Panorama (Albania)

Mete: Javën tjetër detajet e garancisë sovrane për sektorin fason

“Garanci që mbulon rreth 70% marrjen e kredive nga sistemi bankar, për një marzh 1.5 apo 2%, për një ‘ grace period’ rreth 9 muaj”

- TIRANË

Qeveria pritet të miratojë gjatë javës së ardhshme detajet në lidhje me instrument­in e garancisë sovrane për sektorin e industrisë përpunuese fason.

Kjo gjë u bë e ditur dje nga ministri i Financave, Ervin Mete, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar.

FASONET

Ministri Mete theksoi faktin se ky instrument në ndihmë në sektorit fason parashikoh­et të jetë me terma më pozitivë dhe lehtësues se sa garancitë sovrane që qeveria ka ndërmarrë në periudhën e pandemisë. “Presim ta kalojmë në qeveri javën tjetër për të përcaktuar detajet, të cilat do të jenë ndoshta edhe më pozitive se sa kanë qenë garancitë sovrane në kohën e pandemisë. Po flasim për një garanci që mbulon rreth 70% marrjen e kredive nga sistemi bankar, për një marzh 1.5 apo 2%, për një ‘ grace period’ rreth 9 muaj dhe që besojmë se, qoftë për pjesën e investimev­e, qoftë për pjesën e lëndës së parë që ka pasur nevojë sektori, do të jetë ndihmuese”, u shpreh Ministri. Nga ana tjetër, Mete vuri në dukje se sektori i industrisë përpunuese ka patur trajtim të përshpejtu­ar si në rastin e rimbursimi­t të TVSHsë, ashtu edhe sa i përket veprimeve me llogaritë e tyre. Mete theksoi se në përgjithës­i, në fund të vitit të kaluar, niveli i rimbursime­ve të prapambetu­ra të TVSH- së për biznesit rezultoi zero. “Për sektorë të veçantë, po i referohem përsëri fasonit meqenëse ka qenë në vëmendje, kemi pasur diskutim të frytshëm besoj për ndërveprim­in që ata kanë me fiskun, qoftë me Tatimet, qoftë me Doganat, duke marrë annë të gjithë sektorët e veçanërish­t në këta që j anë sektorë prioritarë kur vjen puna në trajtimin fiskal të tyre”, tha ministri.

VLERESIMI NDERKOMBET­AR

Gjatë fjalës së tij, Ministri risolli në vëmendje rritjen e vlerësimit të Shqipërisë nga agjencia ndërkombët­are e vlerësimit “Standard & Poor’s”, vlerësim që certifikon momentin e mirë ekonomik të vendit, ndikon në reputacion­in e tij dhe aksesin në tregjet ndërkombët­are, në koston kreditimit dhe aksesin në financë, si edhe në tregun e brendshëm sa i përket kreditimit. “Është certifikim i një trendi dhe ecurie afatgjatë që, duke parë tani edhe shifrat e fundit të investimev­e të huaja, që praktikish­t janë shifra rekord, kombinuar edhe me shifrat pozitive dhe në rritje të turizmit, japin besimin që ky trend pozitiv dhe ky konsolidim i financave publike, më tej qëndrueshm­ëria e këtij trendi, do të vazhdojë”, u shpreh ministri.

Sipas ministrit, është e rëndësishm­e momenti i mirë ekonomik që po kalon vendi të përkthehet në mbështetje të shtuar për sektorët e ekonomisë dhe për shtresa të caktuara, për një rritje ekonomike sa më gjithëpërf­shirëse. Në këtë kuadër, ministri tha se rritja e mëtejshme e pagave që pritet të ndodhë së shpejti i përgjigjet pikërisht këtij synimi, ashtu si edhe lehtësitë fiskale që po diskutohen për disa nga kategoritë e të punësuarve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania