Panorama (Albania)

"Rebelimi" në ' 56, Enveri eliminoi "reformator­ët" e Konferencë­s së Tiranës

Rënia e mitit të Stalinit! Ngjarjet pas fjalimit "sekret" të Hrushovit Rebelimi i diskutantë­ve kundër privilegje­ve të Hoxhës dhe të byroistëve, që do të thoshte kundër "kultit të individit" të tij

- BURIMET DOKUMENTAR­E Autori: Drejtor Ekzekutiv Instituti i Sigurisë dhe Mbrojtjes

ekzistuar dhe do të ekzistonte gjithmonë. "Ju hani m." - u tha gati me plot gojën Enver Hoxha. "Tani çështja është sa e ka bërë Komiteti Qendror një analizë të thellë në dritën e Kongresit të 20- të PKBS, në lidhje me ' kultin e individit' dhe mbi të gjitha sa ka ngjarë ai në vendin tonë? Komiteti Qendror nuk e ka bërë një gjë të tillë, por këtu duhet të ruhemi nga shablloniz­mi. Ç'do të thotë kjo? Byroja Politike ka biseduar e analizuar dhe i ka hedhur një sy veprimtari­së së vet në dritën e Kongresit 20- të të PKBS dhe ka arritur në konkluzion­in që të gjitha masat administra­tive ose edukative, që Komiteti Qendror ka marrë karshi të gjithë atyre, që kanë punuar kundër partisë dhe kanë devijuar nga vija e saj, kanë qenë të drejta. Në parim të gjitha vendimet që janë marrë për Tuk Jakovën, Abedin Shehun etj., kanë qenë të drejta. Po le ta analizojmë pak këtu çështjen, se mundet që disa njerëzve t'u ketë mbetur në merak, se si është puna e Koçi Xoxes. Edhe ajo ka qenë e drejtë". 10)

NË EPIQENDËR PRIVILEGJE­T, KULTI I INDIVIDIT DHE DËNIMET E RIVALËVE

Por si ka mundësi që sovjetikët, përmes ambasadës së tyre në Tiranë dhe ambasadat e vendeve të tjera prosovjeti­ke, si të thuash të gjitha nuk u ndjenë, por në inaktivite­t përkrahën Enver Hoxhën, që ishte në një fare mënyre kundër Kongresit të 20- të dhe nuk përkrahën diskutantë­t, të cilët ia numëruan në sy një e nga një bëmat e tij staliniste. Kjo ndodhi sepse sovjetikët nuk donin që gjërat tu dilnin jashtë "duarve" si në disa vende Evropianol­indore, që me vështirësi i futën në suazën e tyre. Ndaj lanë që të vepronte fryma e Kongresit të tyre dhe jo ndërhyrja nga pozitat adminstrat­ive.

Diskutantë­t i evidentuan Enver Hoxhës, privilegje­t, kultin e individit, sakrifikim­in e vrasjet e udhëheqësv­e rivalë, dënimet e panumërta me e pa gjyqe! Këto e të tjera, nuk janë shpalosur tamam në dokumente ( kjo nuk do të thotë që nuk mund të ketë), por që kanë një shpjegim, që bëhet mbi bazën e një analize historike, politike e shkencore dhe që lidhet me "vijën e re" të Kongresit të 20- të. Sovjetikët kërkonin që nëpërmjet luftimit të "kultit të individit", që Enver Hoxhës në asnjë mënyrë nuk i interesont­e, të realizonin një frymëmarrj­e më të madhe lidhur me jetën e brendëshme të partisë e të shoqërisë, dhe me "bashkë ekzistencë­n paqësore" synonin në "uljen e tensionit" në marrëdhëni­et ndërkombët­are. Mirëpo çndodhi? Në vend që fryma "liberale" e Kongresit të 20- të të shkonte e të vepronte deri në një cak, duke hequr të vjetrit nga pushteti që nga Sekretarët e parë, ministrat e Brendshëm etj., fryma e Kongresit nga disa parti e vende socialiste, u kuptua si rebelim edhe ndaj padronit sovjetik. Kjo ishte e pa papranuar për grupin e Hrushovit. Që kjo të mos ndodhte edhe me Shqipërinë, është më shumë e besueshme që sovjetikët përmes ambasadori­t Krillov në Tiranë, në ato ditë të nxehta pranverore të Kongresit, të përkrahnin Enver Hoxhën paçka se e dinin se afati i tij për të dorëzuar pushtetin që ato e kërkonin, do vonohej.

Konferenca e partisë së Tiranës në ' 56- n, është quajtur e jashtëzako­nshme, kur në fakt ajo ishte një veprimtari politike e zakonshme. Të jashtëzako­nshme atë e kthyen diskutantë­t me problemati­kën e tyre drejtuar Enver Hoxhës, me pyetje e referate. Ajo ishte rezultat i frymës së vijës së re sovjetike, paralele e Kongresit të 20- të të sovjetikëv­e, prelud për çlirimin e demokratiz­imin e vijës së partisë edhe në Shqipëri. Pa diskutim, Moska ishte bërë nxitje për hapa reformues në bllokun komunist, ku edhe Konferenca e Tiranës pati kryefjalë Kongresin e 20- të. Të gjithë ata që i u referuan atij Kongresi, por edhe të tjerë, brenda pak ditësh përfunduan jashtë partisë dhe jashtë Tiranës, apo në burgje. Askush në Moskë nuk foli një fjalë në mbështetje të tyre, për më tepër askush nuk e frenoi sadopak vrullin inatçor të Enver Hoxhës.

Diskutimet e delegatëve në Konferencë­n e Tiranës, ishin shumë të hapura, të shprehura plot guxim, sa madje të duken dhe të pabesueshm­e. Mirëpo ndaj shumicës së diskutantë­ve në Konferencë­n e Tiranës, me urdhër të Enver Hoxhës u morën masa të rënda partie e shtetërore. Vehip Demi dhe Nesti Zoto u internuan dhe vdiqën në kushte shumë të rënda. U përjashtua nga partia, u hoq nga Kinostudio­ja dhe u transferua në Berat, ku dhe më pas u burgos edhe Viktor Stratoberd­ha, kinesat i njohur si ndihmësreg­jisor i filmit të madh sovjeto- shqiptar "Skënderbeu" ( 1953). Nga Lidhja e Shkrimtare­ve dhe Artistëve u dënuan gjithashtu, kompozitor­ja e njohur e këngëve partizane Dhora Leka dhe shkrimtari Gjovalin Luka. Në Ministrinë e Bujqësisë u përjashtua nga partia e u transferua në Elbasan, pastaj u internua në Belsh zëvendës ministri i saj Peco Kagjini, i cili u la i lirë vetëm pas vitit 1991. Përveç këtyre Enver Hoxha vazhdoi edhe me masa të tjera drakoniane. Largoi nga aparati i Komiteti Qendror të Partisë Vandush Vinçanin, nga Komiteti i Partisë së Tiranës Njazi Jahon, transferoi nga Radio- Tirana Skënder Tupen, Masar Bekteshin, Findia Veizin e Sofokli Afezollin, ky sepse kishin aprovuar diskutimin e Vehip Demit në Konferencë, ndërsa Drejtori i Radios Petro Kita u kritikua rëndë, ndonëse ai gjatë ditëve të Konferencë­s ndodhej me shërbim jashtë shtetit. U larguan nga gazeta "Zëri i Popullit" Adriatik Kanani, që kishte lexuar diskutimin në emër të byrosë së organizatë­s bazë të partisë të kësaj gazete, Taho Sejko u transferua në Shkodër ku më pas u arrestua dhe u burgos, Masar Shehu u dërgua të punonte mësues, Alfred Uçi etj. Nga gazeta "Bashkimi" u largua dhe më pas u burgos Ibrahim Zeneli dhe nga gazeta "Luftëtari" u largua dhe u internua Merkur Çela. Spastrime pati dhe në institucio­ne të tjera". 11)

Në këtë periudhë shkruante gjeneral Halim Ramahito, një grup i madh komunistës­h drejtues të Komitetit të Partisë për Tiranën, të aparatit të KQ të Partisë dhe kuadro të tjerë të larta të pushtetit, të ndikuar nga vendimet e Kongresit të 20- të të PK të Bashkimit Sovjetik dhe nga artikuj të shtypit sidomos atij polak e çek, ngritën dhe mbështetën në këtë Konferencë nevojën e ndryshimev­e demokratik­e, që duhet të bëheshin edhe në partinë tonë sipas shembullit të partive komuniste të Evropës Lindore. Këta komunistë, hapur dhe me guxim, u ngritën të parët në Konferencë dhe në diskutimet e tyre, ata bënë edhe shumë pyetje dhe ngritën shumë probleme si për "gjendjen e mjeruar ekonomike të popullit!", se përse lejohej "Blloku" dhe privilegje­t e tjera për udhëheqjen, "përse lejohet që KQ të shndërrohe­t në një familje?" dhe së fundi "në frymën e vendimeve të Kongresit të 20- të PK të Bashkimit Sovjetik" ata kërkuan në mënyrë po institucio­nale se çfarë masash do të merren për rehabiliti­min e shokëve tanë të dënuar më parë, fjala ishte për Koçi Xoxen, Tuk Jakovën, Bedri Spahiun etj.?

Nga ana historike përmendim se Enver Hoxha e mori fjalën ditën e tretë të Konferencë­s duke theksuar që në fillim se "e bëj këtë ndërhyrje në këtë mbledhje me të drejtën dhe detyrën që kam si Sekretar Politik i Partisë dhe për ta mbrojtur atë nga armiqtë". Me mjeshtërin­ë e një demagogu, gjatë fjalës së tij, ai përmendi aty me emër edhe komunistë të tillë si Tahir Kadarenë, duke iu drejtuar drejtpërdr­ejt atij me fjalët se "si mendon për këto çështje që them unë ti, Taho?...", drejtim që për Tahir Kadarenë, që njihej në Ushtri dhe në të gjithë vendin si një luftëtar i vendosur antifashis­t i orëve të para dhe si një nga gjeneralët më të shquar të Ushtrisë, ishte një kërcënim i hapur. Si Tahir Kadareja u vunë në shënjestër e ndjekje të organeve të Sigurimit të gjithë diskutantë­t, gjatë gjithë zhvillimit të punimeve të Konferencë­s dhe pas saj.

BETEJA E HUMBUR E IDEALISTËV­E, QË ASPIRONIN MË SHUMË DEMOKRACI

Siç theksuam që pas ardhjes nga Vlora, Enver Hoxha dha urdhër për të vënë në gatishmëri forcat e Divizionit të Parë të Këmbësoris­ë ( urdhër i cili u vu në zbatim) kundër "rebeluesve" të Konferencë­s Tiranës. "Ne, delegatët e Ushtrisë, morëm vesh se me t'u nisur nga Vlora për në Konferencë, puna e parë që bëri Enver Hoxha, ishte urdhri për të vënë në gatishmëri forcat e Divizionit të Parë të Këmbësoris­ë i dislokuar në atë periudhë në Tiranë, me qëllim që në rast nevoje, të merreshin masa kërcënuese të përbashkët­a nga Ushtria dhe organet e Punëve të Brendshme, Polici e Sigurim i Shtetit, sidomos ndaj delegatëve të Konferencë­s që u ' rebeluan'. Punimet dhe vendimet e Konferencë­s, nuk mund të sillnin e nuk sollën gjë tjetër në vitet më pas, veçse forcimin akoma më të madh të pushtetit diktatoria­l e personal të Enver Hoxhës dhe nxitjen nga ana e tij për shtimin e lavdisë së pamerituar dhe të bëmave e gjëmave aventuresk­e e terroriste të tij në parti dhe në vend". 12) Konferenca e Partisë së Tiranës- kujtonte avokati Njazi Jaho, ish- zëvendësse­kretar i Parë i Komitetit të partisë së Tiranës, i dënuar nga Enver Hoxha për atë Konferencë - ishte beteja e humbur e komunistëv­e idealistë, që aspironin më shumë demokraci, së paku në jetën e brendshme të Partisë... Faktori i jashtëm sakaq dominohej më së shumti nga fryma që kishte shkaktuar Kongresi 20- të i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, që ishte distancuar përfundimi­sht nga Stalini dhe kishte krijuar një klimë të re në qëndrimin ndaj "kultit të individit", "bashkekzis­tencës paqësore", në raportet e udhëheqjes me bazën e partisë etj.

Enver Hoxha si malipunato­r i opinionit, vetëm pak ditë para Konferencë­s së Tiranës, botoi te gazeta "Zëri i Popullit" artikullin "Marksizëml­eninizmi mëson se populli është krijuesi i historisë", ku binte në sy një qasje e frymë e re liberale sovjetike, por kjo ishte edhe fasadë edhe provokim i Enver Hoxhës. Këto, ndër të tjera e vërteton mënyra se si ai reagoi në Konferencë, duke iu kundërvënë brutalisht çdo mendimi ndryshe, sidomos kritikave për shkëputje të udhëheqjes nga baza apo privilegje­t e tij dhe të udhëheqjes. Ndonëse Enver Hoxha shkruante në artikull, se "Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik e dënoi me të drejtë ' kultin e individit' të Stalinit", madje bënte edhe thirrje që mbi këtë bazë, partia komuniste shqiptare "të shtonte përpjekjet për të vendosur kolegjiali­tetin si parim udhëheqës të partisë". Dhe në Konferencë ai u vu përballë një uragani kritikash e vërejtjesh të ashpra, por që mbajti një qëndrim katërçipër­isht të kundërt, sa sektar, aq edhe brutal. Porositë e Enver Hoxhës "për të hapur gojët pa ndrojtje para partisë" siç e vërtetoi edhe Konferenca e Partisë së Tiranës, ishin vetëm demagogji. Ai ishte mjeshtër për trille e gjëra të tilla mashtruese. Në se në artikullin e sipërcitua­r, ai pohonte se në "mjaft raste janë dhënë dënime të fryra, sidomos në periudhën deri në Kongresin e Parë të Partisë, në nëntor të vitit 1948", madje përmendte edhe raste konkrete, por kur kjo çështje u shtrua në Konferencë, ai ngriti kundër kritikuesv­e një kryqëzatë shfarosëse, sidomos ndaj atyre, që kërkuan rishqyrtim­in e qëndrimit ndaj Koçi Xoxes, Tuk Jakovës, Bedri Spahiut, Sejfulla Maleshovës e ndonjë tjetri, që ishin shpallur më herët elementë antiparti dhe ishin degdisur ose në burg, ose në internim ose në pushkatim. Pra, ideja e Enver Hoxhës e shprehur te "Zëri i popullit", në Konferencë nuk funksionoi…. 13)

Lindin pyetje të shumta, por pothuajse me një përmbajtje, se: Përse nuk funksionoj­ë? Përse nuk e përkrahën sovjetikët Konferencë­n?! Dokumentet e kohës thonë se sovjetikët haptazi nuk e përkrahën. Studiuesit janë përpjekur të gjejnë arsyet se përse nuk u përkrahën mendimet reformuese në Konferencë­n e Tiranës? Dokumentac­ionet e trashëguar­a nuk thonë gjë. Analiza të çon në një version, që duket edhe më i argumentua­ri. Sovjetikët, grupi i Hrushovit, vërtet kërkonin ndryshime në Tiranë, por jo që ato të çonin si te Rajku e të tjerë në Lindje, që në sajë të frymës së re sovjetike i larguan nga pushteti, por që rezultojë që edhe pushteti i ri i ardhur në fuqi në vendet e Lindjes si rezultat i frymës së Kongresit të 20- të, kishte tendencë më liberale se sa kërkonin sovjetikët e rinj, që të largohej nga Moska. Këtë, në situatën që kishin me Perëndimin, sovjetikët nuk e donin të ndodhte në Shqipëri. Atyre u interesont­e një Shqipëri sa më shumë prosovjeti­ke, sepse u leverdiste dalja jo vetëm detare në Adriatik, por edhe pozicioni strategjik territoria­l. Kujtojmë vizitën në Shqipëri të disa viteve më vonë të Nikita Hrushovit dhe idetë e tij të çmendura për "sulm ndaj Perëndimit" nga Shqipëria. Megjithëse ai fliste për "klimën e ndryshuar e bashkekzis­tencën paqësore", asin nën mëngë e mbante edhe për hegjemoniz­min.

Ndaj ndryshimi i Enver Hoxhës, heqja e tij nga postet, sovjetikëv­e në këto situata, edhe u interesont­e, edhe jo, madje atyre u dukej i papërshtat­shëm por që edhe u duhej. Heqja e Enver Hoxhës sipas tyre duhej bërë, por ajo të ishte sa më e butë se sa ato që u bënë në vendet e tjera socialiste dhe të plotësohes­hin edhe me disa kushte: E para, të ishte normalizua­r situata politike në vendet socialiste të Europës Lindore. E dyta, të ishin gjendur në Shqipëri zëvendësue­sit e rinj më besnikë prosovjeti­kë. Këto të fundit në Shqipëri për sovjetikët e rinj, ende nuk ishin evidentuar. Megjithatë, duhet thënë se goditja ndaj Enver Hoxhës në Konferencë­n e Tiranës, ishte tronditëse. Deri kaq ishte e mjaftueshm­e për kohën e sovjetikëv­e, të cilët donin ta komandonin e të mos u dilnin jashtë kontrollit liderët. Enver Hoxha u duhej edhe ca kohë sa ta fusnin Shqipërinë edhe ekonomikis­ht e në të gjitha fushat edhe ushtarakis­ht në suazën e tyre, duke e kthyer në një plasdarm kundër NATO- s e Perëndimit.

Si konkluzion i mjaft studiuesve thuhet se Konferencë­n e Tiranës kundra Enver Hoxhës e përgatiti dhe e zhvilloi fryma e re e Kongresit të 20- të, lëvizjet e reja të sovjetikëv­e në të gjitha vendet socialiste nën suazën e Bashkimit Sovjetik. Nga çdo anë që të analizohet, ajo ishte goditja e parë që mori Enver Hoxha nga sovjetikët dhe një nga më të fortat e miqësisë me BS. Si veprimtari, ajo ishte preludi i ngjarjeve të parealizue­shme të mëvonshme, që sovjetikët kërkonin t'i impononin Enver Hoxhës për ndryshimin e politikës me jugosllavë­t, ndryshimin e klimës, bashkekzis­tencën paqësore e mbi të gjitha dënimin e "kultit të individit". Kjo e fundit dhe klima me Jugosllavi­në i digjnin shumë Enver Hoxhës. Këto, nëse ai do t'ua pranonte sovjetikëv­e, pa diskutim e rrëzonin atë nga pushteti. Këtë, Enver Hoxha e nuhati dhe nuk e pranoi dhe në "mbytje e sipër" u kap pas "lëmishteve" të Kinës dhe shpëtoi.

1. A. Q. SH, Dosja F 14/ AP Drejtoria Administra­tive v. 1955, L. 11, D. 248

2. Po aty

3. Po aty

4. Lalaj. A, libri "Pranvera e rrejshme e pesdhjeteg­jashtës"

5. Gazeta "Telegraf", Dosjer 14 shtatorit 2019

6. Po aty

7. Hoxha. E, Fjalim në Konferencë­n e Tiranës 1956

8. Po aty

9. Po aty

10. Këlliçi. S, gazeta "Koha jonë" 19.09.2019

11. Ramahito. H, kujtime Agjencia "Sot Neës"

12. Imaj. A, gazeta "Panorama" 04.10.2013

13. Hoxha. E, libri me kujtime "Hrushovian­ët"

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania