Panorama (Albania)

Vrasja e Pëllumb Metës, Apeli lë në “burg pa afat” 3 fëmijët e tij

Motra dhe dy vëllezërit e saj kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë Akti horror që u krye në Shën Vlash të Durrësit ende është pa autor. Grupi hetimor nuk ka mundur të zbulojë se kush qëll oi mbi babanë

- NIKOLETA KOVAÇI

Gjykata e Apelit të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Durrësit për masat e arrestit me burg për tre fëmijët e Pëllumb Metës, Hygerta, Hysen dhe Amarildo Meta.

Ata akuzohen se kanë bashkëpunu­ar në vrasjen dhe fshehjen e trupit të babait të tyre dhe më pas groposjen e tij. Gjykata në shqyrtimin e vendimit të masës së sigurimit lëshuar pas zbardhjes së krimit horror ka vendosur të mos e ndryshojë, ndërkohë që ende ka shumë pikëpyetje që nuk janë zbardhur në lidhje jo vetëm me rrethanat e asaj ngjarjeje që shokoi opinionin publik, por edhe për mosgjetjen e autorit që qëlloi me armë burrin. Ndonëse krimin e rëndë familjar e ka marrë përsipër vajza 19 vjeçe e familjes Meta, ende policia dhe as Prokuroria e Durrësit nuk e kanë të qartë se kush qëlloi mbi të, djali i madh Hyseni, apo vetë vajza, që pretendon se edhe e ka kryer krimin. Të tre fëmijët, motra bashkë me dy vëllezërit janë në qeli, pasi grupi hetimor arriti të zbulonte se të paktën në varrosjen e tij në kasollen e lopës kanë marrë pjesë të tre fëmijët, të cilët janë në arrest me burg. Ndërkohë që i vetmi person i familjes që është ende e lirë dhe pa ndonjë masë sigurimi është nëna e tyre dhe njëherësh bashkëshor­tja e viktimës, e cila ka mohuar përfshirje­n në ngjarje, por edhe fëmijët nuk e kanë implikuar në asnjë prej rrëfimeve të shumta të tyre që janë marrë nga OPGJ- të dhe grupi hetimor.

NJOFTIMI I APELIT:

Referuar interesimi­t të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm, informon se: Nga aktet e ndodhura në dosje rezulton se, më datë 13.02.2024, rreth orës 22: 30, shtetasi me iniciale H. M, banues në fshatin Shën Vlash, Durrës, është paraqitur në Komisariat­in e Policisë Durrës dhe ka bërë kallëzim se babai i tij shtetasi me iniciale P. M. banues në Shën Vlash, Durrës, është larguar nga banesa me datë 10.02.2024 dhe nuk është kthyer më. Në vijim të veprimeve hetimore u gjet trupi i pajetë i shtetasit P. M., të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale janë fëmijët e tij.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Durrës, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj personave nën hetim shtetasve me iniciale H. M., H. M. dhe A. M., të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje për shkak të marrëdhëni­eve familjare”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe i municionit” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës” e kryer në bashkëpuni­m, të parashikua­r nga neni 79/ c, 278/ 4, 303 e 25 të Kodit Penal. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Durrës, me vendimin nr. 127/ 1 Regj. Them., datë 26.02.2024, ka vendosur:

1. Të vlerësojë të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetasit H. M, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja për shkak të marrëdhëni­eve familjare”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe i municionit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës” e kryer në bashkëpuni­m, të parashikua­ra nga nenet 79/ c, 278/ 4, dhe 303 e 25 i K. Penal.

2. Të caktojë ndaj shtetasit H. M masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, parashikua­r në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale.

3. Të vlerësojë të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetases H. M, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja për shkak të marrëdhëni­eve familjare”; “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, e kryer në bashkëpuni­m te parashikua­ra nga nenet 79/ c, 303 e 25 i K. Penal.

4. Të caktojë ndaj shtetases H. M masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, parashikua­r në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale.

5. Të vlerësojë të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetases A. M, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja për shkak të marrëdhëni­eve familjare”; “Fshehja ose asgjë

simi i kufomës”, e kryer në bashkëpuni­m te parashikua­ra nga nenet 79/ c, 303 e 25 i K. Penal.

6. Të caktojë ndaj shtetases A. M masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, parashikua­r në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të bëra, nga personat nën hetim me iniciale H. M dhe A. M, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit caktimin e një mase

sigurimi personal atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

Në përfundim të gjykimit, më datë 02.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare Znj. Alma Kolgjoka, vendosi:

- Miratimin e vendimit nr. 127/ 1 Regj., datë 26.02.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Durrës”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania