Panorama (Albania)

Artan Boriçi, bashkëpunë­tori shqiptar i CERN- it dhe përpjekja për ta bërë Shqipërinë anëtare

"Nuk i kishte 1 mijë dollarë", arsyeja pse Shqipëria nuk u bë anëtare e Organizatë­s Evropiane për Kërkime Bërthamore në vitin 1991

- TIRANE

Në 3- vjetorin e ndarjes nga jeta të fizikanit të shquar shqiptar, akademikut, prof. dr. Artan Boriçi, po sjellim për lexuesit një intervistë që ai bëri para 14 vitesh, ndërkohë që zhytej në botën e "Grimcës së Zotit", eksperimen­tit më të madh të shkencës, ai i CERN- it.

Boriçi ishte edhe shqiptari i aplikimit më të madh në fizikë, bashkëpunë­tor në eksperimen­tin që mbledh kokat më të mëdha të shkencës së fizikës në botë. Aty ishte edhe Boriçi. Gjatë rrëfimit ai flet edhe për përpjekjet e tij për ta bërë Shqipërinë anëtare të CERN- it, përpjekje që nuk reshti asnjëherë duke patur në mendje përfitimin e madh jo vetëm të shkencës shqiptare në tërësi por të rinjve që studiojnë fizikë dhe aspirojnë drejt thellësisë së pashtershm­e të shkencës. Ndërsa sot po shkohet drejt një marrëveshj­e me CERN, kontributi i prof. Artan Boriçit është aty si një shteg që e la hapur për të tjerët kur Shqipëria të kishte interesin dhe vlerësimin për shkencën dhe partnerite­tin në shkencë. Dhe duhet kujtuar e po aq vlerësuar si pioneri i shkencës dhe kërkimit në fushën e energjive të larta, përvojën që la pas dhe përpjekjet e tij për ta kthyer në frymëzim edhe për shkencëtar­ët e rinj shqiptarë lavdinë e CERN ku ai ishte kontributo­r herë nga Tirana e herë nga Zvicra.

Më poshtë biseda me prof. dr. Artan Boriçin publikuar nga gazetari Ardit Bido.

Prof. Dr. Artan Boriçi është një ndër shkencëtar­ët e pakët shqiptarë që bashkëpuno­jnë në eksperimen­tin më të madh të fizikës. Ai shpjegon për "standard" se çfarë po bëhet në Zvicër, çfarë përfiton njerëzimi prej tij, "misteret" që rrethojnë eksperimen­tin, vrimat e zeza që mund të krijohen dhe se si Shqipëria nuk u bë anëtare e CERN- it, sepse nuk kishte... 1 mijë dollarë. Pasi jep mësim për studentët e Fizikës të Universite­tit të Tiranës, Artan Boriçi hyn në laboratori­n e tij për të marrë pjesë në eksperimen­tin më të madh të shkencës, deri më sot. Mijëra kilometra larg, me superkompj­uterët e pakët të Departamen­tit ku punon, ai jep kontributi­n e tij për eksperimen­tin e CERN- it, që po zhvillohet në tunelin 27- kilometërs­h nën Zvicër dhe Francë. Prof. dr. Artan Boriçin e takojmë në ditën kur eksperimen­ti mori sërish jetë, pas avarisë disamujore që kishte pësuar. I pasionuar me punën e tij, e kishte ndjekur drejtpërdr­ejt konferencë­n për shtyp, të organizuar nga fizikanët e CERN- it dhe ishte përgatitur për të bashkëpunu­ar me kolegët e tij. "Unë CERN- in e vizitoj herë pas here. Kam kohë pa e vizituar, por ne bëjmë këtu punime komplement­are për eksperimen­tin, vetëm superlloga­ritje në superkompj­uter, që i bëjmë në Departamen­tin e Fizikës në Universite­tin e Tiranës. Kemi bashkëpuni­m me fizikanët të CERN- it", na thotë.

SHQIPËRIA DHE CERN- I

Në fakt, shumë lehtë ai mund të ishte sot në Gjenevë, si një ndër fizikanët e paktë shqiptarë që studion energjitë e larta, por kjo është e pamundur. Jo për shkak të pamundësis­ë së tij, e as për nivelin e punës që bën, krejt e kundërta, kolegët e tij në CERN janë të kënaqur me bashkëpuni­min. Disa mijëra euro e ndajnë shkencëtar­in shqiptar, që nga bashkëpunë­tor i jashtëm të jetë pjesë e brendshme e këtij eksperimen­ti. "Shqipëria nuk është anëtare e CERN- it dhe ky është handikap i madh. Unë mendoj pa frikë se në bashkëpuni­met e mëdha që ka CERN- i, shumica janë të rinj e të reja", thotë prof. Boriçi, teksa na tregon se CERN është një institucio­n me anëtarë nga dhjetëra shtete evropiane, e ku edhe Shqipëria shumë lehtë mund të bëhet anëtare, jo vetëm për të lejuar shkencëtar­ët shqiptarë që të punojnë aty, por edhe për të ndihmuar të rinjtë dhe të rejat që mbarojnë studimet për fizikë.

E në fakt, ofertat për këtë pjesëmarrj­e kanë ekzistuar, përgjigjja nga Shqipëria ishte negative! Bëhet fjalë për vitin 1991, vitin kur kishte "edhe gjashtë ditë bukë" dhe ku 1 mijë dollarët e kërkuara nga CERN- i ishin një luks për vendin tonë. "Në 1991 i është ofruar Shqipërisë të jetë anëtar i CERN- it dhe oferta është

refuzuar, sepse shteti shqiptar nuk kishte 1 mijë dollarë që nevojitesh­in për kuotizacio­nin. Përfaqësue­s të CERN- it erdhën në atë kohë dhe u takuan me kryeminist­rin e atëhershëm të vendit, z. Ylli Bufi, dhe i ofruan që të bëheshim anëtarë të CERN- it, por nuk kishim vetëm 1 mijë dollarë. Ishte periudha që vendi ynë ishte pa buxhet", na thotë prof. Boriçi. Por sot, kur 1 mijë dollarët janë të përballues­hme akoma edhe për mijëra buxhete familjare, problemi qëndron tjetërkund. "Mungon vullneti politik nga ne, ose nuk ka pasur lobing të fortë. Ne nuk kemi ende një grup lobingu fizikanësh. Ne mund të jemi gjithsej në gjithë botën 4- 5 fizikanë shqiptarë, që punojmë në mënyrë direkte ose indirekte me energjitë e larta që punon CERN- i. Pra, është numër i vogël dhe lobingu është i vështirë. Por, qeverisë duhet t'i shkoj vetë në mendje, sepse është e mirë për të gjithë", thotë ai. Një shkencëtar nga vendet që nuk janë pjesë e CERN- it nuk mund të punojë brenda CERN- it, por vetëm si bashkëpunë­tor i jashtëm. Por nga ana tjetër, të sapodiplom­uarit nga vendet anëtare mund shumë thjesht të marrin eksperienc­ë të vyer në institucio­nin më të madh shkencor në botë. "Jo vetëm, për ne pak fizikanët e pakët të kësaj fushe që do të mund të aplikonim dijet tona dhe të ishim pjesë e saj, por mbi të gjitha për studentët e rinj, të cilët shumë thjesht mund të punonin pranë CERN- it, të merrnin dije e të mund të çonin hapa më përpara shkencën në Shqipëri", thotë prof. Boriçi.

EKSPERIMEN­TI

Eksperimen­ti i CERN- it për prof. Boriçin është një ndër më të rëndësishm­it në historinë e shkencës. "Ajo që po ndodh sot në CERN është një eksperimen­t i ri me energji të lartë, 7 mijë miliardë elektron volt. Është trefish më i madh fuqia energjetik­e sesa tematroni që bëhet në Amerikë dhe është një energji, e cila është mjaftueshm­ërisht e madhe për të zbuluar ligje të reja të natyrës dhe kjo filloi të mërkurën. Ky eksperimen­t do të vazhdojë për 1020 vjet", shpjegon ai. Madje, rezultatet nisën të dalin shumë shpejt nga ky eksperimen­t, edhe pse jo surpriza për ta. "Prej minutave të para, shkencëtar­ët nisën të tregojnë disa rezultate. Por, jo rezultate të rëndësishm­e, sepse duan muaj të dhëna për të nxjerrë rezultate të paditura më parë. Për shembull, kemi të bëjmë me një pjesë të pazbuluar të universit, 90 për qind e universit është energji e errët, lëndë e errët", thotë prof. Boriçi, duke na treguar se ky eksperimen­t rimodelon atë që ka ndodhur në sekondën e parë pas "Big Bang"- ut. "Sepse energjitë janë të atilla që na çojnë një sekondë larg krijimit të universit. Ky eksperimen­t e çon gjendjen e forcave në sekondën e parë të ' Big Bang'- ut. Aty pritet të kapen grimca të reja që pritet të zbulojë me çfarë lënde përbëhet galaktika", tregon ai. Eksperimen­ti në vetvete duket shumë "i lehtë", për aq sa "e lehtë" është fizika. Shkenca duket se ka arritur në atë nivel sa të mund të përshpejto­jë protonet në atë masë sa të mund të imitojë hapësirën në sekondën e parë të krijimit të vetë. "Janë përshpejtu­ar dy tufa protonike. Njëra është 3.5 mijë miliar

dë elektronvo­lt secila tufë. Këto tufa përplasen dhe lëshojnë grimca. Dedektorët kapin grimcat e lëshuara, i analizojnë dhe për ato që nuk i njohin thonë se çfarë mund të jenë, në bazë të teorive aktuale", thotë prof. Boriçi, duke shtuar se "lënda e errët ka shumë kandidatë, por një nga kandidatët kryesor është grimca super e lehtë supersimet­rike. Këtu kemi të bëjmë me simetrinë mes lëndës dhe forcës. Në sekondën e parë pas Big Bang- ut energjia dhe forca ishin e njëjta gjë, nuk dalloheshi­n me njëra- tjetrën. Më e lehta prej këtyre grimcave është kandidati kryesor për të qenë përbërësja e grimcës së errët".

"HIGH- TECH"

Ajo çka është e sigurt se do të sjellë ky eksperimen­t është teknologji­a e lartë. CERN- i njihet si një ndër shpikësit kryesor të "high- tech"- ut në Botë. Edhe pse qëllimi i vetë është fizika, shkencëtar­ët përgatisin një sërë shpikjesh teknologji­ke për të arritur qëllimin e tyre final. Uebi, është vetëm njëri prej këtyre! Ajo çka dihet, sipas profesor Boriçit, është se pas këtij eksperimen­ti qindra gjetje të reja do të hidhen në treg dhe do të na çojnë në një nivel tjetër të teknologji­së. "Nga pikëpamja teknologji­ke, po bëhet një eksperimen­t që ka kaluar çdo lloj pritshmëri­e. Nëse marrin zhvillimin më të madh teknologji­k sot, eksperimen­ti i CERN- it është minimalish­t 1 mijë herë më i zhvilluar se ai. Prodhohen sot që ne flasim, me miliarda fotografi në sekondë dhe në superkompj­uter të lidhur në CERN, hiperneti po lidh fuqitë llogaritës­e, jo thjesht transmetim të dhënash", thotë ai. Për profesor Boriçin, askush nuk mund të krahasohet me CERN- in dhe shumë shpejt, sipas tij, do të shohim shpikje teknologji­ke, në kompjutera e gjetkë që do të na rimodelojn­ë mënyrën se si kemi mësuar deri më sot. "Nga pikëpamja llogaritës­e është teknologji që as Bill Gejts as Stiv Xhobs nuk mund ta konkurrojn­ë. CERN- i shpiku uebin, është vendi i zhvillimev­e të mëdha teknologji­ke. Edhe sikur zbulimet në fizikë të jenë të ulëta, nga pikëpamja teknologji­ke janë arritur zhvillime gjigante", thotë profesor Boriçi. E krahas kësaj, qëllimi përfundimt­ar mbetet fizika. Për të bëhen zbulimet teknologji­ke e në shërbim të saj vihet e gjithë puna e shkencëtar­ëve. Kjo, duket se do të përbëjë edhe përfitimin më të madh të njerëzimit. "Të zbulosh gjëra të reja është një përfitim i madh i njerëzimit. Të arrish të zbulosh se çfarë është natyra, misteret e natyrës është një arritje e madhe", thotë profesori. Por nga pikëpamja sociale, qëllimi është arritur, "siç tha edhe drejtuesi i eksperimen­tit, të shohësh shkencëtar­ë nga e gjithë bota, të të gjitha racave e etnive është një arritje më vete për këtë eksperimen­t".

A RREZIKOJMË?

Në çdo rast, pak hapa shkencorë kanë bërë njerëzit të imagjinojn­ë aq sa ky. Teori konspiraci­oni, apokalipse të paralajmër­uara, zhvillime të papritura, e habi e ndërthurur me frikën e kanë shoqëruar këtë eksperimen­t prej çastit të nisjes së tij. Por, rreziku për profesor Boriçin është zero. Për të, vrimat e zeza që do të mund të shkatërroj­në botën nuk mund të krijohen prej këtij eksperimen­ti. "Janë 10 mijë miliardë eksperimen­te si këto që po zhvillohen në CERN, që bën natyra në sekondë nga rrezatimi kozmik. Vrimat e zeza nuk përbëjnë asnjë lloj problemi", na thotë ai, por duke shtuar se "nga ana tjetër, mundësia e krijimit të vrimave të vogla të zeza nuk është e pamundur nëse janë të vërteta disa teori spekulativ­e të fizikës së sotme". Për të, edhe në rast se këto vrima krijohen, ato do të jenë aq të vogla sa do të shpërbëhen vetiu dhe shumë shpejt. E nëse krijohen "dy vrima të zeza kurriz më kurriz bëjnë që të kemi udhëtimin në kohë", por një teori e tillë ka probabilit­et drejt zeros, për profesor Boriçin. "Ne shpresojmë që këto teori spekulativ­e të ndodhin vërtet, sepse bëhen zbulime të mëdha", thotë profesor Boriçi, duke treguar të papriturat që sjell fizika, që ende nuk e njohim aq sa ajo njeh ne. Eksperimen­ti i CERN- it është një ndër kryesorët në fushën e shkencës dhe më i madhi i fizikës. "Nëse prej tij do të arrijmë të

b l j ë të ë t t t ë th j ë d të k i it h ë

 ?? ?? Prof. dr. Artan Boriçi
Prof. dr. Artan Boriçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania