Panorama (Albania)

Dosja “5D” çon pas hekurave 9 ish- zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë

Kush janë të arrestuari­t dhe si janë implikuar në korrupsion dhe shkelje të barazisë në tendera, SPAK rendit faktet dhe akuzat

- TIRANË

Dje u bë me dije se me kërkesë të SPAK, GJKKO ka firmosur 9 urdhër- arreste për ishzyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë, të cilët akuzohen për veprat penale “Shkelje të barazisë së pjesëmarrj­es në tenderë” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Nga 9 masat e sigurisë, tre janë “Arrest në burg” dhe gjashtë të tjera janë “Detyrim paraqitje”. Masa e arrestit në burg është firmosur për ish- drejtorin e Inspektora­tit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Tiranë, Mariglen Qato dhe për ish- drejtorin e Ujësjellës- Kanalizime­ve Tiranë, Redi Molla. Gjithashtu, masa e sigurisë “Arrest me burg” është lëshuar edhe për Taulant Tushën, i cili ndodhet tashmë në burg për aferën me incenerato­rët.

SHKELJET SIPAS SPAK

SPAK bën me dije se nga burimet e provave të mbledhura në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasit Redi Molla dhe Mariglen Qato janë ortakët e vërtetë dhe pronarët “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksi­on” sh. p. k. Molla dhe Qato e kanë zotëruar këtë shoqëri tregtare në mënyrë indirekte, duke përdorur persona të tjerë, shtetasit E. M., M. P. dhe N. M., si ortakë fiktiv në aktet e regjistrim­it dhe funksionim­it të shoqërisë, me të cilët ortakët e vërtetë të shoqërisë kanë pasur lidhje shoqërore dhe lidhje miqësore.

Së pari, nga hetimet e kryera është provuar fakti se në periudhën 2016- 2020, gjatë kohës që Redi Molla ka ushtruar funksionin e drejtorit të përgjithsh­ëm të shoqërisë “Ujësjellës- Kanalizime Tiranë” sh. a, shoqëria tregtare “Igor Elektrik” sh. p. k e njëjtë me “V. A. S Konstruksi­on” sh. p. k e njëjtë me “5D Konstruksi­on” sh. p. k, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në 7 ( shtatë) procedura prokurimi, të realizuara nga autoriteti kontraktor “Ujësjellës- Kanalizime Tiranë” sh. a.

Në këto procedura prokurimi, Molla ka pasur cilësinë e titullarit të autoriteti­t kontraktor ka urdhëruar kryerjen e prokurimit, ka urdhëruar përbërjen e Njësisë së Prokurimit, ka urdhëruar përbërjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave ( duke caktuar në katër raste si anëtar të këtij komisioni Mariglen Qato që është ortaku tjetër indirekt i shoqërisë), ka nënshkruar kontratat e sipërmarrj­es, si dhe ka kryer çdo veprim tjetër që lidhet me cilësinë e titullarit të autoriteti­t kontraktor, me shoqërinë tregtare në zotërim të tij.

Së dyti, është provuar fakti se në periudhën 2016- 2018, gjatë kohës që Qato ka ushtruar funksionin e drejtorit të Departamen­tit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës- Kanalizime Tiranë” sh. a, subjekti tregtar i mësipërm ka marrë pjesë dhe ka fituar në kundërshti­m me rregullat e prokurimit publik në 4 ( katër) procedura prokurimi. Në këto procedura prokurimi shtetasi Qato ka pasur cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe ka qenë pjesë e marrjes së vendimit për shpalljen e fituesit të procedurës së prokurimit, për shoqërinë tregtare në zotërim të tij.

Së treti, nga veprimet hetimore të kryera është provuar fakti se shoqëria tregtare “V. A. S Konstruksi­on” sh. p. k e njëjtë me “5D Konstruksi­on” sh. p. k, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në kundërshti­m me rregullat e prokurimit publik, në disa procedura prokurimi të organizuar­a nga autoriteti kontraktor Bashkia Tiranë.

Janë krijuar dyshime të arsyeshme se Taulant Tusha në cilësinë e Drejtorit të Përgjithsh­ëm të Drejtorisë së Planifikim­it të Punëve Publike dhe të anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, si dhe Enton Punavija, Julian Zanaj dhe Albano Janku, në cilësinë anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në disa procedua prokurimi, e kanë favorizuar dhe i kanë krijuar këtij subjekti tregtar avantazhe dhe privilegje të padrejta në raport me operatorët e tjerë ekonomikë që kanë marrë pjesë në procedurat e prokurimit, duke e shpallur fituese të procedurës së prokurimit në mënyrë të parregullt dhe në shkelje të rregullave të prokurimit publik. Ekzistojnë dyshime të bazuara se Taulant Tusha. ka pasur dijeni në lidhje me ortakët e vërtetë të shoqërisë “5D Konstruksi­on” sh. p. k dhe ka favorizuar këtë shoqëri tregtare duke ditur se cilët persona kanë qenë zotëruesit indirekt të aksioneve të shoqërisë.

Së katërti, janë mbledhur provat e nevojshme që provojnë faktin se Eglantina Zere në cilësinë e titullarit të autoriteti­t kontraktor “Tirana Parking”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V. A. S Konstruksi­on sh. p. k” e njëjtë me “5D Konstruksi­on” sh. p. k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt. Shtetasja E. Z. ka pasur komunikime direkte me Nestor Muhamellar­in administra­tor i shoqërisë “5D Konstruksi­on” sh. p. k dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrë­sve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksi­on” sh. p. k.

Së pesti, nga hetimet e kryera është provuar edhe fakti se Deborah Keçi në cilësinë e titullarit të autoriteti­t kontraktor Klubi Sportiv “Tirana”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V. A. S Konstruksi­on sh. p. k” e njëjtë me “5D Konstruksi­on” sh. p. k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt. Deborah Keçi ka pasur komunikime direkte me shtetasin Nestor Muhamellar­i, administra­tor i shoqërisë “5D Konstruksi­on” sh. p. k dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrë­sve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksi­on” sh. p. k, duke i dhënë titullari i autoriteti­t kontraktor Muhamellar­it, user- at e anëtarëve të KVO- së.

AKUZAT PËR SECILIN TË ARRESTUAR:

Me kërkesë të Prokuroris­ë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin nr. 28, datë 28.03.2024, ka vendosur:

- Caktimin ndaj personit nën hetim Redi Molla të masës së sigurimit “arrest në burg”, e parashikua­r nga neni 238 i K. Pr. Penale, i dyshuar për veprat penale: ( i) “Korrupsion­i pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në 7 ( shtatë) raste, nga këto 4 ( katër) raste të kryera në bashkëpuni­m, të parashikua­r nga neni 259 dhe 25 të Kodit Penal, sipas përmbajtje­s së kësaj dispozite para ndryshimev­e të kryera me ligjin nr. 43/ 2021, datë 23.03.2021; ( ii) “Refuzimi për deklarimin, mosdeklari­mi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer në 5 ( pesë) raste, të parashikua­r nga neni 257/ a/ 2 i Kodit Penal.

- Caktimin ndaj personit nën hetim Mariglen Qato, të masës së sigurimit “arrest në burg”, e parashikua­r nga neni 238 i K. Pr. Penale, i dyshuar për veprat penale: ( i) “Korrupsion­i pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në 4 ( katër) raste, të kryera në bashkëpuni­m, të parashikua­r nga neni 259 dhe 25 të Kodit Penal, sipas përmbajtje­s së kësaj dispozite para ndryshimev­e të kryera me ligjin nr. 43/ 2021, datë 23.03.2021; ( ii) “Refuzimi për deklarimin, mosdeklari­mi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikua­r nga neni 257/ a/ 2 i Kodit Penal.

- Caktimin ndaj personit nën hetim Taulant Tusha të

masës së sigurimit “arrest në burg”, e parashikua­r nga neni 238 i K. Pr. Penale, i dyshuar për veprat penale: ( i) “Shkelja e barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpuni­m, të parashikua­r nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal, sipas përmbajtje­s së kësaj dispozite para ndryshimev­e të kryera me ligjin nr. 43/ 2021, datë 23.03.2021; ( ii) “Shkelja e barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpuni­m, e kryer dy herë, të parashikua­r nga neni 258/ 2 dhe 25 i Kodit Penal.

- Caktimin ndaj personave nën hetim Enton Punavija të masës së sigurimit “detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, e parashikua­r nga neni 234 i K. Pr. Penale, i dyshuar për veprat penale: ( i) “Shkelja e barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpuni­m, të parashikua­r nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal, sipas përmbajtje­s së kësaj dispozite para ndryshimev­e të kryera me ligjin nr. 43/ 2021, datë 23.03.2021; ( ii) “Shkelja e barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpuni­m, e kryer dy herë, të parashikua­r nga neni 258/ 2 dhe 25 i Kodit Penal.

- Caktimin ndaj personit nën hetim Julian Zanaj të masës së sigurimit “detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, e parashikua­r nga neni 234 i K. Pr. Penale, i dyshuar për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpuni­m, të kryer dy herë, të parashikua­r nga neni 258/ 2 dhe 25 i Kodit Penal.

- Caktimin ndaj personit nën hetim Albano Janku të masës së sigurimit “detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, e parashikua­r nga neni 234 i K. Pr. Penale, i dyshuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpuni­m, të parashikua­r nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal, sipas përmbajtje­s së kësaj dispozite para ndryshimev­e të kryera me ligjin nr. 43/ 2021, datë 23.03.2021.

- Caktimin ndaj personit nën hetim Nestor Muhamellar­i, të masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, e parashikua­r nga neni 234 i K. Pr. Penale, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion­i aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer dy herë, të parashikua­r nga neni 244 i Kodit Penal, sipas përmbajtje­s së kësaj dispozite para ndryshimev­e të kryera me ligjin nr. 43/ 2021, datë 23.03.2021.

- Caktimin ndaj personit nën hetim Eglantina Zere të masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikua­r nga nenet 234 i K. Pr. Penale dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të parashikua­r nga neni 242 i K. Pr. Penale, duke e pezulluar nga funksioni publik “Drejtor” në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Pastrimit dhe Gjelbërimi­t, në Bashkisë Tiranë, e dyshuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrë­sve në tenderë apo ankande publike”, të parashikua­r nga neni 258 i Kodit Penal, sipas përmbajtje­s së kësaj dispozite para ndryshimev­e të kryera me ligjin nr. 43/ 2021, datë 23.03.2021.

- Caktimin ndaj personit nën hetim Deborah Keçi të masave të sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikua­r nga neni 234 i K. Pr. Penale dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të parashikua­r nga neni 242 i K. Pr. Penale, duke e pezulluar nga funksioni publik “Drejtor” në “Klubin Sportiv Tirana”, pranë Bashkisë Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike”, të parashikua­r nga neni 258 i Kodit Penal, sipas përmbajtje­s së kësaj dispozite para ndryshimev­e të kryera me ligjin nr. 43/ 2021, datë 23.03.2021. Hetimet paraprake lidhur me këtë procedim penal ende nuk kanë përfunduar, vazhdojnë hetimet për fakte të tjera penale apo për persona të tjerë që mund të përfshihen në objektin e hetimeve të këtij procedimi penal- tha SPAK!

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania