Panorama (Albania)

PS, kërkesë për ngritjen e një komisioni për të luftuar dezinformi­min

-

Grupi parlamenta­r socialist i paraqiti dje një kërkesë kryetares së Kuvendit, për krijimin e një Komisioni të Posaçëm Parlamenta­r me fokus koordinimi­n dhe mbikëqyrje­n e të gjitha përpjekjev­e institucio­nale për të luftuar dezinformi­min dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratik­e në Shqipëri. Sipas Çuçit, ky Komision i Posaçëm parlamenta­r vjen pas marrëveshj­es ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA- ve, rekomandim­et e BE- së dhe deklaratës së Samitit Ukrainë- Evropë Juglindore mbajtur në Tiranë. Pas kësaj, kryeminist­ri Rama rishpërnda­u në rrjetin social “X” deklaratën e Çuçit, duke u shprehur se kjo është “shumë e rëndësishm­e për të ecur përpara me shpejtësi të plotë”. “Duke u bazuar në angazhimet e Shqipërisë që rrjedhin nga: Memorandum­i i Mirëkuptim­it i datës 15 shkurt 2024 ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA- ve për të adresuar manipulimi­n e informacio­nit nga aktorët e shteteve të huaja. Deklarata e Tiranës e 28 shkurtit 2024 e Samitit Ukrainë- Evropë Juglindore dhe rekomandim­et e BE- së për ‘ vazhdimin e përpjekjev­e për mbylljen e hapësirës për ndërhyrjet e huaja dhe manipulimi­n e informacio­nit’, grupi parlamenta­r i PS vendosi t’i paraqesë një kërkesë kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për krijimin e një Komisioni të Posaçëm Parlamenta­r me fokus koordinimi­n dhe mbikëqyrje­n e të gjitha përpjekjev­e institucio­nale për të luftuar dezinformi­min dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratik­e në Shqipëri. Komisioni i Posaçëm do të zbatojë një qasje holistike dhe afatgjatë për adresimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratik­e, që mund të përfshijnë fushatat e dezinformi­mit në mediat tradiciona­le dhe sociale për të ndikuar në opinionin publik, mbështetje­n financiare të drejtpërdr­ejtë dhe të tërthortë për përpjekjet për dezinformi­m, shantazhim­in ekonomik të aktorëve publikë dhe manipulimi­n e shoqërisë civile”, - tha Çuçi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania