Panorama (Albania)

Aksident fatal në Këlcyrë, humbin jetën 8 persona

Me mbi 180 km në orë, si “fluturoi” në ajër dhe përfundoi në lumë mjeti Edison Bregaj nga Shkodra po transporto­nte nga “Tre Urat” 7 emigrantë ende të paidentifi­kuar kur tentoi t’i ikte policisë

- GJIROKASTË­R

Orëve të para të ditës së djeshme një aksident tragjik u shënua në aksin rrugor KëlcyrëPër­met, që iu mori jetën 8 personave, mes të cilëve një shqiptar dhe 7 shtetas të huaj.

Një mjet i mbushur me emigrantë ka tentuar t’i ikë policisë, por ngjarja ka rezultuar fatale, pasi mjeti përfundoi në shtratin e lumit Vjosë, duke humbur jetën 7 emigrantët e paligjshëm nga vendet e Lindjes, si edhe vetë drejtuesi i mjetit nga Shkodra. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, kur “Benz”- i mbushur me emigrantë po udhëtonte nga pika e kalimit kufitar “Tre Urat” në Përmet në drejtim të Këlcyrës. Mjeti i mbushur me emigrantë është pikasur nga policia, duke lëvizur me shpejtësi të lartë. Pasi patrulla e policisë i ka bërë shenjë për të ndaluar, drejtuesi i mjetit është kthyer për në drejtim të Përmetit me qëllim për t’i ikur policisë e për pasojë ka përfunduar në humnerë. Nga shpejtësia e lartë, shoferi 24 vjeç nga Shkodra, Edison Bregaj, humbi kontrollin dhe makina ‘ fluturoi’ në anë të lumit Vjosa. Mbi dinamikën e aksidentit foli nga vendngjarj­a drejtori i policisë së Gjirokastr­ës, Ardian Çipa. “Policia ka hasur një mjet që po vinte me shpejtësi tej normave të lejuara. Në përpjekje e sipër për t’i bërë shenjë për të ndaluar, automjeti është kthyer dhe është nisur me drejtim nga qyteti i Përmetit”, - tha drejtori i Policisë së Gjirokastr­ës, Ardian Çipa.

TË DHËNAT PARAPRAKE

Bëhet me dije se sipas vlerësimit paraprak, mjeti ka lëvizur me shpejtësi shumë të lartë kur ka qenë duke i ikur policisë. Ekspertët dyshojnë se ka qenë rreth 180 km/ h. Makina ka përfunduar në anë të lumit Vjosa, në fshatin Kuqar dhe 8 personat kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes. Madje, grupeve të

shpëtimit që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes u janë dashur orë për t’i nxjerrë trupat e pajetë nga

pjesët e makinës së shkatërrua­r krejtësish­t. Sipas të dhënave të policisë dhe nga informacio­net që janë

marrë është mësuar se secili prej të huajve emigrantë kishte paguar 300 euro për udhëtimin që i çoi

drejt vdekjes. Ndërkohë në mjetin tip “Mercedez Benz” janë gjetur edhe 2600 euro, me të cilat dyshohet se emigrantët nga vendet e Lindjes kanë paguar shoferin për t’i transportu­ar ata nga Përmeti në drejtim të Hanit të Hotit, ( Shkodër), për të kaluar më pas në Mal të Zi dhe me destinacio­n final vendet e Bashkimit Europian. Disa orë më vonë, policia identifiko­i shoferin e mjetit, i cili humbi jetën bashkë me 7 emigrantët që po i shoqëronte. Sipas policisë, ai është Edison Bregaj, i cili kishte marrë me qira makinën në qytetin e Shkodrës, nga shtetasi A. Gj., 26 vjeç, i cili është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme. Do të jetë dëshmia e tij që mund të hedhë dritë mbi ndonjë mekanizëm se si vepronte i riu, nëse i shoqëruari i policisë ka pasur dijeni për arsyen e marrjes së mjetit nga ana e viktimës. Ende nuk dihet se për sa kohë janë ndjekur nga policia mjeti me 8 persona në bord, të cilët humbën jetën tragjikish­t pas

asaj daljeje nga rruga.

REAGIMI I PROKURORIT

Prokuroria e Gjirokastr­ës dyshon se pas aksidentit fshihet edhe një veprimtari kriminale e trafikut të emigrantëv­e: “Nuk mund të themi se është thjesht një aksident. Kjo ka ardhur rrjedhojë e një ngjarje tjetër kriminale, atë të transporti­t të personave që në mënyrë të paligjshme kalojnë kufirin shtetëror për të vijuar më pas në BE. Është kombinim i këtyre 2 veprave penale, të cilat do i shikojmë në thellësi për të zbardhur dhe shkakun”, - tha drejtuesi i Prokuroris­ë së Gjirokastr­ës, Petrit Çano. Ekspertë mjeko- ligjorë nga Tirana kanë bërë autopsinë e viktimave, ndërsa grupi hetimor do të kontaktojë dhe ambasadat. Ndërkohë, aksidenti u bë objekt debati të ashpër edhe në komisionin hetimor që u zhvillua ditën e djeshme. Për aksidentin fatal ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, ndërsa rrugët tona janë kthyer në marrëse jetësh njerëzore!

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania