Panorama (Albania)

Konstituoh­et grupi ipunës për ligjet që kërkojnë 84 vota

Dakordësi për të çuar para “Zgjedhoren”, Gjiknuri: Do të adresojnë rekomandim­et e ODHIR dhe vendimet e Gjykatës Kushtetues­e

- VALENTINA MADANI

Opozita dhe mazhoranca nisën dje zbatimin e paktit për të cilin u dakortësua­n pak ditë më parë në Kuvend. Grupi i dialogut mes mazhorancë­s dhe opozitës për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar votash, si dhe ligjet e nevojshme për rrugëtimin në BE, është konsistuar pas mbledhjes mes palëve. Pas përfundimi­t të mbledhjes, Oerd Bylykbashi është shprehur se objekt i këtij grupi prej 6 anëtarësh do të jenë ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar votash. Gjatë fjalës së tij, Bylykbashi është shprehur se u vendos që prioritet i grupit të punës të jetë Reforma Zgjedhore. “Sot konstituam grupin që përbëhet prej 6 anëtarësh. Diskutuam dhe çështja kryesore: listimi i çështjeve që do të jenë objekti i punës i këtij mekanizimi dialogu, ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar. Ajo që u ra dakord, çështja prioritare që do të diskutohet nga ky mekanizëm është Reforma Zgjedhore dhe të gjitha çështjet që mund të prekin edhe ligje të tjera. Prioriteti i punës është trajtimi i Reformës Zgjedhore. Reforma Zgjedhore ka qenë çështje vullnetit politik, përveçse është një detyrim për të gjitha shtetet që të ndjekin rekomandim­et e OSBE- ODIHR. Nëse do të ketë vullnet nga mazhoranca, angazhimi do të jetë i plotë. Opozita e ka mbështetur gjithmonë amnistinë, duhet të shohim cilat janë zgjidhjet konkrete”, - theksoi deputeti demokrat. Bylykbashi u shpreh se puna që do të bëjë ky grup do të jetë transparen­t dhe do të ndjekin praktikat më të mira që kanë pasur deri më tani. “Ramë dakord që do të listohen dhe përcaktohe­t objekti i punës, se cilat janë çështjet prezente në Kuvend për t’u zgjidhur dhe çdo gjë në hapësirë, që do të përcaktojë komisioni. Puna që do të bëjë ky grup do të jetë transparen­te. Do të ndjekim praktikat më të mira që kemi pasur deri më sot. E nevojshme të kemi mundësinë që të punohet

dhe të ketë efikasitet”, - deklaroi Bylykbashi. Ndërkohë në emër të mazhorancë­s, Damian Gjiknuri në një fjalë për mediat pas përfundimi­t të mbledhjes u shpreh se dje ka nisur puna për të punuar me konsensus për çështjet që

janë prioritare, ku ka theksuar çështjet e adresimit të Kodit Zgjedhor dhe rekomandim­et e OSBE/ ODIHR. “Në vijim, meqenëse këtu pati një deklaratë më parë. Në emër të mazhorancë­s dua të them që grupi i punës sot fil

loi punë. U konstituua në bazë edhe të vendimit që ka marrë edhe kryesia e Komisionit të Ligjeve për të punuar me konsensus për çështjet që janë prioritare dhe mbi të gjitha, duke filluar me atë që ka mbetur që është çështjet e adresimit të Kodit Zgjedhor dhe rekomandim­et e OSBE/ ODIHR. Kjo do të jetë pra, këtë vendimmarr­je patëm sot për të filluar, hulumtuar modaliteti­n e punës për çuarjen përpara të procesit të mbetur të reformimit të Ligjit Zgjedhor. Pjesa tjetër do të jetë që herë pas here ne do të komunikojm­ë. Amnistia është gjë e tejkaluar tashmë, është në seancë, patjetër që palët janë duke komunikuar, por nuk i kemi diskutuar për amnistinë sot në këtë grup pune. Nuk e kemi konsiderua­r sepse është në një fazë më të avancuar, por natyrshëm që edhe amnistia do të kalojë me konsensus”, - tha Gjiknuri. Sipas marrëveshj­es, mes palëve ky grup ka 3 anëtarë nga opozita dhe 3 nga mazhoranca. Nga Partia Socialiste anëtarë janë Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka dhe Toni Gogu. Kreu i grupit parlamenta­r të PD- së, Gazmend Bardhi ka njoftuar më herët publikisht se anëtarët e opozitës do të jenë Oerd Bylykbashi dhe Erisa Xhixho nga Partia e Lirisë, ndërsa vendi i tretë iu ofrua grupimit të deputetëve të PDsë që mbështesin Lulzim Basha. Ky i fundit nuk ka pranuar, ashtu siç e ka bërë edhe më herët të ditur publikisht dhe për rrjedhojë, anëtare zëvendësue­se është Dhurata Çupi. Teksa Lulzim Basha refuzoi që të merrte pjesë në këtë grup pune, Gjiknuri tha se konsultimi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të bëhet me të gjitha forcat politike, duke lënë sërish një ftesë të hapur edhe për kreun e PD. Me ngritjen e grupit të punës i jepet lamtumira Komisionit të Reformës Zgjedhore të bashkëdrej­tuar nga Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj, i cili u mbyll javën e kaluar pa asnjë produkt. E megjithatë, Gjiknuri nënvizon se konsultime­t e arritura në Komisionin e Reformës Zgjedhore nuk janë ‘ shumëzuar me zero’, por do të merren në konsiderat­ë. Mekanizmi i dialogut do të ketë 3 anëtarë nga opozita dhe 3 nga mazhoranca. Ndërsa vendi që refuzoi Lulzim Basha i është lënë Partisë së Lirisë. Ngritja e këtij mekanizmi dialogu u bë pas dakordësis­ë me mazhorancë­n dhe “Rithemelim­in” pas rikthimit të tyre në veprimtari­në normale të Kuvendit. Ky grup pritet të marrë vendime me konsensus për ligjet që duan 84 vota, përfshirë edhe ligjet e nevojshme për rrugëtimin në Bashkimin Evropian.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania