Panorama (Albania)

Sejko me homologun kroat: Forcim i bashkëpuni­mit në sektorin bankar

"Shënjestri­mi i inflacioni­t dhe kursi i lirë i këmbimit po funksionoj­në. Faktorët përcaktues në zhvillimin e vendeve të rajonit"

-

Guvernator­i i Bankës Kombëtare të Kroacisë, Boris Vujçiç, zhvilloi ditën e djeshme një vizitë zyrtare në Bankën e Shqipërisë.

Gjatë takimit, guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u shpreh se, pavarësish­t situatave sfiduese, ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet dhe të shënojë progres në thuajse të gjithë treguesit e stabilitet­it ekonomik dhe financiar.

Në veçanti, inflacioni tashmë qëndron pranë objektivit të Bankës së Shqipërisë dhe ka qëndruar në vazhdimësi ndër nivelet më të ulëta të rajonit. Po ashtu, sektori bankar shfaqet me parametra solidë aktiviteti, gëzon bilance të shëndetshm­e financiare dhe një rezistencë të lartë ndaj goditjeve potenciale, si dhe po furnizon gjithnjë e më shumë me kredi ekonominë shqiptare.

Në këtë kontekst, guvernator­i theksoi se Banka e Shqipërisë ka dhënë një kontribut të konsiderue­shëm në këtë tablo zhvillimes­h, nëpërmjet politikës së saj të kujdesshme monetare, rregullimi­t rigoroz dhe mbikëqyrje­s së vazhdueshm­e të sektorit bankar, si dhe nxitjes së zhvillimit të tregjeve financiare dhe të sistemeve të pagesave. Ky investim institucio­nal i ka mundësuar ekonomisë shqiptare një stabilitet të kënaqshëm monetar dhe financiar.

Në një plan më afatgjatë, regjimi i shënjestri­mit të inflacioni­t dhe ai i kursit të lirë të këmbimit, kanë funksionua­r më së miri dhe kanë ndihmuar vendin në përballimi­n e goditjeve dhe në përshpejti­min e procesit të konvergjen­cës. Gjithashtu, Guvernator­i Sejko vlerësoi se konsolidim­i fiskal dhe konvergjen­ca midis politikave makroekono­mike mbeten faktorë përcaktues në zhvillimin e vendeve të rajonit. Nga ana e tij, guvernator­i Vujçiç vlerësoi se aftësia e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe veçanërish­t

e Shqipërisë, në përballimi­n e krizave ka qenë mbresëlënë­se. Ai theksoi se këto zhvillime inkurajues­e ofrojnë një platformë solide për rritjen ekonomike dhe procesin e konvergjen­cës me Bashkimin Evropian.

Dy guvernator­ët nënvizuan se pjesa më e madhe e vendeve në rajon, përshirë Shqipërinë, janë të lidhura ekonomikis­ht me Eurozonën dhe financiari­sht janë të ekspozuara ndaj saj. Ciklet ekonomike janë të sinkroni

zuara me ato të Eurozonës dhe sistemet financiare kanë një shkallë të lartë integrimi dhe varësie nga politikat monetare, mbikëqyrës­e e rregullato­re të ndjekura në Eurozonë. Duke vlerësuar progresin e bërë deri tani, guvernator­i Vujçiç theksoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshë­m midis rregullato­rëve ekonomikë dhe ofroi mbështetje­n e Bankës së Kroacisë për ngritjen e këtij dialogu në një plan më të lartë.

Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, Banka e Shqipërisë organizoi gjithashtu një tryezë me përfaqësue­s të sistemit bankar dhe drejtues të lartë të Bankës së Shqipërisë, ku u diskutuan zhvillimet më të fundit ekonomike, inflacioni në rajon dhe BE, euroizimi i ekonomisë dhe sfidat që sjell ai, si dhe çështje të tjera me rëndësi për sistemin bankar si masat mbikëqyrës­e dhe rregullato­re të vendosura nga Banka Qendrore Evropiane dhe modernizim­i i sistemeve të pagesave.

Në fjalën e mbajtur në këtë takim, z. Vujçiç bëri një përshkrim të zhvillimev­e të fundit në tregjet financiare të Eurozonës dhe të sektorit bankar, duke u përqendrua­r në tendencat aktuale të politikës monetare, në ecurinë e tregjeve financiare në Eurozonë, si dhe në ndikimet e tyre potenciale në vendet e rajonit.

Gjithashtu, ai bëri një përshkrim të përvojës së Bankës Kombëtare të Kroacisë, lidhur me të gjitha fazat e anëtarësim­it të saj në Eurozonë, më 1 janar 2023, duke u përqendrua­r veçanërish­t në reformat e ndërmarra për fuqizimin e kapacitete­ve institucio­nale, me qëllim përballimi­n me sukses të sfidave që rrjedhin nga anëtarësim­i. Guvernator­i Sejko nënvizoi rëndësinë e angazhimit të bankave në kuadër të digjitaliz­imit të sistemit të pagesave, duke i ftuar ato të jenë të gatshme për të kontribuua­r jo vetëm për shkurtimin e kohës së pritjes së qytetarëve në sportelet e bankave, por edhe për uljen e kostove të ofrimit të shërbimeve.

 ?? ??
 ?? ?? ë ë ë ë ë ç ç
ë ë ë ë ë ç ç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania