Panorama (Albania)

Tri raportet e KLSH, që kërkojnë “kokën” e kryetatimo­rit Klosi

Auditi/ Dëmet financiare që ka lënë pas “ushtari” i Belinda Ballukut Evidentimi i miliona eurove dëme të ardhura nga shkeljet e kreut të Tatimeve për vitin 2022, ekspertët: Raportet shkojnë në Prokurori

- TIRANË

Emisioni “Vetting” i ka dërguar kërkesë zyrtare Departamen­tit të Administra­tës Publike, mbi emërimet pa garë dhe transferim­et që janë bërë nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve.

“Administra­ta jonë prodhon arrogancë. E para, njëherë nuk njohin ligjin, e dyta nuk e zbatojnë ligjin kur e njohin dhe e treta është çështje kulturore”, - tha Margarita Kola. Deri në publikimin e këtij materiali, DAP nuk ka kthyer përgjigje për emërimet, duke shkelur afatet ligjore të ligjit nr. 119/ 2014 “Për të Drejtën e Informimit”. Shkeljet me emërimet te Tatimet lidhen më së shumti me lëvizjet e Drejtorisë së Tatimpague­sve të Mëdhenj ose VIP- at. Kjo drejtori do të binte në qendër të vëmendjes, kur Tatimet do të publikonin në faqen zyrtare të institucio­nit kërkesën për të marrë një ambient me qira. Më 15 korrik 2022, Drejtoritë kryesore të Tatimeve qendrore duke përfshirë sektorin “VIP” dhe sektorin e hetimit tatimor do të fillonin aktiviteti­n në një ndërtesë pa leje, e cila është marrë me qira. Sipas kontratës, Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve ka marrë me qira për zyra 2931 metra katrorë në një objekt në Yzberisht, buzë unazës së madhe të Tiranës, në zonën e “Astirit”. Sipas dokumentev­e, zyrtare ky objekt ka të regjistrua­ra në hipotekë vetëm 373,3 metra katrorë, pjesa tjetër prej 2559 metrash katrorë është pa leje dhe prej vitesh në procedura legalizimi. Vlera e kontratës është 25 mijë euro në muaj dhe nuk dihet se çfarë procedure është ndjekur për të arritur në këtë marrëveshj­e, por Tatimet nuk kanë njoftuar ndonjë tender të hapur, ku subjektet konkurrojn­ë me çmimet që ofrojnë. Në kontratën ku Ceno Klosi ka hedhur firmën ka absurditet­e të ndryshme, ku thuhet se qiradhënës­i garanton se është pronar i vetëm legal i pasurisë, ndërkohë që vetë objekti akoma nuk kishte marrë leje. Nga të dhënat e thesarit, të përpunuara nga ‘ Open Data Albania’, nga Tatimet janë paguar rreth 420 milionë lekë ose 420 mijë euro vetëm për qiranë e Tatimeve VIP.

TRI RAPORTET E KLSH- SË

Më tetor 2023, Kontrolli i Lartë i Shtetit do të publikonte raportin për Drejtorinë e Përgjithsh­me të Tatimeve, i cili përfshinte periudhën nga data 01 janar 2022 deri në 31 dhjetor 2022.

Në raportin e tretë për Ceno Klosin në Administra­tën Publike zbulohet se Tatimet kanë probleme të shumta duke filluar nga realizimi i planit të të ardhurave, mungesa e stafit të kualifikua­r dhe tejkalim afatesh për firmosjen e kontratave për tenderat.

Audituesit evidentojn­ë se në fund të vitit 2022, detyrimet e pashlyera për ekzekutimi­n e vendimeve gjyqësore, për ish- punonjësit e Tatimeve ishin 137 milionë lekë ose 1.3 milionë euro, e cila konsideroh­et me pasoja negative në buxhetin e shtetit.

Avokatja Margarita Kola tha për “Vetting” se: “Problemin ne e kemi me zbatimin e ligjit, pra me zbatimin e ligjit, ne e kemi këtë ligj, përsëri veprohet në kundërshti­m me këtë ligj dhe kemi rastet kur gjykatat janë mbushur me padi, ku nëpunësit civilë hiqen nga puna jo në zbatim të këtij ligji. Dhe problemi pastaj dhe më kryesori është, këto pagesa dëmshpërbl­imet që merren nëpër gjykata, kthimet në vendin e punës e të gjitha këto paguhen nga buxheti i shtetit”.

Në vëmendjen e KLSH- së rezulton tenderi për rikonstruk­sionin e Drejtorisë Rajonale Dibër. Në vitin 2022, Tatimet do të hapnin garën për këtë tender, i cili është kualifikua­r si i dyshimtë pasi janë shkualifik­uar të gjithë konkurrent­ët, duke u shpallur fitues kompania “2N” me aksioner Namik Shahinin dhe administra­tor Ndriçim Stojkun. Sipas KLSH- së, kontrata është lidhur pas datës 15 tetor të vitit 2022, jashtë afatit të përcaktuar në projektbux­hetin afatmesëm 2022- 2024. Por ky nuk është raporti i parë që nxjerr problemet e Ceno Klosit në Administra­tën Publike, ku dy raportet e mëparshme, njëri nga OSHEE- ja dhe tjetri nga AKUM- i, kanë kërkuar shkarkimin nga detyra. Megjithatë, një nga tenderët që e ka vendosur në qendër të dyshimeve për korrupsion lidhet me tenderin për përmirësim­in e infrastruk­turës së ujërave të zeza në zonën bregdetare në qytetin e Vlorës, për të cilin Ceno Klosi ka pasur përgjegjës­i si drejtor i përgjithsh­ëm i AKUM. Ky tender është fituar në 2019 nga kompanitë “BE- IS” shpk., “Vëllezërit Hysa” dhe “ERGI” shpk., por pati probleme me zbatimin e tij, duke implikuar dhe kryetatimo­rin në zbatimin e kësaj kontrate. Konkretish­t, në raportin e KLSH- së për AKUM- in, deklarohet se Ceno Klosi nuk ka marrë masa për aplikimin e penalitete­ve për vonesat në përfundimi­n në afat të zbatimit të kontratës dhe realizimin e punimeve. Pano Soko, ekspert i ekonomisë, shprehet se: “Dëmi financiar, sidomos dëmi i pariparues­hëm financiar të niveleve të larta, po themi kur bëhet fjalë për 250 milionë, bëhet fjalë për këto shifra, do të duhet të referohen në prokurori. Unë e di se çdo raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, një kopje e raportit i shkon për dijeni Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, e cila e shpërndan sipas degëve të saj, një pjesë e marr SPAK- u, një pjesë e merr prokuroria e rrethit etj., etj.. Por, patjetër duhet të referohen në prokurori si e vetmja zgjidhje”. Mungesa e zbatimit të kontratës ka sjellë pasojë te pompat që rregullojn­ë kanalizimi­n e ujërave të zeza gjatë shirave në qytetin e Vlorës, pasi njëra prej pompave nuk funksionon dhe ka shkuar për servis. Ky lajm konfirmohe­t nga drejtori i përgjithsh­ëm i Ujësjellës­Kanalizime­ve Vlorë, Sokol Kananaj. Në këtë rast, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit dëmi i shkaktuar nga Ceno Klosi përllogari­tet 25 milionë lekë ose rreth 250 mijë euro.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania