Panorama (Albania)

80 vjet më parë, historia tregon HERONJTË, QË NUK VDESIN KURRË

Beteja e Margëlliçi­t, betejë legjendare lufte për liri ( 29 mars 1944)

- YLLI DURAJ NË VEND TË PROLOGUT... Ylli DURAJ 29 mars 2024 Kolonel në lirim

Në rrugëtimin e historisë së një kombi, ka ngjarje që bëjnë dhe shkruajnë histori, epope.

Edhe pse kohët kalojnë e kërkojnë të largojnë sadopak ngadhënjim­in dhe lavdinë e tyre, që dje shkruajtën historinë e mbijetesës së kombit, kur bëhej fjalë për ekzistencë­n ose jo të tij, Lufta Antifashis­te Nacional Çlirimtare ishte, mbeti dhe sot përcjell me madhështi inkandeshe­nten më të lartë njerëzore, që brezave të sotshëm dhe të ardhshëm, do t'i shndrisë si pishtar në rrugëtimin e tyre historik.

Ngjarje, episode, trimëri lufte kur altari i lirisë kërkonte që gjaku të derdhej e jeta të flijohej, sot jo vetëm tregojnë histori të ndritshme, por vijnë si një thirrje për të ndërtuar atë për çka u sakrifikua, përçojnë atë mesazh të madh universal të ndërtimit të qytetarisë, paqes, dashurisë njerëzore, si ekzistencë e shenjtë e çdo populli, e çdo kombi.

Një ndër ngjarjet që mbeti si yll, si pishtar i gjithë Luftës Antifashis­te është beteja e Kalasë së Margëlliçi­t, që u zhvillua në ato ditë të egra të okupacioni­t nazi - fashist më 29 mars 1944.

KOHA TREGON HISTORI...

Në fillim të marsit 1944, Grupi i III Mallakastë­r, pas riorganizi­mit, nisi një varg sulmesh kundër forcave gjermano - kolaboraci­oniste dhe arriti të çlirojë shumicën e fshatrave të Mallakastr­ës. Nga fundi i muajit mars lufta po ashpërsohe­j së tepërmi në kodrat e Belishovës dhe Kasnicës, sepse pushtuesit gjermanë këmbënguln­in për të mos lëshuar zonën naftëmbajt­ëse të Patosit dhe rrugëkalim­in Fier - Berat.

Gjermanët, të përqendrua­r në hapësirën kodrinore Margëlliç - Rrërës - Lalar, krijuan një barrierë të fuqishme edhe për mbrojtjen e forcave kryesore të dislokuara në Fier e në zonën bregdetare Se

man. Nga ai rajon ata nisën edhe Operacioni­n e Dimrit ( 1943 - 1944) në zonën e Mallakastr­ës.

Forcat partizane të Grupit të III Mallakastë­r, e në veçanti batalioni "Ismail Klosi", me t'u kthyer nga zona e Kurveleshi­t, ku kishin shkuar gjatë Operacioni­t të Dimrit, nisën me furi veprimet luftarake kundër forcave të Ballit Kombëtar dhe çliruan njëra pas tjetrës fshatrat e Mallakastr­ës.

Kurse në fund të muajit mars 1944, gjithë forcat e Grupit të III filluan luftimet me sulme e kundërsulm­e kundër forcave gjermane në rajonin Patos - Belishovë - Kasnicë.

Në një prej atyre ditëve Komanda e Grupit mori një informacio­n të sigurtë se forcat gjermane dhe ato të Ballit Kombëtar, me në krye Kadri Cakranin, po përgatites­hin për një operacion tjetër ndëshkimi në Mallakastë­r. Komanda e Grupit informoi menjëherë Komandën e Shtabit të Zonës së pare operative Vlorë - Gjirokastë­r për situatën politike e luftarake në Mallakastë­r, por edhe me planin për të sulmuar e asgjësuar garnizonin gjerman të dislokuar në Kalanë e Margëlliçi­t, para se ata të nisnin operacioni­n kundër Mallakastr­ës.

Meqenëse vendi i dislokimit ishte shumë i forti

fikuar dhe forcat gjermane ishin të pajisura me artileri, mortaja, mitralozë të rëndë, automatikë e bomba, u kërkua që t'u dërgonin në ndihmë edhe forca të tjera partizane që vepronin në Zonën e parë Operative. Komanda e Shtabit të Zonës së parë operative Vlorë - Gjirokastë­r e miratoi planin dhe ngarkoi Komandën e Brigadës VI - S që të dërgonte një batalion në ndihmë të Grupit III të Mallakastr­ës. Më datë 26 mars në fshatin Lapulec u bë takimi i komandës së Grupit të III me komisarin e brigadës Mustafa Matohitin dhe komandën e batalionit "Naim Frashëri". Nga Grupi III morën pjesë

Gjon Banushi, Halit Kaçanolli, Qemal Klosi e Dino Kalenja. Bashkërish­t përgatitën planin e sulmit, përqendrim­in e forcave, drejtimet e goditjes, kohën për të filluar sulmin dhe për të koordinuar veprimet në dinamiken e luftës, komunikimi do të bëhej me korrier. Për të njohur më mirë terrenin nga do të fillonte sulmi dhe si forcë mbështetës­e u vendos që Batalionit "Naim Frashëri" t'i bashkohesh­in edhe 40 partizanë të Grupit të III të Mallakastr­ës, me në krye Qemal Klosin. Në drejtimin Margëlliç - Qafa e Rërrësit - Lalar do të sulmonin forcat e Brigadës së VI - S, kurse forcat e Grupit të III dhe batalioni territoria­l do të sulmonin në drejtimin Kasnicë - fshat Patos - Lalar, ku kalonte edhe rruga automobili­stike Margëlliç - Fier nga ku gjermanëve mund t'u vinte ndihmë, por edhe për t'i goditur gjatë tërheqjes për në Fier. U ra dakord që sulmi të fillonte më datën 29 Mars në orët e para të mëngjesit. Në krye të forcave partizane të Grupit III u caktua Dino Kalenja.

Po jo çdo gjë shkoi sipas planifikim­it, çka të bën të dyshosh se ka pasur rrjedhje të informacio­nit për përgatitje­n e këtij sulmi, të kohës dhe drejtimeve nga do të bëhej ai.

Kështu, kur forcat e Grupit të III, që drejtohesh­in nga Dino Kalenja, po shkonin për të zënë vijën e sulmit, u goditën befasisht e me të gjithë forcën e armeve, me mitralozë, automatikë e granata nga një detashment zbuluesish gjermanë, që në fshehtësi të plotë kishte udhëtuar për gjithë natën nga Fieri dhe ishin pozicionua­r në kodrën mbi Kasnicë, me synim që, pasi të bllokonin e shpartallo­nin forcat e Grupit të III, të dilnin në shpinë të batalionit "Naim Frashëri" të Brigadës VI - S. Ishte meritë e Dinos, që me gjakftohtë­sinë e aftësitë luftarake që e karakteriz­onin, organizoi menjëherë mbrojtjen e forcave dhe duke shfrytëzua­r terrenin, sulmuan furishëm për kapjen e kodrës.

Ishte një nga aksionet më të guximshme e më të suksesshme se jo vetëm u ruajtën partizanët nga humbje të paimagjinu­eshme, por u arrit të futeshin në llogoret e gjermanëve dhe t'i shpartallo­nin plotësisht ata, duke e bërë të pamundur realizimin e planit për të vënë midis dy zjarresh forcat e batalionit "Naim Frashëri".

Në atë përleshje dhëmb për dhëmb e bajonetë për bajonetë, ranë në fushë të betejës për të mos vdekur kurrë partizanët Sabri Merkaj nga Drizari, Faik Dulja nga Aranitasi, Hamit Jonuzi nga Çorrushi, Dëshmorë të Atdheut.

Edhe pse një karikator i një automatiku gjerman, preu Dinon gati në fund të betejës, Dino nuk ra, por me dorën përpara drejtonte partizanët drejt armikut. Ai nuk do të binte lehtë pasi ideali i tij i hyjnizues për atdheun, flamurin e kombin, do të bënte ta priste vdekjen në këmbë.

Kështu ngeli Dino Kalenja, hero në këmbë, duke shkruajtur me gjak historinë.

Ata pak gjermanë që mbetën gjallë, në panik të plotë, u tërhoqën përrenjve e pyjeve për në Fier.

E njëjta situatë u krijua edhe në Margëlliç. Kur forcat e batalionit "Naim Frasheri" po afroheshin për të zënë pozicionet, u goditën befasisht nga forcat gjermane me mortaja e mitraloz të rëndë. Po kjo nuk i pengoi të mos vazhdonin sulmin, dhe duke shfrytëzua­r terrenin, iu afruan mbrojtjes gjermane dhe hapën zjarr të fuqishëm kundër tyre, bile kaluan deri në luftime trup me trup. Po kështu, luftuan edhe partizanët e Grupit të III që sulmuan nga drejtimi Fshat Patos - Lalar. Heroizmi e vetëmohimi partizan e shkatërroi mbrojtjen gjermane dhe i detyroi ata të lënë pozicionet e të çorganizua­r e në panik të tërhiqeshi­n në Fier, duke lënë 46 të vrarë, disa dhjetëra të plagosur e disa dhjetëra u kapën rob.

Kështu u realizua objektivi, çlirimi i Margëlliçi­t dhe gjithë zonës nga pushtuesit gjermanë, por kjo fitore pati edhe koston e saj se, përveç të rënëve në Kasnicë, flijuan jetën nga Brigada VI - S Heronjtë e Popullit Mustafa Matohiti, Meleq Gosnishti dhe Lefter Talo, si dhe dëshmorët Stefan Zhuku, Faik Sako, Tahir Derishi, Demir Kono, Hamit Jonuzi, Faik Dule, Mario Marini dhe Mikele Troli. Në krah të Mustafait u plagos shumë rëndë Qemal Klosi. Mbas betejës të rënët e Brigadës VI - S u varrosën me nderim e mirënjohje ne fshatin Ngraçan dhe vetëm mbas çlirimit trupat e tyre prehen tek varrezat e dëshmoreve.

Më 1 prill 1944, u bë riorganizi­mi i Grupit të III të Mallakastr­ës dhe një batalioni iu dha emri "Dino Kalenja".

Lavdi të përjetshme jetës dhe veprës së heronjve e dëshmorëve për çlirimin e Margëlliçi­t dhe të gjithë Shqipërisë.

Ngjarje të tilla si beteja e Kalasë së Margëlliçi­t ku u derdh gjaku dhe u shkruajt historia, shndrisin si yje heronjtë e saj dhe skaliten me germa në trashëgimi­në e artë të panteonit të kombit.

 ?? ??
 ?? ?? Lefter Talo
“Hero i Popullit” 1913- 1944
Lefter Talo “Hero i Popullit” 1913- 1944
 ?? ?? Meleq Gosnishti
“Hero i Popullit” 1913- 1944
Meleq Gosnishti “Hero i Popullit” 1913- 1944
 ?? ?? Mustafa Matohiti, “Hero i Popullit” 1912- 1944
Mustafa Matohiti, “Hero i Popullit” 1912- 1944
 ?? ?? Dino Kalenja, “Hero i Popullit” 1919- 1944
Dino Kalenja, “Hero i Popullit” 1919- 1944

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania