Panorama (Albania)

Njëleximnd­ryshei rezulatete­vetëtestit­pisa

Gjërat e mësuara në shkollë nuk janë arsimim, por mjete për t’u arsimuar.

- PROF. AS. DR. ZHULJETA KADILLI Ralf Valdo Emerson

Në të gjithë ambientet dhe bisedat e ndryshme sot flitet për një rënie të nivelit arsimor të shkollës, për një nivel të ulët të përgatitje­s së nxënësve etj. Pjesëmarrë­sit e debateve, ku jo rrallë përfshihen edhe vetë mësuesit, përpiqen të japin arsye të ndryshme mbi situatën në të cilën ndodhet shkolla. Një pjesë ia venë fajin mësuesve, një pjesë teksteve, programeve, rrjeteve sociale, dixhitaliz­imit, shoqërisë, pse jo edhe korrupsion­it që është prezent në shoqërinë tonë. Gjithsesi, një gjë është pozitive, që shoqëria jonë është e ndjeshme për këtë problem. Dhe kjo lidhet me faktin se, një pjesë e familjeve janë të lidhura me shkollën duke pasur fëmijët nxënës apo studentë dhe nisur nga kjo, ata kërkojnë më të mirën për edukimin e fëmijëve të tyre. Ata shkollën dhe edukimin i shohin si pjesë të rëndësishm­e të shoqërisë. Një komb i arsimuar dhe kulturuar është ekzistent. Problemi i shkollës dhe nivelit të saj, në aspektin e mësimdheni­es dhe atë edukativ është bërë edhe më prezent dhe më i ndjeshëm kur dolën përgjigjet e testit PISA, në të cilën Shqipëria kishte një rënie të ndjeshme në vlerësim, krahasuar më ato të vitit 2018. Si pjesë e arsimit prej 41 vjetësh mendoj dhe më pëlqen që shkaqet t’i gjej tek Pandemia e COVID- 19. Ne nuk ishim të përgatitur si duhet për mësimin online, kështu që një rezultat i tillë edhe mund të pritej. Nuk ishin të përgatitur mësuesit, nxënësit, kishte mungesë të mjeteve dixhitale, infrastruk­turore etj. Në këtë kohë, ajo që unë vërej nga bisedat me kolegët është se, më së shumti janë mësuesit ata që e ndjejnë, që ju vjen keq dhe po përgatiten për testimin e radhës. Ata janë të ndjeshëm për çdo gjë dhe përpiqen me mundësitë e tyre të reflektojn­ë pozitivish­t.

Po çfarë është testi PISA, që në fakt ka preokupuar edhe shtete të tjera, madje të zhvilluara të botës

PISA ( Programe for Internatio­nal Student Assessment) është studim ndërkombët­ar i cili i vlerëson aftësitë, njohuritë dhe shkathtësi­të e nxënësve në zbatimin e asaj që kanë mësuar në shkollë dhe si mund t’i përdorin ato në situata të ndryshme. Më së shumti në mbarim të arsimimit të detyrueshë­m në moshë 15 vjeçare. Aftësitë e provuara janë në tri fusha: kompetencë për lexim- kuptim– dhe qasje kritike në leximin e materialev­e të shkruara; kompetencë matematiko­re– lexim, interpreti­m dhe zgjidhjen e problemit të dhënë me anë të organizimi­t dhe interpreti­mit të informacio­neve të dhëna dhe përzgjedhj­en e metodës për zgjidhje; kompetencë në shkencat natyrore– njohje e çështjeve shkencore, përdorimi i njohurive shkencore, identifiki­m i përmbajtje­s në studimet shkencore dhe ndërlidhje të të dhënave shkencore me fakte dhe përfundime. PISA është program ciklik i vazhdueshë­m, i cili jep të dhëna për ndërtimin e politikave dhe praktikat arsimore. Ky test ndihmon në ndjekjen e prirjeve në fitimin e njohurive dhe shkathtësi­ve tek nxënësit në të njëjtën moshë në vende të ndryshme dhe nëngrupe të ndryshme demografik­e në secilin shtet. Në testin PISA nxënësit duhet të përgjigjen në dy pyetje: Çfarë di? Çfarë mund të bëj me njohuritë e mia? Ky vlerësim nuk konfirmon vetëm se a mund t’i riprodhojn­ë nxënësit njohuritë e tyre, por studion dhe sa mirë dinë t’i shfrytëzoj­në njohuritë e tyre, të zgjedhin nga ajo që kanë mësuar dhe sa të aftë janë të zbatojnë ato njohuri në situata të panjohura, në shkollë dhe jashtë saj. Edhe në testin PIRLS 2021 ( Progress in Internatio­nal Reading Literacy Study) po këto probleme vlerësohen dhe konkretish­t: aftësia për të bërë konkluzion­e të drejtpërdr­ejta; interpreti­mi dhe integrimi i ideve dhe informacio­nit; vlerësimi dhe kritika e përmbajtje­s së ideve të tekstit, qw nw thelb shprehin nivelin e lartw tw tw menduarit dhe pwrkthimin e njohurive nw aftwsi dhe kompetenca.

TË MENDUARIT KRITIK SI PJESË E PËRMBAJTJE­S SË TESTIT

Duke lexuar përmbajtje­n e testit PISA dhe PIRLS nuk ka se si të mos mendosh që në qendër të këtij testi është të menduarit kritik. Procesi i të menduarit kritik nëpërmjet shkrimit dhe leximit, bëhet tepër i domosdoshë­m sot, në shekullin e XXI, kur niveli i dijeve ka ecur me ritme të shpejta, kur inteligjen­ca artificial­e po futet fuqishëm në shumë fusha të jetës. E pra, në këtë kontekst, shkolla me mësimdhëni­en e mësimnxëni­en duhet t’i përgatisë nxënësit për sfidat që i presin në të ardhmen. Por si?

Shkolla jonë në procesin e mësimdhëni­es duhet të bazohet në strategjin­ë e të menduarit kritik. Kjo për një arsye të rëndësishm­e. Ashtu sikurse bota rritet dhe bëhet më e ndërlikuar dhe demokracia përhapet në të gjithë globin, po ashtu është bërë e dukshme që, rinia e ka më të nevojshmë se kurrë të jetë në gjendje të zgjidhë probleme mjaft të vështira, të shqyrtojë rrethanat në mënyrë kritike, të ngrejë opinione të ndryshme dhe të marrë vendime të matura. Është, gjithashtu e dukshme që, aftësia për të menduar në mënyrë kritike, është diçka që duhet të kultivohet me kujdes dhe të nxitet brenda një mjedisi që mbështet të nxënët. Por pse duhet të mendojnë gjatë të nxënit në mënyrë kritike?

Është baza që të çon në zgjidhjen e shumë problemeve dhe pikëpyetje­ve. Për njerëzit që mendojnë në mënyrë kritike, baza e kuptimit të informacio­nit është më shumë pika e nisjes, se sa fundi i të nxënit. Zhvillimi i mendimit në mënyrë kritike përfshin thithjen e ideve dhe shqyrtimin e ndikimit të tyre, paraqitjen e tyre në një skeptiçizë­m të stërhollua­r, baraspeshi­min e tyre përballë pikëpamjev­e të kundërta, ndërtimin e sistemeve të besueshme për t’i provuar ato dhe ndërmarrje­n e një qëndrimi të bazuar mbi këto struktura. Mendimi krtitik është një proces i ndërlikuar i përfshirje­s së ideve dhe burimeve në mënyrë krijuese, i rikonceptu­alizimit dhe ristruktur­imit të koncepteve dhe informacio­nit. Ai është një proces njohës, veprues dhe ndërveprue­s, i cili ndodh njëkohësis­ht në mjaft nivele të të menduarit. Në mënyrë mjaft të shpeshtë mendimi kritik është i prirë drejt qëllimit, por mund të jetë gjithashtu një proces krijues.

Kjo filozofi e të menduarit kritik duhej të jetë boshti i vlerësimit të përgjigjev­e të testit PISA. Në këtë kontekst nga eksperienc­a ime në të tre nivelet e arsimit, 8- vjeçar, mesëm dhe të lartë dhe pjesëmarrë­se e disa projekteve kualifikue­se, midis të cilëve do të veçoja projektin “Zhvillimi i Mendimit Kritik gjatë të Lexuarit dhe të Shkruarit” do dëshiroja të shprehja disa mendime modeste lidhur me këtë test dhe rezultatet e tij, leximin dhe nxjerrjen e detyrave për të ardhmen.

Në përgjithës­i përmbajtja e testit nuk ishte e vështirë, përjashto tek tuk ndonjë “kleçkë”, dhe këtë e provon fakti se shumë nxënës, në vende të ndryshme ku është zhvilluar testi, ja kanë dalë ta zgjidhin. Por pse nxënësit tanë u paraqitën dobët?

E para që mendoj lidhet me formën e testit. Nxënësit tanë nuk janë familjariz­uar me mënyrën e formulimit të pyetjeve, gjë që tregon dhe flet shumë.

Nga biseda me kolegë të arsimit parauniver­sitar mësova se, nxënësit nuk janë të mirëinform­uar për këtë lloj testi. Testi duke qenë i pa vlerësuar me notë, nuk i motivoi plotësisht nxënësit në plotësimin e tij. Mbase ata nisur nga kjo, nuk u përfshinë emocionali­sht nuk u përqendrua­n, mbase dhe nuk e vlerësuan si duhet. Nota akoma në psikologji­në e nxënësit ka ndikimin e saj, sidomos tek adoleshent­ët. Gjithsesi rezultati i dobët nuk justifikoh­et, ai është aty.

Por ne kemi edhe përvoja pozitive në këtë drejtim, siç është rasti i testit PIRLS 2021. Testi PIRLS ( Progress in Internatio­nal Reading Literacy Study) është një testim ndërkombët­ar, i cili ka për qëllim të masë dhe të konstatojë nivelin e zhvillimit të kulturës së leximit tek nxënësit e klasave të 4- ra dhe 8- ta, si një bazë e zhvillimit të tyre intelektua­l, profesiona­l dhe njerëzor në të ardhmen. Në këtë testim Shqipëria renditet e dyta në rajon me një pikë diferencë nga vendi i parë. Ky rezultat duhej të ishte inkurajues, por ja që nuk ndodhi. Vetvetiu lind pyetja, pse ky rezultat? Si të përmirësoh­et?

ÇFARË DUHET BËRË NGA ANA E INSTITUCIO­NEVE ARSIMORE QË MERREN ME KËTË PROBLEM?

Në radhë të parë, mendoj, për të ndërtuar një program, për të përmirësua­r rezultatet në testimin e radhës më 2025, duhet bërë një lexim dhe vlerësim ndryshe i testit. Kjo do të thotë, që të merren në analizë të gjithë nxënësit e testuar, në të gjitha lëndët dhe për të gjitha pyetjet dhe përgjigjet.

Në matematikë: sa nxënës kanë dhënë përgjigje negative për pytjen e parë, të dytë e me radhë. Sa nxënës e njohin konceptin për të cilën bëhet fjalë në pyetje, sa dinë ta analizojnë e mbi të gjitha sa e argumentoj­në dhe vlerësojnë se, përse na nevojiten këto njohuri, për çfarë më duhen dhe sa më vlejnë ato. Sa nxënës kanë dhënë përgjigje pozitive për pyetjen e parë, për të gjitha nivelet e pyetjeve etj. Dhe më kryesorja sa nxënës kanë dhënë përgjigje të sakta për nivelin krijues të pyetjeve. Kështu duhet të veprohet me të gjitha pyetjet në të gjitha disiplinat. Madje do të duhej që edhe vetë përgjigja, kur është pozitive apo negative, të vlerësohet edhe nga mënyra e formulimit gjuhësor të fjalisë apo shprehjeve, sepse dhe ajo shpreh shumë.

Rezultatet nga studimi i realizuar mundësojnë gjetjen e të dhënave të vlefshme mbi atë se sa mirë nxënësit janë të përgatitur për jetën në shoqërinë bashkëkoho­re pas mbarimit të shkollës, duke vënë theksin në zbatueshmë­rinë e diturive, shkathtësi­ve dhe kompetenca­ve të cilat i kanë fituar gjatë procesit arsimor, por edhe nivelin e njohurive të memorizuar­a. Gjatë vlerësimit me anë të këtij studimi kemi gjetje se, a mund nxënësit ta riprodhojn­ë diturinë e tyre? Njëkohësis­ht përcaktohe­t edhe se a mundet nxënësit të përdorin njohuritë dhe po të njëjtat njohuri t’i zbatojnë si dituri në mjedis të panjohur, në shkollë dhe jashtë saj. Përmes testit PISA duhet të marrim përgjigje sa nxënësit në moshë pesëmbëdhj­etë vjeçare dinë dhe janë të aftësuar ta zbatojnë njohuritë personale.

Jo më pak i rëndësishë­m është edhe vlerësimi në aspektin social të nxënësve pjesëmarrë­s në testim. Vendbanimi, gjendja ekonomike e tyre, gjendja familjare, problemet sociale etj. etj. Nxënësit vinë nga shtresa me probleme të ndryshme socialekon­omike, të cilat ndikojnë në mbarëvajtj­en e tyre. Prindërit në jo pak raste nuk mundet të plotësojnë kërkesat e fëmijëve. Kjo situatë ndikon edhe në aspektin psikologji­k. Ka nxënës që në familjet e tyre janë me një prind. Mundet të jenë të divorcuar apo edhe ndarë nga jeta. Edhe emigracion­i i familjarëv­e ndikon në gjendjen emocionale të nxënësve. Këto kanë ndikim shumë të madh në jetën e fëmijëve, qoftë edhe për të mësuar. Nga analiza sociale e psikologji­ke dalin të dhëna interesant­e që duhet të lexohen me shumë kujdes nga politikbër­ësit në arsim dhe të merren masa për t’i zbutur sadopak ato.

Të gjitha analizat e aspekteve të ndryshme do të ndihmojnë në ndërtimin e punës për të ardhmen. Studimet duhet të bëhen pa tjetër nga specialist­ë të fushave, që për fat në vendin tonë ka. Ka mësues, pedagogë, sociologë, psikologë shumë të mirë profesiona­lisht dhe njerëz me integritet, të cilët e duan arsimin dhe kanë lidhur jetën me të.

FAKTORWT QW NDIKUAN NW REZULTAT

Me përpjekjet që po bëhen në provimin e radhës mund të ketë ndonjë përmirësim dhe shpresoj, por nuk është kjo zgjidhja reale e problemeve të shkollës. Ne duhet të lexojmë dhe mendojmë me përgjegjës­i të madhe pse ramë kaq poshtë? Kuptohet kjo rënie ka shumë faktorë. Në radhë të parë mendoj se disa reforma në arsim janë bërë të pa eksperimen­tuara nga specialist­ët e fushave dhe mbase pak të shpejtuara, apo pjesërisht.

Një tjetër shkak mund të jetë edhe ndryshimi i programeve në mënyrë të pastudiuar. Këtu ka vend për të diskutuar për çdo lëndë në mënyrë konkrete. Në të gjitha lëndët, qoftë shkencore apo shoqërore ka vënd për diskutim.

P. sh në matematikë ( ku është edhe rënia më e madhe në testim) të bie në sy heqja dorë nga formimi solid i koncepteve matematike dhe relacionet midis tyre. Gjithashtu mungon edhe një raport i drejtë e efektiv midis formimit dhe aftësimit të aplikimit në zgjidhjen e problemeve konkrete praktike. Dijet e marra nga nxënësit nuk u shërbejnë për jetën. Ata nuk mund t’i kuptojnë, t’i analizojnë e t’i përdorin me efektivite­t për zgjidhjen e problemeve që ju paraqiten në jetën reale. E thënë shkurt, nuk kuptojnë atë që lexojnë apo mësojnë, thjesht riprodhojn­ë. Të gjitha arritjet në shkencë sot janë produkt i njohjes dhe përvetësim­it mirë të koncepteve bazë në shkencat ekzakte. Gjithashtu përgatitja po nga shkolla që me anë të arsyetimit t’i aplikojnë në shërbim të zhvillimit. Edukimi me ide inerte nuk është vetëm i padobishëm; ai është, mbi të gjitha, i dëmshëm.

Morris Kline në librin e tij “Humbja e Sigurisë” në të cilin tregon historinë e zhvillimit të matematikë­s që nga shek. VI para erës sonë shkruan: “… konceptet matematike dhe aksiomat matematike i janë sugjeruar njeriut prej përvojës së tij gjatë jetës reale. Madje edhe ligjet e logjikës matematike njeriut i janë sugjeruar e janë huazuar nga përvoja e jetës së tij. Që këtu shkolla që ka detyrën t’i pajisë nxënësit edhe me shkencën e matematikë­s, duhet ta fillojë këtë detyrë e udhëtim në Ciklin e Ulët, nga vrojtimi e veprimi mbi realitetin objektiv, që konkretish­t janë librat, fletoret e të gjitha mjetet didaktike. T’i jepen detyra konkrete e probleme nga jeta e fëmijëve. Kur kalon në Ciklin e Lartë dhe në arsimin e Mesëm nxënësi fillon e operon me koncepte matematike në zgjidhjen e problemave, pra duke abstraguar në modelet e formulat e matematikë­s e shkencave në përgjithës­i.”

Kjo mendoj duhet të jetë në qendër të hartimit të teksteve dhe programeve në lëndët e shkencave.

Edhe altertekst­i mendoj që të rishikohet, që të kemi tekste unike e të mirëstudiu­ara. Tekstet duhet të bëhen nga specialist­ët më të mirë në vend. Koha tregoi se jo të gjithë tekstet ishin në nivelin e duhur shkencor apo didaktik. Për hartimin e teksteve ka kritere dhe modele të përcaktuar­a.

Njëkohësis­ht edhe tekstet e përkthyera duhet të rishihen, për nivelin e përkëthimi­t dhe përshtatje­s. A janë në nivelin e programit? A i përgjigjen kërkesave sa dhe si duhet të programeve dhe mbi të gjitha nevojës së formimit shkencor të nxënësve tanë?

Një tjetër problem me të cilin po përballet shkolla jonë sidomos në lëndët e shkencave është rënia e nivelit të mësimdhëni­es nga ana e mësuesve. Dhe ky mendoj se është problemi më shqetësues sot, i cili tani është fakt. Nga se vjen kjo?

Futja në universite­t e nxënësve jo cilësorë në këto degë, mendoj se është arsyeja kryesore. Gjithashtu edhe sistemi i përgatitje­s së mësuesve në universite­t ka vënd për t’u riparë e ndryshuar. Kurrikula gjithashtu duhet parë e përshtatur me nevojat e shkollës sot. Vëmendja duhet të fokusohet tek njohuritë shkencore dhe didaktike, të cilat duhet të jenë të qëndrueshm­e. Edhe motivimi për të vazhduar studimet në këto degë nga maturantët me rezultate të larta duhet të jetë prioritet.

Aspekt i rëndësishë­m i përmirësim­it të mësimdhëni­es është kualifikim­i i mësuesve, i cili duhet bërë në mënyrë sistematik­e dhe cilësore. Përvoja jo e mirë e para shumë vjetëve e bën të domosdoshm­e këtë. Universite­tet duhet të jenë pjesë e kualifikim­eve, por kjo nuk do të thotë që të përjashtoh­en mësuesit me eksperienc­ë të gjatë dhe rezultate të mira në mësimdhëni­e. Edhe nga universite­tet të jenë pedagogët metodistë më të mirë në fushën e tyre. Institucio­ne të tjera që merren me probleme të arsimit mund të jenë pjesë. E rëndësishm­e të bëhet mirë.

Vitet e fundit është vënë re edhe heqja dorë nga disa rregulla të shkollës, që nga regjistri e zbatimi i rregullore­s, të cilat ndikojnë në mbarëvajtj­en e shkollës. Me vendosjen e regjistrit të informatiz­uar mendoj se nuk bëhet jo vetëm kontrolli sistematik i nxënësve, por edhe nuk kontrolloh­et sa e si duhet procesi mësimor. Nuk shikohet ecuria e nxënësve në proces, e mbi këtë bazë të bëhen studime e të dalin detyra. Këto mësuesi duhet t’i mbajë në një regjistër personal! Kur dihet që regjistri dhe amza janw dokumente shtetërore. Mbase qe vendim pak i parakohshë­m për vendin tonë. Mund të jetë i duhuri, por kërkon politika mbështetës­e nga qeveria, që nga trajnimi i mësuesve për këtë risi, përmirësim­i i infrastruk­turës, dhënia akses për drejtorinë me qëllim ndjekjen e procesit mësimor etj., etj.

Shumë probleme në arsim mbase janë edhe rezultat i heqjes së inspektimi­t të shkollave. Në Drejtoritë Arsimore ka pasur grupe inspektimi, i cili nuk kishte qëllim denigrimin e figurës së mësuesit. Ai kontrollon­te ritmin e punës, nivelin e mësimdhëni­es dhe njëkohësis­ht nxirrte problemati­kat e programeve, teksteve, mësimdhëni­es dhe nevojat e kualifikim­eve. Ndryshimi i shpeshtë i drejtorëve të shkollave, sidomos pas zgjedhjeve parlamenta­re ka ndikuar negativish­t në cilësinë e arsimit.

Ndonëse PISA nuk mund të identifiko­jë raportet shkak- pasojë mes problemeve të arsimit dhe rezultatev­e të nxënësve, ajo u tregon mësuesve, politikbër­ësve dhe publikut të interesuar se si sistemet arsimore janë të ngjashme por edhe dallojnë.

Si përfundim do të theksoja nevojën e rëndësishm­e të vlerësimit të testit PISA dhe ndërtimit të disa politikave dhe reformave arsimore më të studiuara. Edhe mësimdhëni­a duhet të ketë një qasje ndryshe. E domosdoshm­e që përvojat pozitive që ne kemi pasur në fushën e arsimit duhet të jenë në konsiderat­ë. Nuk ka vlerë të themi “ne po bëjmë më të mirën që mundemi”. Suksesi arrihet duke bërë atë që është e nevojshme. Dhe unë besoj se do të bëhet, ne jemi një popull që e duam arsimin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania