Panorama (Albania)

Genta Gjalpi skeptike për lidhjet e dashurisë në "Big Brother": Ndihmojnë në lojë, ja kush fiton

-

Genta Gjalpi ka qenë e ftuar në "Top Albania Radio", ku edhe ka komentuar lojën e "Big Brother". Së fundmi, ka ndodhur edhe ribashkimi mes Romeos dhe Heidit.

Si e komenton Genta ribashkimi­n e tyre?

E dija që do të pajtoheshi­n, si çiftet jashtë që llastohen dhe presin që njëri ose tjetri të hedh hapin e parë. Në kohët e sotme meshkujt viktizimoh­en më shpejt se femrat. Nuk më duket sikur ndonjëri po përfiton nga tjetri, duken të vërtetë aty brenda pastaj për përjashta nuk shoh një të ardhme mes tyre.

Ilnisa- Meriton, si e komenton Genta romancën e dyshes?

Në fillim nuk i mendoja të ngjashëm, por ata sikur janë motër e vëlla, të sinkronizu­ar në çdo veprim ( qesh). E mbështesin njëri- tjetrin në çdo gjë. Për lojën është shumë mirë, sepse ke dikë në krah, ke iniciativë për të bërë sherre.

A ndihmojnë romancat brenda shtëpisë së "BBV"?

Romancat të ndihmojnë, sepse gjatë një njohjeje njeriu nxjerr vetëm anën pozitive edhe pse këta nuk më duken sikur duhen, më duken sikur i kanë detyruar të lidhen me njëri- tjetrin. Njohjet në fillim ke qejf t'i shikosh, kanë ato fluturat në stomak, këta nuk kanë flutura, por grerëza( qesh). Aty secili do të fitojë për vete, nuk duan që vëmendjen ta marrë partneri ose partnerja. Përpara egos nuk vënë asgjë. Ata nuk njohin kufij, më duket sikur ashtu janë edhe jashtë. Është ngatërruar liria e fjalës me mënyrën se si e praktikon atë, jo të shkelësh në dinjitetin e tjetrit.

Ndërkaq, a ka grupime brenda shtëpisë së "BBV"?

Ka grupime, si në jetën jashtë që ti qëndron me njerëzit që të ecën muhabeti. Një gjë që më pëlqen te Juli është që kur ofendon kurrë nuk përmend familjet e banorëve që ka debat dhe kërkon gjithashtu edhe falje. Egla sado që ofendon nuk kërkon kurrë falje. Juli nuk e tepron, më pëlqen shumë qetësia e tij. Juli është shumë i aftë t'i mbajë vajzat rreth vetes. Te meshkujt këtë vit përveç Meritonit që është bërë njësoj si Ilnisa, djemtë e tjerë duan të tregojnë sjelljet më të mira, ndërsa vajzat duke nxjerrë anët e këqija, me të bërtitura dhe me ofendime.

Më afër finales, cilët banorë sheh Genta?

E para është Egla, sepse ka fansat e saj dhe mbështetës­it e saj. Më pas është Meritoni sepse duhet një nga Kosova. Unë e shoh fitues Meritonin dhe e di që do ta fitojë. Finalistja tjetër është Heidi, por mendoj se është 50 me 50 me Romeon. E kanë të dy mundësinë të jenë në finale.

Kush del të shtunën sipas Gentës?

Besoj se Rikja, u kthye dhe patëm pritshmëri por është përsëri në "comfort zone" dhe mirë e bën. Roza më pëlqen sepse nuk bëhet asnjëherë e mërzitshme. Mbase del Liami, sepse ka pasur pak kohë aty.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania