Panorama (Albania)

NATO dhe ne

- GENC POLLO

Në mes të vitit 1992 një delegacion i Aleancës së Atlantikut të Veriut, i kryesuar nga Ndihmëssek­retari i Përgjithsh­ëm vizitoi për herë të parë Tiranën. Në takimin me Presidenti­n Berisha, ku kisha privilegji­n të isha i pranishëm, ky i fundit shprehu vullnetin e shtetit shqiptar dhe kërkesën zyrtare për anëtarësim në NATO. Gjysmë viti më pas, Presidenti i Republikës do të vizitonte selinë e NATO- s në Bruksel, ku do të pritej nga Sekretari i Përgjithsh­ëm Manfred Wörner dhe do të fliste para Këshillit të Atlantikut të Veriut; treçerek viti më pas zoti Wörner do të vizitonte Shqipërinë krahas shumë qeveritarë­ve të tjerë nga shtetet anëtare të Aleancës. Në këtë sfond takimi në fjalë është kollaj të harrohet. Megjithatë, ai mbetet i veçantë. Së pari, sepse zyrtarizoi kundrejt NATO- s një qëndrim të formësuar nga Partia Demokratik­e gjatë viteve 1991 e 1992. Sot, në retrospekt­ivë, kjo duket e vetëkuptue­shme, por në kontekstin e izolimit politik në dekada, të tezave “as Lindje e as Perëndim, por urë lidhëse mes tyre” apo të sugjerimev­e për një neutralite­t ala zviceran, pro- atlantizmi intrazigje­nt i PD- së pa ekzagjerua­r mund të quhet revolucion­ar dhe me përvojën e deritanish­me, largpamës.

Së dyti, sepse ishte e para kërkesë zyrtare për anëtarësim e paraqitur nga një shtet ishkomunis­t mbas rënies së Perdes së Hekurt. Pse Shqipëria në këtë pikë ishte e para dhe u shpreh për t’iu bashkuar NATO- s më herët se, bie fjala, Polonia? Për këtë nevojitet një hulumtim krahasues. Por ky fakt i dha një besueshmër­i të shtuar Shqipërisë, si prijëse në Europën Lindore e një trendi gjeopoliti­k e qytetërimo­r.

Historia e deshi që anëtarësim­i në NATO të arrihej 17 vjet më pas, në prill 2009; të arrihej nga e njëjta forcë politike në pushtet, Partia Demokratik­e dhe nga i njëjti lider i saj, Sali Berisha.

Zgjedhja e PD dhe e Shqipërisë mund të shihet në disa prizma. Së pari, NATO është një komunitet i kombeve të lira e i shteteve demokratik­e. Ne sapo kishim lënë pas me tmerr një regjim totalitar e të izoluar dhe kështu do të ishte mëse e natyrshme që rruga jo e shkurtër e jo e lehtë e ndërtimit të demokracis­ë e të shtetit ligjor të bëhej në bashkëpuni­m, në partnerite­t me këtë komunitet dhe mundësisht në gjirin e tij.

Më tej ndjenja e ribashkimi­t me Europën e Perëndimin, pas përvojave historike negative të gjysmës së dytë të shekullit 20 dhe të shekujve para pavarësisë, kaq e pranishme në sferën publike mbas dhjetorit ‘ 90, e konsideron­te natyrshëm Aleancën Euroat

Le të kujtojmë këtu se mbas kidnapimit të tre policëve kosovarë në kufi dënimi ishte verbal dhe pa pasojat që do të duhej të kishte. Po këtu duhet shtuar se ka një iluzion ndër diplomatët në Bruksel e Washington, të cilët merren me Serbinë e dialogun Prishtinë- Beograd se me appeasemen­t apo llastimin e Vuçiçit do të fusin Serbinë në orbitën perëndimor­e. Faktet tregojnë të kundërtën. Është meritë e Partisë Demokratik­e në opozitë që me qartëpamës­i e konsistenc­ë në këto vite ka kundërshtu­ar nismat rajonale të padobishme e problemati­ke si dhe sjelljet kundërprod­uktive ndaj Serbisë nga ana e qeverisë e faktorëve të tjerë. Duke treguar kështu koherencë me vlerat e parimet e misionit të vet që nga koha e themelimit mëse tri dekada më parë.

lantike si një kornizë ku mund të ndodhte ky ribashkim.

Motivi i sigurisë, raison d’être i çdo aleance, patjetër që ishte shtysë primare. Bashkimi Sovjetik, armiku historik i NATO- s u shpërbë në atë kohë tok me Traktatin e Varshavës. Por në Ballkan gjatë një dekade përjetuam luftëra të përgjakshm­e të nisura nga Jugosllavi­a dhe Serbia e Milosheviç­it, të cilat morën fund vetëm në sajë të ndërhyrjes ushtarake të Aleancës. Dhe paqja u vendos e mbeti e qëndrueshm­e po në sajë të Aleancës e trupave të saj në Bosnjë e në Kosovë.

Në kuptimin më të gjerë, NATO është edhe referencë e produkt i rendit ndërkombët­ar të pas Luftës së Dytë Botërore të modeluar në radhe të parë mbi idealet humaniste të Perëndimit e të bazuara në parime e rregulla. Ky rend, i sfiduar sot nga fuqitë revizionis­te si Rusia e Kina, mund të mos jetë perfekt. Por, ai është më i miri që ka njohur globi dhe dukshëm superior ndaj alternativ­ave të mundshme. Dhe Shqipëria besoj ka bërë zgjedhjen e duhur.

Por qenia anëtar në një aleancë nuk është, nuk mund të jetë, vetëm për të përfituar prej saj. Por edhe për të kontribuar në të.

Së pari, me cilësinë politike të anëtarësim­it; siç vërejmë në ndonjë rast tjetër kur parti politike madhore janë kundra anëtarësim­it të shtetit në një organizatë atëherë kredibilit­eti i anëtarit cenohet. Shqipëria e rrezikonte këtë me bagazhin antiamerik­an e antiperënd­imor të Partisë së Punës e më pas të Partisë Socialiste. Por rreth mesit të viteve ‘ 90, drejtues të Forumit Rinor Eurosocial­ist nisën një debat që gradualish­t i ndryshoi e i normalizoi pozicionet e partisë së tyre.

Së dyti, me kontribute­t ushtarake. Shqipëria ka lënë një emër të mirë e të respektuar me trupat e saj të dërguara jashtë arealit si p. sh., në Afganistan e gjetiu. Por në mbrojtjen e arealit edhe ne si gjithë Europa gjatë 20 viteve të fundit patëm iluzionin e dividendit të paqes së përhershme; si pasojë reduktuam shpenzimet për mbrojtjen, hoqëm rekrutimin e kështu me radhë. Është zhvillim pozitiv që NATO investoi në aerodromin e Kuçovës për ta përdorur si bazë ajrore logjistike. Por duhet të lumturohem­i që askush nuk pati interes për të ndërtuar aty ndonjë resort turistik. Sepse po të kishte interes e duke parë se çka ndodhur me bazat detare, zor se do të kishim NATO në Kuçovë, sepse zor se të mbetej gjë nga baza ajrore. Këtu lipset një rishikim i gjërave.

Agresioni i Rusisë putiniste kundër Ukrainës këto dy vjet ka ndryshuar paradigmat e gjithëpran­uara duke sjellë në fokus të Europës ushtrinë, armatimin e gatishmëri­në luftarake. Sfida mes SHBA e Kinës sugjeron që europianët të marrin më shumë përgjegjës­i në mbrojtjen e kontinenti­t, gjegjësish­t në NATO.

Por, që të mbetemi në rajonin tonë: në tri vitet e fundit Serbia vuçiçiste tri herë ka kërcënuar verbalisht Kosovën me ndërhyrje të dhunshme e njëkohësis­ht ka dislokuar ushtrinë në kufirin kosovar. Sipas të përjavshme­s “Time”, para disa javësh zbulimi amerikan kishte konkluduar në njërin rast se synimi i Beogradit ishte të marshonin në Kosovë të paktën deri në lumin Ibër. Dhe për të zmbrapsur Vuçiçin u desh jo vetëm të përforcohe­j KFOR- i me trupa shtesë, por edhe të ekspozohes­hin publikisht në media informacio­net mbi sulmin potencial. Këto raste janë shkelje të rënda të Kartës së Kombeve të Bashkuara e të detyrimeve të OSBE- së nga Serbia. Kur mendon se kjo është sjellja e një shteti kandidat për në BE kundrejt një tjetër shteti kandidat, atëherë fatkeqësis­ht nuk mundet të mos vëresh nuancat qesharake që merr ky proces i rëndësishë­m. Ky incident e të tjerë si ai dëftejnë se Serbia e sotme me orientimin e saj revanshist në rajon ( bëhet fjalë edhe për Bosnjën e Malin e Zi përveç Kosovës) dhe me miqësinë e bashkëpuni­min e pandërprer­ë me rivalët e armiqtë e NATOs ( psh., refuzimi i sanksionev­e europiane kundër Rusisë me gjithë detyrimin traktator) përbën jo vetëm problem politik, por edhe kërcënim sigurie. Prandaj NATO në rajon me zgjerimin përmes anëtarësim­it e me prezencën ushtarake është e domosdoshm­e dhe e pazëvendës­ueshme. Thënë kjo lipset të shtojmë se jo gjithmonë reagimi ndaj provokimit ka qenë i duhur. Le të kujtojmë këtu se mbas kidnapimit të tre policëve kosovarë në kufi dënimi ishte verbal dhe pa pasojat që do të duhej të kishte. Po këtu duhet shtuar se ka një iluzion ndër diplomatët në Bruksel e Washington, të cilët merren me Serbinë e dialogun Prishtinë- Beograd se me appeasemen­t apo llastimin e Vuçiçit do të fusin Serbinë në orbitën perëndimor­e. Faktet tregojnë të kundërtën. Është meritë e Partisë Demokratik­e në opozitë që me qartëpamës­i e konsistenc­ë në këto vite ka kundërshtu­ar nismat rajonale të padobishme e problemati­ke si dhe sjelljet kundërprod­uktive ndaj Serbisë nga ana e qeverisë e faktorëve të tjerë. Duke treguar kështu koherencë me vlerat e parimet e misionit të vet që nga koha e themelimit mëse tri dekada më parë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania