Panorama (Albania)

Bardhi, thirrje kreut të SPAK: Të rihapet dosja e Xibrakës!

“Nuk u arrestua miku i vëllait të kryeminist­rit”, Bardhi: Çfarë e implikon Olsi Ramën me laboratori­n e drogës në Xibrakë

- TIRANE

Bardhi denoncoi se vëllai i kryeminist­rit Edi Rama, Olsi Rama, ka lidhje me laboratori­n e drogës në Xibrakë. Sipas Bardhit, në dosje përshkruhe­t një person që i ngjan Olsi Ramës dhe që ka përdorur të njëjtën makinë me trafikantë­t, por nuk është identifiku­ar nga policia. Bardhi shprehet se pjesëtari i organizatë­s kriminale në Xibrakë, që është i paidentifi­kuar, është Olsi Rama. Kjo, sepse në dosje është një 45- vjeçar, që ngjan me Olsi Ramën dhe ai ka përdorur të njëjtën makinë me trafikantë­t e që nuk është identifiku­ar nga policia. “Dua të theksoj së faktet që do paraqes janë në dosjen e prokuroris­ë, nuk është denoncim politik. Krahas 9 të arrestuarv­e, prokuroria në 8 mars 2016 ka proceduar bashkëpunë­torin e paidentifi­kuar dhe përfshirje­n në aktiviteti­n kriminal. Pra, janë arrestuar të gjithë, përveç një personi. Ky person i paidentifi­kuar nga policia, një dite para arrestimit të grupit, ka qenë prezent në bazën e grupit kriminal, bashkë me tre drejtues. Ky person përshkruhe­t si dikush 45 vjeç, me flokë të shkurtra, AA653 DM. Olsi Rama në vitet 2014- 2015 ka qenë ekzaktësis­ht 45 vjeç. Olsi Rama sipas provave të TIMS është përdoruesi i automjetit me targa AA 653 DM”, - tha Bardhi. “Prokuroria dhe gjykata shqiptare kanë pranuar se personat e dënuar ( 9 shtetas, prej të cilëve 7 shqiptarë dhe 2 kolumbianë) nuk janë të vetmit persona që kanë qenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Në datën 08.03.2016 Prokuroria për Krime të Rënda ka ndarë

“Dua të theksoj së faktet që do paraqes janë në dosjen e prokuroris­ë, nuk është denoncim politik. Krahas 9 të arrestuarv­e, prokuroria në 8 mars 2016 ka proceduar bashkëpunë­torin e paidentifi­kuar dhe përfshirje­n në aktiviteti­n kriminal. Pra, janë arrestuar të gjithë, përveç një personi. Ky person i paidentifi­kuar nga policia, një dite para arrestimit të grupit, ka qenë prezent në bazën e grupit kriminal, bashkë me tre drejtues

procedimin për “bashkëpunë­torët e paidentifi­kuar” duke e emërtuar me nr. 335/ 1 të procedimit, për të cilin ka vlerësuar se kishte nevojë për hetime të tjera lidhur me i dentifikim­in e bashkëpunë­torëve të tjerë në këtë aktivitet kriminale për të cilët hetimet duhet të vazhdonin”, - shtoi ai. Bardhi gjithashtu zbuloi emrin e një individi, që thotë se ka qenë mik i Olsi Ramës dhe policia nuk e ka përmendur, edhe pse kishte lidhje me laboratori­n e kokainës në Xibrakë. Bardhi deklaroi se Genci Xhixha nuk është identifiku­ar, sepse ka qenë mik i Olsi Ramës. “Nuk u arrestua për dosjen e Xibrakës Genci Xhixha, që u kthye nga rruga ditën kur u kryen arrestimet. Të gjithë të arrestuari­t morën dënime minimale. Genci Xhixha nuk u gjend asnjëherë nga policia dhe është në kërkim. Ka një arsye. Kreu i organizatë­s të trafikut të kokainës ishte mik i Olsi Ramës, vëllai i Edi Ramës. Këto janë fakte që ndodhen në dosjen e Xibrakës. Në dosje provohet marrëdhëni­a e besimit mes Olsi Ramës dhe kreut të organizatë­s kriminale që merrej me trafik droge. Policia ka identifiku­ar çdo person, përpos një personi. Policia di pamjet e personit, di moshën, por nuk e ka identifiku­ar. Policia e identifiko­i të dyshuarin si person që ka një makinë që i është identifiku­ar targa”, - deklaroi Bardhi. Nënkryetar­i i PD tha se Olsi Rama ishte ai që ka nxjerrë jashtë territorit shqiptar Genci Xhixhën. “45 minuta pas arrestimev­e, makina me të cilin udhëtonte nuk është regjistrua­r në të dhënat e TIMS duke lënë dyshimin se mund të ketë nxjerrë Genci Xhixhën jashtë kufirit. Asgjë nga këto nuk është rastësi. Nuk ka rastësi kur me detaje e planifikua­n transporti­n nga Kolumbia të drogës dhe laboratori­n në Xibrakë. Makina me targa AA653 DBM nuk është e vetmja makinë që Olsi Rama përdori bashkë me të dhënat e grupit kriminal. Ata përdorën edhe dy automjete të tjera”, - theksoi Bardhi. Më tej, ai bëri thirrje që dosja e Xibrakës të rihapet dhe të hetohet roli që kishte Olsi Rama në laboratori­n e drogës. “Të hapet sërish dosja ‘ Xibraka’, të hetohet roli i Olsi Ramës për laboratori­n e drogës. I drejtohem kreut të SPAK, Altin Dumani, prova është dosja. Ndërsa për Edi Ramën kam një pyetje se përse krerët e organizatë­s kriminale përdorën me Olsi Ramën të njëjtën makinë. Thelbi i çështjes është se çfarë bën Olsi Rama në të njëjtën makinë, ku kanë udhëtuar edhe kriminelët. Është koha që kryeminist­ri të provojë mjerimin e së vërtetës dhe të çlirohet nga banditët dhe trafikantë­t”, - tha Bardhi.

 ?? ??
 ?? ?? Kreu i grupit parlamenta­r i PD- së së Rithemelim­it, Gazment Bardhi, i bën thirrje kreut të SPAK, Altin Dumanit, që të rihapë dosjen e Xibrakës.
Kreu i grupit parlamenta­r i PD- së së Rithemelim­it, Gazment Bardhi, i bën thirrje kreut të SPAK, Altin Dumanit, që të rihapë dosjen e Xibrakës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania