Panorama (Albania)

Akademia e Shkencave, tryezë shkencore për princ Vidin

-

Akademia e Shkencave përkujtoi rolin e princit Wilhelm von Wied, në një tryezë shkencore në sallën "Aleks Buda". Tryeza u përqëndrua te përpjekjet e princit Wied për mëkëmbjen e vështirë të shtetit të ri shqiptar, përgjatë periudhës gjashtëmuj­ore të historisë së Shqipërisë nën kurorën e një sovrani europian, mandatuar prej Fuqive të Mëdha. Akad. Gëzim Hoxha tha në fjalën e tij se Akademia e Shkencave ka ndërmarrë dhe po realizon projektin "Histori e shqiptarëv­e" dhe se sundimi i Wied- it si princ përbën një sekuencë shumë interesant­e në këtë histori. Kohën gjatë së cilës Wied- i qëndroi në Shqipëri, Hoxha e vlerësoi si një periudhë me rëndësi historike, që karakteriz­ohet nga përpjekje shumë të mundimshme për të arritur pavarësinë; përpjekje për shkëputje nga Orienti dhe shikimin nga Perëndimi; për përballimi­n e synimeve dhe përpjekjev­e aneksuese të fqinjëve, kur vendi gjendej në situatë ekonomike, historike dhe politike mbijetese. Akad. Marenglen Verli mbajti kumtesën "Opinione të Wied- it për Shqipërinë dhe shqiptarët". Ai u shpreh se princ Wied- i dhe "Qeveria definitive" e krijuar prej tij, pati detyrimin madhor të ndërtonte shërbimin e jashtëm e të përcaktont­e përparësit­ë politike në marrëdhëni­et me botën. Deri në momentin që do të zgjidhej nga Fuqitë e Mëdha, me propozim të AustoHunga­risë dhe të Italisë, Wilhelm von Wied ishte kapiten i kavalerisë gjermane dhe shërbente në Potsdam, në një kazermë shumë të njohur, ku mblidheshi­nbkryesish­t aristokrat­ët gjermanë të asaj kohe. Vinte nga një familje relativish­t e njohur në historinë gjermane, por që me kalimin e viteve e kishte humbur shkëlqimin e saj dhe u ribë e njohur pikërisht në momentin që po përflitej për t'u zgjedhur si princ i Shqipërisë. Arsyet pse do të zgjidhej princ Weid- i janë interesant­e. E parë është se ndërmjetës­ja kryesore në këtë zgjedhje ishte halla e tij, mbretëresh­a e Rumanisë, që vinte nga familja Wied dhe që ndikoi në këtë zgjedhje. Në takimin që princ Wied- i kishte pasur me perandorin gjerman para ardhjes në Shqipëri, i kishte pohuar se ai e shikonte këtë detyrë si një sfidë dhe se ishte përzgjedhu­r të ishte realizuesi i një misioni kulturor për një vend tepër të pacivilizu­ar. Edhe gruaja e Wied- it ishte shumë entuziaste për këtë projekt dhe mezi priste të vinte në Shqipëri e të fillonte punën për civilizimi­n e vendit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania