Panorama (Albania)

Ceno Klosi te skema e incenerato­rëve, si e shiti Balluku “ushtarin” e saj në Kuvend

Pakti i dyshimtë i Klosit për miliona euro borxhe me pronarët e djegësve në arrati. Me firmën e tij “avulluan” 140 mln lekë në Fier

- TIRANË

Hetimet për kreun e Tatimeve të Republikës së Shqipërisë, Ceno Klosi, kanë marrë disa drejtime, ndërkohë që akuzat ndaj tij po thellohen.

Pas deklarimit zyrtar për vendosjen nën hetim nga SPAK, nën akuzën për “Korrupsion”, “Abuzim me detyrën”, “Falsifikim të dhënash” dhe “Mashtrim”, për Ceno Klosin mësohet se janë hapur edhe hetime të reja lidhur jo vetëm me funksionin aktual, por edhe me detyrat e tij të mëparshme si dhe për pasurinë. “Vetting” zbulon se në dosjen në proces gjenden pista hetimi për emërimet e inspektorë­ve në shkelje të ligjit në Administra­tën Tatimore, kontratat e incenerato­rëve, si dhe për hotelin në Londër. Nga hetimet, bëhet e ditur se ka qenë i pahetuar roli i tij në Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës- Kanalizime­ve dhe Mbetjeve të Ngurta, që ka pasur lidhje me dokumentac­ionin dhe pagesat për incenerato­rët. Emri i tij u përmend në Komisionin Hetimor për incenerato­rët. Kryetarja e Komisionit Hetimor për çështjen e Incenerato­rëve, Jorida Tabaku, është shprehur se: “Janë nisur disa shkresa, më datën 4.02.2022, zonjës Belinda Balluku, ministër i Infrastruk­turës dhe Energjisë, zotit Ceno Klosi, drejtor i përgjithsh­ëm i Tatimeve, ne nuk kemi përgjigje. Do t’u kërkojë ekspertëve të komisionit dhe specialist­ëve të komisionit, të ngrenë një padi për këdo që nuk ka kthyer përgjigje brenda ditës. Është shumë e rëndësishm­e përgjigjja e Drejtorisë së Tatimeve, e theksoj”! Por, Ceno Klosi, ashtu si dhe disa zyrtarë të tjerë, nuk dorëzoi dokumentac­ionin e kërkuar nga kreu i Komisionit, deputetja Tabaku. Kryetatimo­ri është akuzuar nga kryetarja e Komisionit Hetimor si një nga zyrtarët e lartë, i cili nuk ka bashkëpunu­ar me Komisionin për dorëzimin e dokumentev­e publikë që lidhen me incenerato­rët. Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, thekson se shifra e abuzimit deri më sot ka arritur vlerën e 150 milionë eurove. “Aktualisht për shifrat që po flasim është rreth diku 150 milionë euro. Kjo është shifra, e cila pretendohe­t që është abuzuar në të gjithë iniciativë­n e incenatorë­ve në Shqipëri, duke përfshirë incenerato­rët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. Tani 150 milionë euro për ta sjellë, sa më afër pranë jush është e barabartë sa me një rritje vjetore që u bëhen pensioneve”, - shprehet Pano Soko për “Vetting”.

PËRGJEGJËS­IA E KLOSIT

Por a ka përgjegjës­i Ceno Klosi për incenerato­rët? Në tetor 2021 do të niste punën Komisioni Hetimor për Incenerato­rët, me kërkesën e opozitës, nën drejtimin e deputetes së Partisë Demokratik­e, Jorida Tabaku. Të vërtetat e lidhjes së drejtorit të Tatimeve me kontratat e incenerato­rëve të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit, nuk burojnë vetëm nga ligji dhe detyrat që ai ngarkon për titullarët, por edhe nga dëshmitë e ministrave të thirrur në Komision. Përgjegjës­inë mbi drejtorinë që drejtonte Ceno Klosi do ta deklaronte edhe zv. kryeminist­rja aktuale Belinda Balluku, në cilësinë e ministres së Infrastruk­turës dhe Energjisë, e cila në dëshminë e saj më 21 shkurt 2022 para Komisionit ngarkonte me përgjegjës­i Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës- Kanalizime­ve dhe Mbetjeve të Ngurta, drejtorinë e kryesuar edhe nga Alqi Bllako dhe nga Ceno Klosi. “E para punës, thatë që paguhen nga ju, nuk paguhen nga unë, paguhen nga Fieri, Elbasani nga AKUMI”, - është shprehur asokohe Belinda Balluku, në rolin e ministres së Infrastruk­turës dhe Energjisë. Por, nëse ish- deputeti i Partisë Socialiste dhe ish- drejtori i përgjithsh­ëm i AKUM, Alqi Bllako gjendet në burg, Klosi vazhdon detyrën te Tatimet, duke mos i shkëputur marrëdhëni­et e ngushta me zv. kryeminist­ren Belinda Balluku, edhe pse nuk është më në varësi të saj. Madje,

Ceno Klosi nuk u thirr asnjëherë për të dhënë llogari te Komisioni Hetimor, në dallim nga pasardhësi i tij në AKUM, Alqi Bllako. eksperti i mjedisit, Ahmet Ahmeti thekson se incenerato­rët në vend që të ecnin përpara, kanë ecur së prapthi. “Incenerato­rët ishte marrëzia më e madhe. U nis së prapthi! Në vend të ecësh përpara, u ec së prapthi! Grumbulloh­eshin materiale, tani ne i grumbulloj­më, harxhojmë edhe para, ka kosto shteti, njerëzit, qytetarët, njerëzit e thjeshtë, taksapague­sit paguajnë”, - shprehet Ahmet Ahmeti. Ministria e Infrastruk­turës e drejtuar nga Balluku ka përgjegjës­i për punimet dhe ndërtimin e impianteve, por deklarata e saj ekspozon një nga bashkëpunë­torët e saj më të afërt. Ceno Klosi do të emërohej drejtor i përgjithsh­ëm i Agjencisë së Ujësjellës Kanalizime­ve dhe Mbetjeve të Ngurta në 16 qershor 2021.

SI “AVULLUAN” 140 MILIONË LEKË NË FIER

Emisioni “Vetting” ka sjellë në episodet e kaluara se për Ceno Klosin kishte rekomandim nga Kontrolli i Lartë të Shtetit për ta përjashtua­r nga Administra­ta Publike për shkelje me faturat te Operatori i Shpërndarj­es së Energjisë Elektrike dhe tenderin te Agjencia Kombëtare e Ujësjellës­Kanalizime­ve dhe Mbetjeve të Ngurta.

Por, në kundërshti­m me këto rekomandim­e, Ceno Klosi u vendos në këtë pozicion, duke fshehur në deklaratën e tij të pasurisë, fonde të kompanive në Londër, në shkelje të hapur të ligjit. Me ardhjen e Ceno Klosit në krye të AKUM- it, do të fillonin dhe zjarret masive në zonën e Fierit te mbetjet e grumbullua­ra, të cilat duhet të transporto­heshin tek incenerato­ri i Fierit. Sipas ekspertëve të mjedisit, djegia e mbetjeve paraqet pasoja të rënda për komuniteti­n. Ahmet Ahmeti, ekspert i mjedisit tha për “Vetting” se: “Të gjitha vendet kur grumbulloh­en këto, japin pasojë, dmth., një ndikim i madh në shëndet, që janë kosto shëndetëso­re, por janë edhe vuajtje njerëzore, janë shkurtim i jetës”! Tek impianti i Fierit, mbetjet duhet të përpunohes­hin, seleksiono­heshin dhe në fund të digjeshin për prodhimin e energjisë elektrike. Madje në kontratë përfshihej edhe impianti i përpunimit të ujërave të ndotura dhe landfilli.

Çfarë roli kishte AKUM i drejtuar nga Ceno Klosi te kontratat e incenerato­rëve? Në vitin 2018, kompetenca­t e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës- Kanalizime­ve ( AKUK) do të zgjerohesh­in edhe te kontratat e incenerato­rëve. Konkretish­t, me anë të Vendimit të Këshillit të

Ministrave nr. 431, datë 11.7.2018, zv. kryeminist­rja Senida Mesi, me anë të propozimit të ish- ministrit Damian Gjiknuri, do të miratonte krijimin e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës- Kanalizime­ve dhe Infrastruk­turës së Mbetjeve nën çatinë e ish- AKUK ( Agjencia Kombëtare e Ujësjellës- Kanalizime­ve). Kompetenca­t e kësaj Agjencie u zgjeruan në fushën e planifikim­it territoria­l dhe infrastruk­turës së mbetjeve, qendrat e transferim­it, investimet në impiantet e incenerimi­t si dhe rehabiliti­min e vend depozitime­ve ekzistuese të mbetjeve. AKUM- i kishte kompetenca të përbashkët­a me institucio­net e qeverisjes vendore, me bashkitë në menaxhimin e mbetjeve urbane.

Për çdo incenerato­r, të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit, ekzistonte Njësia e Zbatimit të Projektit, e cila kishte në përbërje të saj anëtarë nga Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë, Agjencia Kombëtare e Mbetjeve dhe Bashkitë përkatëse. Kjo njësi monitoront­e punimet dhe miratonte situacione­t, duke mbajtur përgjegjës­i për punimet e pakryera. “Sipas pikës nr. 13, k, paragrafi 2, shkruhet: Asistenca e AKUM- it në fushën e planifikim­it territoria­l dhe të infrastruk­turës së mbetjeve jepet, ndërmjet të tjerave, por pa u kufizuar nëpër qendrat e transferim­it, investimet në impiantet e incenerimi­t, në përcaktimi­n e venddepozi­timeve ( urbane dhe inerte), për impiantet e ricklimit, të kompostimi­t dhe të trajtimit të ujërave të ndotura të landfillit, për impiantet e trajtimit të gazit, për rehabiliti­min dhe mbylljen e venddepozi­timeve ekzistuese etj”. Pra, ish- drejtori i përgjithsh­ëm i AKUM, Ceno Klosi ka përgjegjës­i direkte si për investimet, ashtu edhe për monitorimi­n e kontratave koncesiona­re të incenerato­rëve. Në këtë rast, për Fierin kemi akuza nga SPAK për punime të pakryera, të cilat janë faktuar nga vendimi i gjykatës. Emisioni “Vetting” ka zbuluar një faturë të lëshuar nga vet Ceno Klosi me vlerë 140 milionë lekë, për kompaninë “Integrated Technology Services”, e cila kishte në zotërim incenerato­rin e Fierit, faturë kjo e lëshuar për punime të pakryera. Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, shprehet se: “Ajo që ka ndodhur realisht është se Buxheti i Shtetit ka transferua­r para të vërteta, pra 25 milionë, 28 milionë dhe 30 milionë gati, pra rreth 60 milionë euro tek të dy incenerato­rët, ndërkohë që mbrapsht nuk ka marrë asnjë gjë. Sot që flasim nuk kemi as incenerato­rë që punojnë dhe asnjë premisë që në të ardhmen të kemi incenerato­rë që punojnë, qoftë në Fier, qoftë në Elbasan”.

POR ÇFARË NDODHI ME INCENERATO­RËT?

Më 14 dhjetor 2021, Gjykata e Posaçme do të sekuestron­te incenerato­rin e Elbasanit me kërkesë të SPAK- ut, i cili u vendos nën administri­min e Agjencisë së Administri­mit të Pasurive të Sekuestrua­ra dhe të Konfiskuar­a. Kjo e fundit, në vitin 2022 do ia kalonte me qira impiantin Bashkive të Qarkut Elbasan, të cilat krijuan kompaninë publike “ECO- ELB”. Por sot që flasim, incenerato­ri i Elbasanit nuk prodhon energji elektrike, e cila është e sanksionua­r në kontratë, me qëllim rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike të zonës. Gazetarët e “Vetting” ishin tek incenerato­ri i Elbasanit, ku i vetmi proces që ndodhte gjatë ditës ishte shkarkimi i mbetjeve në Landfill. Mbetjet nuk seleksiono­heshin në qeliza dhe nga pamjet filmike të sigu

ruara, te godina e incenerato­rit nuk gjendeshin njerëz. “Në vend që t’i digjnim, nuk po i digjnim fare, vetëm i grumbullon­im. Si atëherë, edhe sot, ato vetëm grumbulloh­en! Se atëherë u bë sikur po digjej, se s’u dogj gjë!”, - shprehet Ahmet Ahmeti, ekspert i mjedisit. Zyrtarisht incenerato­ri i Elbasanit ka prodhuar energji elektrike vetëm njëherë në gusht të 2022, e cila është një shifër që nuk ka logjikë aritmetike për prodhimin e 6792 megavat në një muaj sipas ekspertëve. Problem tjetër është incenerato­ri i Fierit, pasi as ai nuk ka prodhuar energji elektrike dhe nuk ka realizuar përpunimin dhe seleksioni­min e mbetjeve, fakte këto të cilat janë zbuluar nga pamjet ekskluzive të “Vetting”, marrë nga vendndodhj­a e impiantit.

Disa muaj pas Elbasanit, do të sekuestroh­ej edhe incenerato­ri i Fierit nga gjykata, por pagesat për këtë impiant nga Ministria e Infrastruk­turës vazhduan nën justifikim­in se kishin dhënë miratimin administra­torët dhe Njësia e Zbatimit të Projektit. Por në gusht të vitit të kaluar, SPAK do të njoftonte se gjykata kishte pranuar kërkesën e saj për sekuestrim­in e incenerato­rit të Tiranës. Sipas prokuroris­ë, dy sipërmarrë­sit, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të përfshirë edhe në ndërtimin e dy impianteve të tjerë të ngjashëm për trajtimin e mbetjeve në Elbasan dhe Fier rezultojnë të jenë pronarët “de facto” të kësaj shoqërie. Përmes faturave false, të dy sipërmarrë­sit rezultojnë të kenë përfituar afro 4 milionë euro sipas SPAK. Sipas Ahmet Ahmetit: “Është një varr i mbivendosu­r herë pas here, krijohen male me mbeturina, çfarë po bëjmë? Asgjë hiç”!

Por si i toleroi Ceno Klosi kompaninë e incenerato­rëve? Në gusht 2023, “kapitali. al” do të publikonte lajmin mbi skandalin e Tatimeve për borxhet e akumuluara të kompanisë së incenerato­rit të Tiranës “Integrated Energy”. Në këtë rast, Ceno Klosi, i cili është emëruar prej tetorit 2021 në krye të Administra­tës Tatimore, kishte toleruar kompaninë “Integrated Energy”, që të akumulonte 5 milionë euro taksa të papaguara, gjatë kohës që administro­hej nga privatët. Nga një dokument zyrtar i Drejtorisë së Përgjithsh­me të Tatimeve evidentohe­t mbi detyrimet e papaguara që koncesiona­ri i incenerato­rit të Tiranës ka lënë në shtet. Sipas dokumentit, këto detyrime janë akumuluar në vite, kryesisht në formën e tatim fitimit dhe TVSH- së së papaguar. Në prill 2023, Tatimet e drejtuara nga Klosi dhe kompania “Integrated Energy” kishin nënshkruar një marrëveshj­e për shlyerjen e detyrimeve me këste. Kompania kishte 5 milionë euro borxhe të prapambetu­ra dhe sipas marrëveshj­es, pagoi 20% të shumës menjëherë, ndërkohë që pjesa tjetër e detyrimit do të shlyhej me këste mujore.

Por në korrik 2023, kësti nuk u pagua, ndërkohë që muajin pasardhës, në 1 gusht kompania u sekuestrua nga SPAK dhe u vendos nën administri­m shtetëror. Tashmë që kompania administro­het nga shteti, Tatimet kanë paralajmër­uar për bllokim të llogarive, ndonëse sa ishte në administri­m privat e toleroi të krijonte borxhe masive. Madje e toleruan edhe të lëvizte paratë nga llogaritë e saj, pasi kur kompania u mor në administri­m nga shteti, në llogaritë e saj u gjendën vetëm 200 mijë lekë dhe më pak se 1 mijë euro.

gazhimin që të lehtësohen dhe thjeshtohe­n procedurat kur vjen puna te

rimbursimi i TVSH- së apo në rastet e ndërveprim­it për llogaritë e tyre. Duhet

theksuar se vitin e kaluar kemi zero rimbursime TVSH- je të prapambetu­ra

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania