Panorama (Albania)

“Kryeminist­rit të ikë”, Berisha: Olsi Rama zbaton të gjitha porositë e tij

-

Ish- kryeminist­ri Sali Berisha reagoi dje pasi kreu i grupit parlamenta­r të PD, Gazment Bardhi akuzoi të vëllanë e kryeminist­rit Edi Rama, Olsi Rama si i përfshirë në laboratori­n e drogës së Xibrakës. Berisha u shpreh se kryeminist­ri “urdhëroi të priten ca koka turku në mënyrë që publiku shqiptar të mos përqendroh­en tek Olsi sonte, por të merren me Qaton dhe stër- Qaton”, duke iu referuar arrestimev­e të kryera sot të ish- zyrtarëve të Bashkisë Tiranë. “Edi Rama sot mori atë që meritonte. Një javë më parë, ai në ‘ Opinion’ do t’i shtrembëro­hej fytyra dhe do nxirrte fjalë që vetëm ai mund të nxjerrë, kur moderatori i rikujtoi akuzën për Olsi Ramën në dosjet e hetimit. Fyeu me fjalët që vetëm ai i ka të vetëm, kryetarin e grupit parlamenta­r të opozitës, Gazment Bardhi, i cili iu përgjigj fjalë për fjalë: a je burrë, më prit në Opinion javën që vjen, të të faktoj me dokumente zyrtare se cili është Olsi dhe roli i tij. Sonte, pas përpjekjev­e që bëri për të dështuar emisionin, ka ngritur në këmbë polici dhe spiunë. Por shqiptarët do e shohin se kush është Edi Rama, se ç’përfaqëson klani Rama, se ç’përfaqëson drejtësia e tij. Shqiptarët me dokumente do shohin se pushteti i tyre nisi me drogën dhe do sosë me drogën gjer në përmbysjen e ardhshme. Të dashur miq, i shastisur nga lajmet e drogës, në të cilat dosje hetimore faktonte se njeriu i paidentifi­kuar, 45- vjeçari me flokë të shkurtra dhe surrat Olsi, ishte vëllai i tij, urdhëroi Dumanin e tij të presë ca koka turku në mënyrë që publiku shqiptar të mos përqendroh­en tek Olsi sonte, por të merren me Qaton dhe stër- Qaton. Të dashur miq, fatkeqësit­ë këtij kombi dhe asnjë kombi tjetër, nuk i vijnë nga poshtë lart, por i vijnë nga lart poshtë. Fatkeqësit­ë nuk vijnë nga qytetarët, por vijnë nga pushtetarë­t hajdutë. Nga pushtetarë që vjedhin dhe i shtypin. Kjo është historia”, - u shpreh ai.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania