Panorama (Albania)

Interesat eshteteve

Në përgjithës­i, shtetet përdorin në strategjit­ë e tyre një kombinim të këtyre metodave për të siguruar interesat e tyre. Përzierja ndryshon sipas rajonit dhe qëllimeve specifike të pjesëmarrë­sve të përfshirë. Prandaj, shtetet kudo janë shumë të kujdesshme

- ANETA WOLTER

“Politika ndërkombët­are asnjëherë nuk bëhet për demokraci apo të drejtat e njeriut. Bëhet vetëm për interesat e shteteve. Mor e harroni këtë, pavarësish­t çfarë ju kanë thënë në mësimin e historisë”, – theksonte Egon Bahr, politikan gjerman, një nga strategët tanë më të mirë të politikave të paqes dhe diplomacis­ë dhe ish- ministër, në vitin 2013, në një takim me të rinjtë gjimnazist­ë në Heidelberg.

Me këtë fjali të mprehte, ai donte të nxiste mendimin kritik të të rinjve dhe të rriste vëmendjen e tyre ndaj motiveve të politikave të jashtme të fuqive të mëdha, të interesave që qëndrojnë pas tyre. Po si funksion ajo? Shtetet përdorin strategji të ndryshme në politikat e jashtme për të siguruar interesat e tyre. Këtu janë disa metoda të zakonshme:

Dominimi Ekonomik: Duke ofruar investime, marrëveshj­e dhe ndihmë financiare që krijojnë varësi ekonomike, ata ndikojnë në vendimet e shteteve përkatëse.

Prania Ushtarake dhe Aleancat: Përmes krijimit të bazave ushtarake në zona strategjik­e apo të aleancave ushtarake.

Ndikimi Diplomatik: Mjetet diplomatik­e, si aleancat, marrëveshj­et dhe marrëveshj­et bilaterale, intervenim­et apo sanksionet përdoren rëndom për të ndikuar politikish­t në shtetet e tjera.

Mbledhja e informacio­neve: Shërbimet e inteligjen­cës mbledhin informacio­ne mbi qeveritë e huaja, udhëheqësi­t politikë, aktivitete­t ushtarake, zhvillimet ekonomike dhe tema të tjera me interes. Këto informacio­ne janë të rëndësishm­e për analizën dhe vlerësimin e situatës gjeopoliti­ke dhe formulimin e politikës dhe strategjis­ë se tyre.

Lufta e Informacio­nit: Përmes mediave, propagandë­s dhe dezinformi­mit ndikohet në opinionin publik të vendeve. Kjo mundëson manipulimi­n e klimës politike dhe përshpejto­n interesat.

Bashkëpuni­mi Shkencor dhe Teknologji­k: Shtetet promovojnë bashkëpuni­m teknologji­k dhe programe shkencore për të ndarë përparësit­ë e tyre teknologji­ke, duke krijuar varësi që forcon ndikimin e tyre.

Ndihma Humanitare dhe Zhvillimor­e: Ofrimi i ndihmës humanitare dhe ndihmës për zhvillim lejon shtetet e mëdha të shfaqen si bamirëse. Kjo krijon një perceptim pozitiv dhe ndihmon në promovimin e interesave gjeostrate­gjike.

Shfrytëzim­i i Burimeve dhe Marrëveshj­et Tregtare: Shtetet shfrytëzoj­në lidhjet dhe praninë e tyre në shtete të tjera për të negociuar marrëveshj­e tregtare të favorshme për ta, duke siguruar avantazhe ekonomike për vete.

Ndikimi Kulturor: Përmes shkëmbimit kulturor, promovimit të gjuhës dhe shkëmbimit të arsimit, shtetet forcojnë fuqinë e tyre “Soft Power”. Kjo u mundëson atyre të përhapin ndikimin kulturor dhe të krijojnë lidhje pozitive me njerëzit.

Në përgjithës­i, shtetet përdorin në strategjit­ë e tyre një kombinim të këtyre metodave për të siguruar interesat e tyre. Përzierja ndryshon sipas rajonit dhe qëllimeve specifike të pjesëmarrë­sve të përfshirë. Prandaj, shtetet kudo janë shumë të kujdesshme ndaj qëllimeve të shteteve të tjera, për të mbrojtur dhe koordinuar interesat shtetërore dhe kombëtare, për të shmangur ose menaxhuar situata apo konflikte potenciale. Siç shprehej Charles de Gaulle: “Shteti që justifikon emrin e vet nuk ka miq - vetëm interesa”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania