Panorama (Albania)

Çudia, Arsenali me një formacion më të shtrenjtë se Mançester Siti

11- shet e mundshme, "topçinjtë" 12.5 mln më shumë

-

Arsenali dhe Mançester do të përplasin brirët të dielën në "Etihad" në një përballje që do të thotë jo pak për garën e ardhshme për titull në Angli.

Përpara duelit mes Guardiolës dhe Artetës, "Sunsport" ka analizuar sesa shumë klubet kanë shpenzuar për të ndërtuar formacioni­n e tyre të mundshëm titullar. Siti akuzohet shpesh se është klubi që nuk ngurron ta fusë dorën thellë në xhep për të shpenzuar. Por në mënyrë të pabesueshm­e, formacioni i mundshëm që Pep Guardiola mund të hedhë nga minuta e parë në "Etihad" kushton më pak se skuadra me të cilën pritet të luajë Arsenali. Skuadra titullare me të cilën Siti luajti në betejën e tyre të fundit për titull kundër Liverpulit, pak para pushimit ndërkombët­ar, u kishte kushtuar 413.4 milionë paund. Megjithatë, me portierin titullar Ederson ( 34.9 milionë paund) jashtë fushës për përballjen e kësaj fundjave, që me siguri do të zëvendësoh­et nga Stefan Ortega i ardhur me parametër zero në Mançester, do bëjë që formacioni i mundshëm titullar i "qytetarëve" të zbresë në 378.5 milionë paund. Kësaj i duhet shtuar edhe i dëmtuari Xhek Grilish, për të cilin Siti pagoi 100 milionë paund. Por çmimi relativ i ulët i Erling Halandit prej 51.4 milionë paundësh e mban koston e skuadrës së Sitit të ulët, ndërsa një numër transferim­esh me kosto të ulët, kompensojn­ë 62.5 milionë paundët e shpenzuara për

Rodrin. Foden ( 0), Alvarez ( 14 milionë paund) dhe Akanzhi ( 15.1 milionë £) e kanë forcuar veten si titullarë të rregullt në sistemin e Pep, pavarësish­t se i kushtojnë klubit vetëm "qindarka" në krahasim me yjet e tjerë. Por Mançester Siti do të ketë në stol një sasi monstruoze talentesh, që do të rrisin çmimin e pankinës së tyre të luksit të dielën, me yje si Diaz,

Gvardiol, Doku dhe Nunjez. Vetëm këta të katërt i kushtuan kampionëve të Anglisë 250 milionë paund së bashku dhe janë aktivizuar shpesh me rotacion këtë sezon.

ARSENALI

"Topçinjtë" kanë të ngjarë të rreshtohen në "Etihad" me një skuadër që i ka

kushtuar në total 12.5 milionë paund më shumë se Mançester Siti. Titullarët e Mikel Artetës pritet të arrijnë një shifër 391 milionë paund. Një pjesë e madhe e kësaj tarife shtohet prej transferim­it më të shtrenjtë të historisë së klubit në verë, Deklan Rajsit për 105 milionë paund nga Uest Hemi. Edhe Kai Haverc ishte gjithashtu një transferim i kushtueshë­m i verës së fundit nga Çelsi, për 65 milionë paund. Saka ( 0), Saliba ( 27 milionë), Magalhaesh ( 27 milionë) dhe Odegard ( 30 milionë paund) janë të gjithë emra që do të vlenin shumë më tepër nëse do të shiteshin sot. Gabriel Martineli i

kushtoi Arsenalit vetëm 6 milionë paund dhe do të ulte koston e tyre fillestare nëse do të ishte në gjendje të luante titullar këtë fundjavë. Megjithatë, ka dyshime që Arteta do të luajë me Trosardin në krahun e majtë të sulmit nga minuta e parë. Belgu i kushtoi londinezëv­e 26 milionë paund nga Brajtoni dhe rrit koston e formacioni­t të tyre të mundshëm titullar me 20 milionë sterlina. Por pak rëndësi kanë këto shifra për tifozët e skuadrës. Për ta ka rëndësi sesi do të shkojnë gjërat në fushë, në një ndeshje që konsideroh­et si një finale për nga rëndësia në garën e ngushtë për titull këtë sezon në Angli.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania