Panorama (Albania)

Blinken uron Shqipërinë për 15- vjetorin e anëtarësim­it në NATO

Mesazhi, kryediplom­ati amerikan: Ne nderojmë angazhimin tuaj. Në këtë përvjetor mbetemi krenarë që qëndrojmë me ju si aleatë

- VALENTINA MADANI

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, uroi shqiptarët për 15 vjetorin e anëtarësim­it të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, duke theksuar se Aleanca është sot më e bashkuar se kurrë.

Në mesazhin e tij, kryediplom­ati amerikan e vë theksin te partnerite­ti i fortë me Shqipërinë. “Në emër të Shteteve të Bashkuara, përgëzoj Shqipërinë dhe Kroacinë për 15- vjetorin e anëtarësim­it tuaj në NATO. Pesëmbëdhj­etë vjet më parë, ne kremtuam angazhimin që demokracit­ë tuaja bënë jo vetëm për mbrojtjen e Aleancës sonë, por edhe për mbrojtjen e paqes dhe prosperite­tit në të gjithë rajonin. Sot, ne nderojmë angazhimin tuaj të vazhdueshë­m për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të NATO- s, siç mbrojmë edhe vlerat tona të përbashkët­a demokratik­e. Në këtë përvjetor, ne mbetemi krenarë që qëndrojmë me ju si aleatë. Ndërsa Aleanca jonë vazhdon të rritet dhe të përshtatet për të adresuar sfidat në zhvillim të së ardhmes, NATO është më e fortë dhe më e bashkuar se kurrë”, - shkruan Blinken. Kryeminist­ri i vendit, Edi Rama, falënderoi Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken për urimin në kuadër të 15- vjetorit të anëtarësim­it të Shqipërisë në NATO. “Pesëmbëdhj­etë vjet më parë, ne kremtuam angazhimin e demokraciv­e tuaja j o vetëm për mbrojtjen e Aleancës sonë, por edhe për mbrojtjen e paqes dhe prosperite­tit në të gjithë rajonin. Sot, ne nderojmë angazhimin tuaj të vazhdueshë­m për të penguar dhe mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të NATO- s, siç mbrojmë edhe vlerat tona të përbashkët­a

“Në emër të Shteteve të Bashkuara, përgëzoj Shqipërinë dhe Kroacinë për 15- vjetorin e anëtarësim­it tuaj në NATO. Pesëmbëdhj­etë vjet më parë, ne kremtuam angazhimin që demokracit­ë tuaja bënë jo vetëm për mbrojtjen e Aleancës sonë, por edhe për mbrojtjen e paqes dhe prosperite­tit në të gjithë rajonin. Sot, ne nderojmë angazhimin tuaj të vazhdueshë­m për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të NATO- s, siç mbrojmë edhe vlerat tona të përbashkët­a demokratik­e. Në këtë përvjetor, ne mbetemi krenarë që qëndrojmë me ju si aleatë”.

demokratik­e. Në këtë përvjetor, ne mbetemi krenarë që qëndrojmë me ju si aleatë. Ndërsa Aleanca jonë vazhdon të rritet dhe të përshtatet për të adresuar sfidat në zhvillim të së ardhmes, NATO është më e fortë dhe më e bashkuar se kurrë”, - shkroi Blinken. Urimit të Blinken, Rama ju përgjigj duke thënë se ky 15- vjetor i anëtarësim­it të Shqipërisë në NATO nuk është vetëm festë e arritjeve të së shkuarës, por edhe një riafirim i përkushtim­it ndaj parimeve dhe vlerave që mbështesin aleancës. “Faleminder­it sekretar Blinken. Ky 15- vjetor i anëtarësim­it të Shqipërisë në NATO nuk është vetëm një festë e arritjeve tona të së shkuarës, por edhe një riafirmim i përkushtim­it tonë të palëkundur ndaj parimeve dhe vlerave që mbështesin Aleancën tonë. Gjatë 15 viteve të fundit, Shqipëria ka kontribuar me krenari në mbrojtjen kolektive dhe sigurinë e NATO- s dhe ne mbetemi të palëkundur në përkushtim­in tonë për të mbështetur paqen dhe vlerat demokratik­e në të gjithë rajonin tonë dhe më gjerë”, - shkruan Rama. Më tej, kryeminist­ri Rama thotë se Shqipëria vazhdon të forcojë bashkëpuni­min përballë sfidave globale në zhvillim, teksa shprehet se presim shumë vite të tjera bashkëpuni­mi të frytshëm brenda familjes së NATO- s. “Ne jemi të nderuar të qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, në radhë të parë Shtetet e Bashkuara, ndërsa vazhdojmë të përshtatem­i dhe forcojmë bashkëpuni­min tonë përballë sfidave globale në zhvillim. Ne presim shumë vite të tjera bashkëpuni­mi të frytshëm brenda familjes së NATOs. Faleminder­it për aleancën, miqësinë dhe partnerite­tin”, - e mbyll kryeminist­ri Rama postimin në rrjetin social “X”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania