Panorama (Albania)

Flet vëllai i Ilnisës: Si e ka përjetuar familja lidhjen e saj me Meritonin

-

Vëllai i Ilnisa Agollit, Kevin Agolli, ka folur për eksperienc­ën e së motrës në "Big Brother", duke ndaluar edhe te raporti me Ilnisën.

Mbrëmjen e së martës, "Prime" na dhuroi shumë emocione. Si e komenton Kevin reagimin e Meritonit teksa i premtoi Ilnisës se nëse ajo do largohej përfundimi­sht nga shtëpia edhe ai do vinte pas saj?

"Prime" më pëlqeu shumë, sepse hodhi dritë mbi disa emocione pozitive. Ilnisa është shumë emocionale dhe Meritoni është katalizato­ri i emocioneve të saj. Këto ditë është mbytur prej pjesës që nuk ka qenë afër me Meritonin. Deklarata e tij ishte e bukur që preku shumë njerëz dhe tregoi ndjenjën e tyre, sepse vazhdohet paragjykoh­et dhe thuhet se Ilnisa është më e përfshirë, ndërkohë që duket Meritoni më i përfshirë. Ndjenja e tyre po rritet në mënyrë shumë organike.

Sa është Ilnisa lojtare dhe sa është Ilnisa e vërtetë?

Duke e njohur më mirë seç Ilnisa njeh veten mendoj se ajo është vetvetja në masë të konsiderue­shme. Nëse e marrim që nga dita e parë, Ilnisa hyri për të bërë lojë, por me kalimin e kohës kreu një katarsis dhe u shfaq Ilnisa vetvetja. Ilnisa lë mënjanë lojën kur është puna për t'i qëndruar të tjerëve afër. Është shumë e ndjeshme si natyrë.

Si e përcepton lidhjen e Ilnisës me Meritonin?

Unë dhe Ilnisa i respektojm­ë zgjedhjet që bëjmë për veten tonë. Mendoj që nisi si një pëlqim, pastaj dita ditës duke qenë në kushtet e një izolimi, vazhdimish­t në praninë e njëri- tjetrit do të dilte në sipërfaqe nëse nuk do të zhvillohej diçka. Të rrish 24 orë me dikë diku do të dilte nëse diçka nuk po ecte siç duhet. Ka patur një rritje oranike lidhja e tyre dhe kjo u pa edhe dje me reagimin e Meritonit. Në momentin pastaj kur mbaroi edhe dënimi që u puthën ishte shumë emocionues­e, shyqyr që ka edhe momente të tilla.

Debatet mes Ilnisës dhe Eglës si i komenton Kevin?

Është e pamohueshm­e që ka patur tonalitete të larta dhe agresivite­t nga të gjithë banorët, këtu përfshihet edhe Ilnisa. Ka patur momente që Ilnisa e ka kaluar cakun e fjalës, por ka ditur edhe të reflektojë dhe të kërkojë falje. Njeriu kur kërkon falje ajo gjë mbetet e shkuar. Egla është njeriu që ka ofenduar dhe degraduar situatat me të gjithë banorët. Egla ka bërë një koment jas

Duke e njohur më mirë seç Ilnisa njeh veten mendoj se ajo është vetvetja në masë të konsiderue­shme. Nëse e marrim që nga dita e parë, Ilnisa hyri për të bërë lojë, por me kalimin e kohës kreu një katarsis dhe u shfaq Ilnisa vetvetja. Ilnisa lë mënjanë lojën kur është puna për t'i qëndruar të tjerëve afër. Është shumë e ndjeshme si natyrë. htëzakonis­ht të shpifur për mbesën time Anaisin ku i ka thënë Ilnisës se nëse ajo nuk i tregonte për pozicionet e seksit do ia tregonte Egla. Është seksualizu­ar një fëmijë 10- vjeç.

Ndërkaq, Ilnisa duket sikur është izoluar nga pjesa tjetër e banorëve, si e komenton Kevin këtë?

Në të tillla formate kur ke të gjithë shtëpinë kundër tregon rrezikun që shtëpia ndjen karshi teje. Për pjesën e djeshme pasi i duhej të dilte nga shtëpia takoi vetëm Julin dhe Romeon. Pavarësish­t disa përplasjev­e me ta ajo ka thënë se i vlerëson. Ilnisa është treguar e sinqertë dhe pa kurrfarë hipokrizie, sepse të gjithë atë aty po bëjnë çmos për ta nxjerrë përjashta. E ka të gjithë shtëpinë kundër, sepse aty brenda Ilnisa është faktor, është rrezik për ta aq më tepër kur amplifikoh­et me marrëdhëni­en romantike që ka me Meritonin.

Si e ka pritur familja romancën e Ilnisës?

Ilnisa ka natyrë rebele, lirinë e ka fituar dhe prandaj ndodh edhe pjesa që shpesh paragjykoh­et dhe goditet. Goditet nga ata njerëz që nuk e njohin lirinë dhe kur shohin një person të tillë ndjehen të ndrydhur dhe tentojnë të të godasin, është njësoj si me qelizat e trupit kur futet nje virus.

Ndërkaq, një dron erdhi në shtëpinë e "BBV" me emrin e Meritonit dhe Françeskës, a u bë xheloze Ilnisa?

Për dronin dje e mora vesh, nuk e kisha parë. Pjesa e xhelozisë ndodh, Ilnisa ishte e ndikuar edhe nga dënimi që ishte larg Meritonit, nuk kishin qasjen e tyre normale për të komunikuar siç e ka çdo çift.

Finalistët e tjerë sipas Kevin përveç Ilnisës?

Përveç Ilnisës, mendoj që ka një muaj që kam parë një rritje shumë pozitive te Meritoni, është një përceptim publik. Është një kandidat potencial dhe dy personat e tjerë që mendoj në finale janë Juli dhe Romeo pavarësish­t se loja e asnjërit nuk më pëlqen. Menyra se si i përqaset Romeo debateve nuk më pëlqen, Juli nga ana tjetër ka një muaj që nuk po bën gjë, është futur te haremi që ka krijuar, po jep disa direktiva dhe njerëzit që ka rreth vetes nuk dinë t'i kryejnë mirë

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania