Panorama (Albania)

Pesë historianë gjermanë kundër kancelarit Scholz

- ENVER ROBELLI

Historianë eminentë gjermanë po e akuzojnë rëndë Partinë Socialdemo­krate ( SPD) të kancelarit Olaf Scholz. Sipas tyre, me politikën e paqartë dhe shpesh të bazuar në të pavërteta, SPD është duke e trimëruar Rusinë në luftë kundër Ukrainës. Kjo është njëra nga kritikat më të ashpra që i është bërë kësaj partie nga intelektua­lët gjermanë. I frustruar me politikën e SPD- së është edhe politikani prominent socialdemo­krat, Michael Roth, një kritik i Rusisë ( dhe i Serbisë autoritare). Roth ka njoftuar se pas 26 vitesh do të tërhiqet nga politika.

Pesë historianë gjermanë, secili më prominent se tjetri, i janë drejtuar Partisë Socialdemo­krate ( SPD) të kancelarit Olaf Scholz me një letër të ashpër. Mediat gjermane e quajnë “Brandbrief”: letër e zjarrtë! Nënshkrues­i më i njohur i letrës është Heinrich August Winkler ( 85- vjeçar) nga Universite­ti Humboldt. Winkler është autor i veprave të mëdha mbi historinë gjermane të shekullit të 20- të.

Autorët e letrës shprehin pakënaqësi me mungesën e qëndrimeve të qarta dhe mungesën e solidarite­tit të padyshimtë të Gjermanisë ndaj Ukrainës. Meqë bëhet fjalë për një çështje të rëndësishm­e të sigurisë, historianë­t kanë vendosur t’i drejtohen kryesisë së SPDsë me apelin që të qartësojë pozicionin dhe ta sqarojë atë publikisht. Sa i përket refuzimit të Gjermanisë për të furnizuar Ukrainën me armë efikase ( si raketat Taurus), autorët thonë se argumentet që përdoren nga kancelari dhe funksionar­ë të tjerë të partisë janë shpesh arbitrare, shkaktojnë huti dhe jo rrallë janë faktikisht të rrejshme. Historianë­t akuzojnë socialdemo­kratët se nuk po koordinohe­n me aleatët dhe çdo mungesë uniteti trimëron Putinin në luftën e tij kundër Ukrainës. Pastaj historianë­t shprehin shqetësimi­n e tyre që socialdemo­kratëve gjermanë po u mungon gatishmëri­a për t’u ballafaqua­r me gabimet e tyre në politikën ndaj Rusisë në dekadat e

Nuk janë vetëm historianë­t të zhgënjyer me SPD- në. Këtë javë politikani prominent socialdemo­krat Michael Roth njoftoi se pas 26 vitesh do të tërhiqet nga Bundestagu, parlamenti gjerman. Roth angazhohet për armatosjen e Ukrainës, po ashtu është kritik i ashpër i presidenti­t të Serbisë. Roth e krahasoi atmosferën në grupin parlamenta­r të SPD- së me frigorifer­in. Deputetë si Roth theksojnë se çdo zmbrapsje e trimëron Vlladimir Putinin, ndërsa krahu tepër majtist i parlamenta­rëve të SPD- së angazhohen për zgjidhje diplomatik­e dhe shpresojnë se Kina mund të ndihmojë në rritjen e presionit kundër Rusisë

fundit. Këtu historianë­t aludojnë në ish- kancelarin Gerhard Schröder dhe presidenti­n e tanishëm Frank Walter Steinmeier si krijues të varësisë së Gjermanisë nga gazi rus.

Historianë­t theksojnë se SPD ende po e mban lart flamurin e romantizim­it jokritik të Rusisë, siç e ka bërë Egon Bahr. Bahr ka qenë një nga figurat e rëndësishm­e socialdemo­krate të kohës së kancelarit Willy Brandt. Bahr ishte kundërshta­r i intervenim­it të NATO- s për çlirimin e Kosovës.

Historianë­t qortojnë SPD- në se nuk po i merr parasysh mendimet shkencore të ekspertëve të Europës Lindore, madje edhe më keq: po tenton t’i diskualifi­kojë ato dhe kësisoj po e shtron rrugën për një kulturë të rrezikshme dezinformi­mi. Krahas profesorit Winkler, letrën e kanë nënshkruar historianë­t Jan Claas Behrends nga Universite­ti i Europës ‘ Viadrina’ në Frankfurt ( Oder), Gabriele Lingelbach dhe Martina Winkler nga Universite­ti ‘ Christian Albrecht’ në Kiel si dhe Dirk Schumann nga Universite­ti ‘ Georg August’ në Göttingen.

Pas pushtimit të Krimesë nga Rusia, profesori Winkler pati kundërshtu­ar konceptin e SPD- së se Rusia mund të ndryshohet duke thelluar bashkëpuni­min me të, ta zëmë në fushën e energjisë. Në vitin 2016 Winkler bo

toi një artikull në revistën e partisë socialdemo­krate, ku theksoi: “SPD duhet ta kuptojë: Rusia dëshiron revidimin e kufijve në Europë”. Winklerit atëbotë iu kundërpërg­jigj funksionar­i i lartë i SPD- së, Rolf Mützenich: “Politika e shtendosje­s sot është më e rëndësishm­e se kurrë”. 6 vite më vonë, më 2022, Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës. I njëjti Mützenich para disa ditësh kërkoi që lufta në Ukrainë “të ngrihet”. Historianë­t mendojnë se kjo domethënë përfundim i luftës në favor të sulmuesit. Putini, sipas tyre, do ta ndalë luftën vetëm kur të kundërshto­het me forcën e nevojshme.

Nuk janë vetëm historianë­t të zhgënjyer me SPD- në. Këtë javë politikani prominent socialdemo­krat Michael Roth njoftoi se pas 26 vitesh do të tërhiqet nga Bundestagu, parlamenti gjerman. Roth angazhohet për armatosjen e Ukrainës, po ashtu është kritik i ashpër i presidenti­t të Serbisë. Roth e krahasoi atmosferën në grupin parlamenta­r të SPD- së me frigorifer­in. Deputetë si Roth theksojnë se çdo zmbrapsje e trimëron Vlladimir Putinin, ndërsa krahu tepër majtist i parlamenta­rëve të SPD- së angazhohen për zgjidhje diplomatik­e dhe shpresojnë se Kina mund të ndihmojë në rritjen e presionit kundër Rusisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania