Panorama (Albania)

Tatimet: 2 prilli, afati i fundit për pagesën për 15 mijë biznese

-

Tatimpague­sit kanë afat deri më datë 2 prill 2024 për të bërë dorëzimin e pasqyrave financiare, deklarimin dhe pagesën e deklaratës së Tatim- Fitimit. Administra­ta Tatimore ka konstatuar se deri më datë 25 mars, pasqyrat financiare dhe deklaratat e Tatim- Fitimit për vitin 2023 i kanë dorëzuar vetëm 16,636 tatimpague­s nga 31,524, që kanë detyrim dorëzimin e tyre. Por, nga ana tjetër Administra­ta Tatimore i konsideron me risk të lartë tatimpague­sit që vetëm për të respektuar afatin ligjor të deklarimit, i dorëzojnë deklaratat e Tatim- Fitimit dhe Pasqyrat Financiare me të dhëna jo të sakta apo fiktive, për t’i korrigjuar ato me anë të ndryshimev­e të rubrikave apo posteve përkatëse. Sipas ligjit, “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, bizneset duhet të paraqesin elektronik­isht edhe dokumentet shtesë së bashku me pasqyrat financiare ku përfshihet kontrata e qirasë për ambientet e marra me qira apo vërtetimi i pronësisë për objektin; gjendja e inventarit të mallrave për shitje më datë 31 dhjetor 2023 analitik; inventari i mjeteve të transporti­t në pronësi, pasqyra e aktiveve afatgjata materiale. Subjektet tregtare që realizojnë një qarkullim më të madh se 14 milionë lekë në vit, pavarësish­t nga forma ligjore e organizimi­t që kanë, konsideroh­en si “Tatimpague­s të Tatimit mbi Fitimin”. Shkalla e Tatimit mbi Fitimin është 0% për tatimpague­sit me të ardhura deri në 14 milionë lekë në vit dhe 15% për tatimpague­sit me të ardhura mbi 14 milionë lekë në vit. Viti 2023 u mbyll me 63.6 miliardë lekë të ardhura në buxhetin e shtetit nga Tatimi mbi Fitimin.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania