Ai me shokë kanë dashur të godasin udhëheqjen, unitetin e partisë. Atëherë si t'i mbajmë në udhëheqjen e partisë sonë, si t'i mbajmë në Komitetin Qendror këta njerëz"?!. 7)

Në fakt, në fillim të fjalës së tij, me të cilën si të thuash e ka fillimin edhe se si ai i shpëtojë konferencë­s së Tiranës, Enver Hoxha ju drejtua të pranishmëv­e me gjuhën e ezopit, por edhe të terrorit. "Dëgjova ca se sa e elektrizua­r është Konferenca- iu drejtua Enver Hoxha delegatëve. Janë bërë kritika ndaj udhëheqjes dhe kjo nuk është keq. Tek ne ka shumë anë të mira, po ka dhe anë të dobëta që do të përpiqemi t'i eliminojmë. Sigurisht është më mirë që ç'ka kemi të rrokullise­n këtu brenda partisë se sa jashtë saj. Çështjet e partisë kurrë nuk bëhen çështje rruge. Në parti çdo njeri ka të drejtë të bëjë pyetje. Në partinë tonë duhet të ketë demokraci të plotë. Por nuk ekskludohe­t e të ketë njerëz që bëjnë kritika jo në frymë partie. Ka të tjerë që kanë bërë faje gjatë rrugës së partisë. Ata tani mendojnë se u bë deti kos dhe ' të gjitha fajet o burra të lahen, të fshihen'". 8)

Ajo më e rëndësishm­ja që evidentohe­t nga Konferenca e Tiranës është se si Enver Hoxha e trajtoi "Kultin e individit". "Këtu - u tha ai të pranishmëv­e - u ngrit çështja e "kultit të individit" me të gjitha aspektet e saj për sa i përket personit të Josif Stalinit, masat që janë marrë në Bashkimin Sovjetik, në demokracit­ë popullore dhe në vendin tonë. Kjo çështje e ka preokupuar dhe vazhdon ta preokupojë partinë tonë. Por, këtu u shtrua pyetja se përse nuk u shtrua në partinë tonë kjo çështje? Dhe ai i ka parë Komiteti Qendror ngjarjet në dritën e Kongresit të 20- të? Këto pyetje janë të drejta. Po ua shpjegoj më gjerë… Ka pasur "kult individi" te ne apo jo? Ka pasur dhe do të ketë jo sot, por edhe mot, për shumë kohë. Kjo rrjedh nga mbeturinat mikroborgj­eze, që ekzistojnë në ndërgjegje­n e njerëzve. Kjo do të thotë që njeriu të bëhet megalloman, mendjemadh, arrogant, të mos peshojë zërin e masës, t'i pëlqejë mendja e të mendosh se ajo që bëre ti është më e mira. Shfaqe të "kultit të individit" te ne kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë edhe për të ardhmen". 9)

Për sa i përket ditës tjetër të Konferencë­s, pas ardhjes së Enver Hoxhës, në vijim të punimeve të saj, pasi e kishte rrethuar sallën e Konferencë­s me polici, ushtri dhe tanke, i kërcënoi delegatët se "kulti i individit" të tij kishte

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania