Panorama (Albania)

Lautaro rigjen golin me Argjentinë­n, vjen i freskët për Interin

Futet në "top 10" të golashënue­sve, buzëqeshin zikaltrit

-

Lautaro Martinez rikthehet te goli. Argjentina fiton sërish dhe konfirmon vendin e parë në klasifikim­in botëror, të paktën edhe për 3 muaj.

Kapiteni i Interit ka prishur mallkimin që zgjaste prej 1 viti e gjysmë duke u shndërruar sërish në protagonis­t. Kampionët e botës triumfuan 3- 1 me përmbysje ndaj Kosta Rikës duke e mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme mini turneun e zhvilluar në Amerikë. Lajmi më pozitiv i kësaj sfide për trajnerin Skaloni, por mbi të gjitha për tifozët e Interit ishte goli i realizuar nga "El Toro", që me fanellën "albiçelest­e" nuk realizonte me aksion që nga 22 shtatori i vitit 2022 kundër Hondurasit. "Jam shumë i lumtur për golin. Është një çlirim dhe vlerësim për punën dhe qetësinë me të cilin e kërkova këto gol", ka deklaruar në fundin e sfidës kapiteni i Interit.

"DEMI" I TËRBUAR

Argjentina i risjell Interit një Lautaro të rigjenerua­r, të karikuar dhe të freskët, sepse ndeshjen e luajtur ndaj Kosta Rikës nuk e nisi si titullar, por u aktivizua 20 minuta nga fundi. Pas 90 minutave të luajtura me El Salvadorin, bomberi nga Bahia Blanka ja la vendin nga minuta e parë Julian Alvarezit. Por aq pak minuta i mjaftuan që të shënonte golin e 22- të që vlen prezencën e tij në "top 10" e golashënue­sve të Argjentinë­s. Prekja perfekte e topit erdhi pikërisht pas 7 minutash lojë nga aktivizimi në fushë pas asistit të De Polit. Lautaros i mungonte goli edhe me fanellën e Interit pasi në ndeshjet vendimtare të sezonit nuk arriti dot që të gjente rrugën e rrjetës, pavarësish­t se në kampionat po bën një sezon të jashtëzako­nshëm. Kjo do të thotë se rikthehet në Milano me një tjetër synim për të udhëhequr zikaltrit drejt titullit kampion.

KLASIFIKIM­I

Me golin e realizuar ai ka arritur të kapë dy kampionë bote si Leopoldo Lukue dhe Daniel Pasarela. Tani në objektivin e Lautaros janë Luis Artime që ka shënuar 24 gola dhe Angel Di Maria me 27 të tillë. Ish- lojtari i Juventusit realizoi një supergol pikërisht në ndeshjen ndaj Kosta Rikës. Dei Maria u largua nga fusha e lojës në minutën e 82- të për t'i bërë vend Valentin Karbonit, i cili bëri debutimin me fanellën e kombëtares. Sulmuesi është lojtar i Interit në huazim te

Monza. Edhe ai bëri minuta shumë pozitive duke e shndërruar Argjentinë­n në "zikaltër". Gjithmonë ka pasur një lidhje të fortë mes kombëtares argjentina­se dhe klubit nga Milano. Provë të mirë zhvilluan edhe lojtarët e tjerë "italianë" si Paredes apo Niko Gonzalez.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania