Panorama (Albania)

Ekzekutimi brutal i vëllezërve Haxhia, 25 vjet burg ushtarit të Dumanit

I penduari i parë i grupeve të vrasësve me pagesë, që nisi të fliste për killerat dënohet se nxori në pritë Besmir dhe Viktor Haxhinë

- NIKOLETA KOVAÇI

Gjykata e Posaçme ka dhënë dje vendimin për katër anëtarë të grupeve të mëdha kriminale, që përgjakën vendin në më shumë se një dekadë.

Çela i konsiderua­r si një nga personat më të rrezikshëm në vend, që aktualisht është i lirë, e fitoi pafajësinë në arrati për vrasjen dy vëllezërve Haxhia, ndërkohë që është nën disa akuza të rënda për ngjarje të tjera. Dje GJKKO njoftoi se edhe Altin Ndoci u shpall i pafajshëm për akuzat e ngritura nga SPAK, por ai nuk mundi ta linte qelinë, pasi është nën hetim për një krim të ndodhur në Peqin 5 vjet më parë. Për atë ngjarje emrin e Ndocit e ka nxjerrë Nuredin Dumani teksa ka rrëfyer për Prokurorin­ë e Posaçme dhjetëra atentate, vrasje, vënie tritoli, dhunime e grabitje me dhunë

Duke iu referuar një mori dëshmish që dolën nga vrasësit me pagesë të këtyre grupeve, Prokuroria e Posaçme dhe GJKKO pretendojn­ë se kanë mundur të hedhin dritë mbi vrasjen e dy vëllezërve Haxhiaj nga Puka, të cilët u masakruan në një pritë në një fshat të Durrësit 4 vjet më parë. Në fakt, personi që nisi të rrëfente bëmat gjakësore të killerave që jetonin mes Elbasanit, Durrësit e Tiranës, ishte pikërisht Klevis Alla, një i ri, që u arrestua pas vrasjeve zinxhir që tronditën vendin. Ai gënjeu duke ua faturuar ekzekutime­t e vëllezërve Haxhiaj dhe dy djemve të tjerë po në Durrës, Altin Ndocit dhe Talo Çelës, por më pas ndërroi dëshmi dhe i tha prokuroris­ë se kishte gënjyer nga frika se Nuredin Dumani do të vriste familjen. Madje, Alla tregoi se Dumani, dëshmitari i besuar i SPAK për një mori krimesh mafioze dhe monstruzoe, e kishte kërcënuar se do t‘ i vriste motrën nëse ai kapej nga policia dhe tregonte të vërtetën për vrasjet e ndodhura në Durrës. Dhe Alla dëshmoi të vërtetën pasi Dumani ra në pranga, teksa u plagos në një pritë ende të pazbardhur në Elbasan, teksa ishte nisur të ekzekutont­e një person bashkë me Enrik Hoxhën. Por, Alla është dënuar dje me 25 vjet burg për 5 akuza, ku më kryesorja ka të bëjë me bashkëpuni­min në vrasjen e dy vëllezërve pukjanë. Alla e pranoi se e kishte marrë ai njërin nga djemtë në telefon të vinin te tregu i makinave, por për fatin e keq të tyre, ata kishin ardhur të dy dhe më pas Nuredin Dumani ua mori jetën brutalisht me breshëri kallashnik­ovi bashkë me një person tjetër!

VENDIMI

Dje u bë me dije zyrtarisht se GJKKO ka dhënë 36 vite burg për 3 prej personave të përfshirë në dosjen “Plumbi i Artë”, një prej dosjeve që tronditi opinionin publik për nga krimet e zbardhura nga i penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani. Me vendim të Gjykatës së Posaçme, Klevis Alla është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia në prill 2020 në Durrës. Ndërkohë, 11 vite burg janë dhënë për Besjan Xhixhën dhe 5 vite Enver Divën, të dy të përfshirë në vrasjen e Bujar Çelës. Klevis Alla e humbi statusin e bashkëpunë­torit të drejtësisë, pasi ka dhënë deklarata të rreme lidhur me ngjarjet kriminale të përfshira në dosjen “Plumbi i Artë”. I njohur ndryshe edhe si “çapaçuli”, Klevis Alla pati deklaruar se autor në vrasjen e dy vëllezërve Haxhiaj dhe shokëve Dorian Shkoza e Anxhelo Avdia ishte pikërisht Talo Çela dhe Altin Ndoci. Dëshmitë e Allës kanë rënë në kontradikt­ë me ato të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili ka dëshmuar se Altin Ndoci nuk ka qenë i përfshirë në këto 2 vrasje në Durrës. Kështu, GJKKO ka pushuar të gjitha akuzat ndaj Altin Ndocit, duke e shpallur të pafajshëm. Lidhur me këto dy vrasje më herët janë pushuar akuzat edhe për Talo Çelën.

PJESËMARRJ­A E ALLËS NË VRASJE

Klevis Alla, sipas GJKKO, ka qenë shofer i makinës me të cilën u transportu­an vrasësit e Haxhias. Në dëshminë e tij, ekzekutor ishte Nuredin Dumani, që mbante në kokë një kapuç, bashkë më një tjetër që nuk e njihte. Po ashtu, Alla ka treguar se ka telefonuar Besmir Haxhinë për t’u takuar. Ky i fundit ishte te dyqani i agjencisë dhe pa vonesë ka shkuar te tregu i Shënvlashi­t bashkë me vëllanë e tij Viktorin. Sapo makina “Golf 6” është afruar, Nuredin Dumani ka ulur xhamin e makinës dhe ka qëlluar, kurse ekzekutori tjetër ka qëlluar me xham të mbyllur. Më pas Dumani zbriti nga makina dhe shtiu përsëri mbi trupat e gjakosur, të cilët i vrau për një borxh të pashlyer. Alla ishte personi që braktisi makinën “Benz” disa metra poshtë varrezave zonës, aty ku ka hedhur dhe armët. Ndërkohë, GJKKO ka dënuar me 6 vite burg Besjan Xhixhën dhe 5 vite Enver Divën, të dy të përfshirë në vrasjen e Bujar Çelës, më 17 shtator 2020, në Elbasan. Xhixha është shpallur fajtor po ashtu edhe për vendosjen e një eksplozivi në banesën e Talo Çelës në nëntor 2020 në Elbasan. Dëshmitë e vrasësit me pagesë Nuredin Dumani zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuar­a kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022- n.

ALTIN NDOCI

I vetmi ndër të katër personat që u gjykuan për këtë ngjarje që fitoi pafajësinë është Altin Ndoci. Ndoci u arrestua si pjesëmarrë­s në atë pritë ndaj vëllezërve Haxhia, pasi Klevis Alla e përfshiu emrin e tij me porosinë e Nuredin Dumanit. Emri i Altin Ndocit u përfshi bashkë me atë të Talo Çelës, por ndërsa Ndoci e mohoi në prokurori dhe në gjykatë marrjen pjesë në atë krim pasi ai i kishte shokë, Talo Çela, ndonëse kërkohej nga të gjitha strukturat tona të sigurisë, doli në media dhe hodhi poshtë publikisht këtë fakt. Çela i konsiderua­r si një nga personat më të rrezikshëm në vend, që aktualisht është i lirë, e fitoi pafajësinë në arrati për vrasjen dy vëllezërve Haxhia, ndërkohë që është nën disa akuza të rënda për ngjarje të tjera. Dje GJKKO njoftoi se edhe Altin Ndoci u shpall i pafajshëm për akuzat e ngritura nga SPAK, por ai nuk mundi ta linte qelinë, pasi është nën hetim për një krim të ndodhur në Peqin 5 vjet më parë. Për atë ngjarje emrin e Ndocit e ka nxjerrë Nuredin Dumani teksa ka rrëfyer për Prokurorin­ë e Posaçme dhjetëra atentate, vrasje, vënie tritoli, dhunime e grabitje me dhunë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania