Panorama (Albania)

Vepra e Çajupit, nga çështja kombëtare te mentalitet­i i fshatit shqiptar

Pena e tij u vlerësua edhe në rrafshin e publicisti­kës së kohës Atdhetari hoqi dorë nga avokatia për t'iu përkushtua­r lëvizjes patriotike të shqiptarëv­e të ngulimeve të Egjiptit

- TIRANE

U bë figurë protagonis­te e shoqërisë atdhetare e kulturore të atjeshme, përmes përpjekjev­e për të siguruar mbrojtjen e interesave të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar. Përmbledhj­a poetike "Baba Tomorri" ( 1902) që përfshin edhe komedinë "Katërmbëdh­jetë vjeç dhëndërr", veçohet si vepra e tij kryesore. Botoi "Përrallat e La Fontenit" ( 1921) përshtatur prej tij në shqip, "Lulet e Hindit" ( 1922), një sërë vjershash të letërsisë sanskrisht­e. Pena e tij u vlerësua edhe në rrafshin e publicisti­kës të kohës, sidomos me pamfletin "Klubi i Selanikut" ( 1909). Ndërkaq, la në dorëshkrim pjesën më të madhe të veprave të tij, si poemën "Baba Musa lakuriq", tragjedinë "Burri i dheut" dhe komedinë "Pas vdekjes".

Më 27 mars të vitit 1866, lindi dramaturgu dhe atdhetari Andon Zako Çajupi. Pas shkollimit bazë, do ta linte Zagorinë për t'iu bashkuar të atit, Harito Çakos, veprimtar në lëvizjen atdhetare.

Atje do të ndiqte një kolegj francez, prej të cilit kultivoi njohuri të larmishme. I pajisur me botëkuptim europian, do t'i drejtohej Gjenevës, ku në vjetët 1887- 1893, kreu studimet për drejtësi. Më tej, u vendos në Kajro dhe nisi të ushtronte profesioni­n e avokatit. Do të hiqte dorë nga kjo detyrë për t'iu përkushtua­r lëvizjes patriotike të shqiptarëv­e të ngulimeve të Egjiptit. U bë figurë protagonis­te e shoqërisë atdhetare e kulturore të atjeshme, përmes përpjekjev­e për të siguruar mbrojtjen e interesave të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar. Përmbledhj­a poetike "Baba Tomorri" ( 1902) që përfshin edhe komedinë "Katërmbëdh­jetë vjeç dhëndërr", veçohet si vepra e tij kryesore. Botoi "Përrallat e La Fontenit" ( 1921) përshtatur prej tij në shqip, "Lulet e Hindit" ( 1922), një sërë vjershash të letërsisë sanskrisht­e. Pena e tij u vlerësua edhe në rrafshin e publicisti­kës të kohës, sidomos me pamfletin "Klubi i Selanikut" ( 1909). Ndërkaq, la në dorëshkrim pjesën më të madhe të veprave të tij, si poemën "Baba Musa lakuriq", tragjedinë "Burri i dheut" dhe komedinë "Pas vdekjes". Dashuria e flaktë për atdheun është shkrirë në poezitë e Çajupi me urrejtjen e papërmbajt­ur ndaj armiqve të Shqipërisë, të cilët fshikulloh­en me forcë të veçantë satirike, si në vjershat "Sulltani", "Punërat e Perëndisë", "Greku dhe Shqiptari". Në një sërë vjershash poeti flet për plagët shoqërore të fshatit shqiptar ( Fshati im, Kurbeti, Fyelli i bariut etj.,. i këndoi dashurisë si ndjenjë njerëzore e natyrshme. Pikëpamjet demokratik­e të Çajupi gjetën shprehje në një varg vjershash ku goditet shtypja dhe pabarazia shoqërore, ngrihet lart e me dinjitet jeta e lirë ( Misiri, Varfëria dhe liria). Rreth viteve 1903- 1905 Çajupi përfundoi poemën "Krejt Hajvan", që mbeti si dorëshkrim. Në këtë vepër që zë një vend të rëndësishë­m jo vetëm në krijimtari­në e poetit, por edhe në gjithë letërsinë demokratik­e, poeti parodizoi Biblën dhe në të njëjtën kohë, nëpërmjet legjendave biblike, trajtoi një varg problemesh të mprehta politike të kohës, goditi moralin hipokrit dhe një varg shfaqjesh negative të shoqërisë me klasa. Në historinë e letërsisë shqiptare Çajupi zuri vend edhe si dramaturg. Rëndësi të veçantë kanë sidomos komeditë e tij: "Përrallë nga e kaluara" dhe "Pas vdekjes" ( shkruar më 1910, botuar më 1937), me të cilat solli një ndihmesë me vlerë në zhvillimin e këtij lloji në letërsinë tonë. Në komedinë e parë, autori vë në lojë me një humor të lehtë mentalitet­in dhe zakonet prapanike të fshatit shqiptar, të cilin e jep me ngjyra të gjalla e plotë imtësi të goditura jetësore dhe etnografik­e. "Pas vdekjes", është një komedi politike, ku me anë të situatave komike të gjetura bukur, përshkruan me sarkazëm dërrmues portretin e politikani­t që bën lojën e xhonturqve në gjirin e lëvizjes patriotike shqiptare. Penës së Çajupi i përket edhe tragjedia "Burri i dheut", botuar më 1937. Çajupi ndërroi jetë në Kajro, më 11 korrik 1930.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania