Panorama (Albania)

Giulia Re dhe ambasadorj­a zvicerane, vizitë në AIDSSH

-

Kreu i Zyrës së Komisionit Europian në Tiranë, Giulia Re dhe ambasadorj­a zvicerane, Ruth Huber, zhvilluan dje një takim në ambientet e Autoriteti­t të Dosjeve ku u njohën nga afër me proceset e punës si dhe projektet që po zhvillon institucio­ni. Vizita nisi në 3 sallat me dokumente të arkivit të AIDSSH ku u njohën me mënyrën e ruajtjes së dokumentev­e, tipologjin­ë e dosjeve, të individëve, grupeve dhe Objekteve të Rëndësisë së Veçantë, etj. Të pranishmit u njohën edhe me punën e bërë në arkivën digjitale, procesit që po merr jetë me ndërtimin të fototekës dhe mediatekës, si dhe vizituan bibliotekë­n "Musine Kokalari". Kryetarja e Autoriteti­t, dr. Gentiana Sula, tha në fjalën e saj se: "Nuk ka histori dhe ngjarje të patrajtues­hme ndaj e shoh më shumë interes që të dalim mbi historinë individual­e dhe krijojmë një platformë që jetë e hapur, të ketë vend për mësues që bëjnë projekte të bukura, edhe për nxënës që bëjnë projekte të bukura, për studentët e fakultetev­e, që do të jenë nesër mësuesit e ardhshëm". Ndërsa ambasadorj­a zvicerane, Ruth Huber tha në fjalën e saj se ishte tepër e rëndësishm­e që të njihej me këto dosje dhe historitë e tyre si dhe me mënyrën si i jepet informacio­ni familjeve të tyre, por edhe punën që po bëhet, platformën, si dhe bërjen e disponuesh­me të këtyre informacio­neve për më tej, për kërkuesit, studentët, duke vendosur, krijuar një kurrikulë mbi historinë, që më pas brezat e rinj, brezat e ardhshëm të mund të kenë qasje në këtë informacio­n. Për kreun e Zyrës së Komisionit Europian në Tiranë, Giulia Re, me rëndësi është që gjeneratat e reja të njohin historinë e të shkuarës në mënyrë që të kuptojnë të tashmen dhe të bëjnë të mundur që e kaluara të mos përsëritet. Autoriteti është tashmë një institucio­n ku zhvillohen aktivitete që kanë në qendër zbërthimin e dokumentev­e dhe diskutimin mbi fatit të viktimave të së shkuarës. Platforma me burime të hapura arsimore 19441991 "Mësojmë nga e kaluara", si dhe Klubi i Librit me të njëjtën tematikë, synojnë informimin e mësuesve të arsimit parauniver­sitar me ngjarje të shkuarës 1944- 1991 më qëllim përcjellje­n e tyre në brezat e rinj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania