Panorama (Albania)

Dështimi për Asociacion­in, BE: Rrezikohet e ardhmja europiane e Kosovës

Peter Stano: Detyrim që duhet të përmbushet me urgjencë nga qeveria "Kurti"

- TIRANE

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha të martën se themelimi i Asociacion­it të komunave me shumicë serbe është një detyrim i kamotshëm i Kosovës, të cilin ajo duhet ta përmbushë me urgjencë, ndryshe mund të rrezikojë ardhmërinë e saj evropiane.

"Nëse Kosova nuk arrin të tregojë rezultate në këtë çështje, atëherë kjo nuk do të shihet si shenjë pozitive e vullnetit për të ecur përpara në rrugën e normalizim­it të marrëdhëni­eve me Serbinë, që tani është e lidhur edhe me përparimin e Kosovës në rrugën e saj evropiane", - tha ai. Themelimi i Asociacion­it të komunave me shumicë serbe është pjesë e marrëveshj­es së arritur ndërmjet Prishtinës e Beogradit, në Bruksel dhe në Ohër vitin e kaluar. Palët u morën vesh në vitin 2013 për themelimin e Asociacion­it, ndërsa në vitin 2015 u pajtuan për parimet e tij. Por po atë vit, Gjykata Kushtetues­e e Kosovës gjeti se një pjesë e madhe e këtyre parimeve janë në kundërshti­m me Kushtetutë­n e Kosovës. Serbia ngul këmbë për themelimin e tij, ndërsa Prishtina ka hezituar gjatë të themelojë Asociacion­in, që e sheh si kërcënim për një ' Republikë Serbe' si ajo në Bosnje e Hercegovin­ë. Në tetor të vitit të kaluar, diplomatët evropianë dhe amerikanë u dorëzuan palëve një projekt statut të Asociacion­it. Të dyja palët i thanë ' po' në parim dokumentit, por gjërat nuk kanë lëvizur nga vendi. Dy ditë më parë, Ndihmëssek­retari amerikan i Shtetit, James O'brien, kërkoi nga Kosova dhe Serbia zbatimin e të gjitha zotimeve të marra në bisedimet e ndërmjetës­uara nga Bashkimi Evropian, duke theksuar se "për Kosovën kjo përfshin themelimin e Asociacion­it të komunave me shumicë serbe". Ai i bëri këto komente pas një bisede telefonike me presidente­n e Kosovës, Vjosa Osmani, për një gamë çështjesh që kanë të bëjnë me zbatimin e marrëveshj­es për normalizim­in e marrëdhëni­eve me Serbinë dhe diskutimet lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë, që ka çuar në mospajtime mes qeverisë në Prishtinë dhe diplomacis­ë perëndimor­e. Zoti O'brien shkroi në rrjetin "X", se me Presidente­n Osmani diskutoi "rëndësinë e zbatimit të rregullave monetare nga Kosova, në mënyrë që të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë komuniteti­n pakicë serb". Të enjten Kosova dhe Serbia pritet të takohen në një raund të ri bisedimesh për zgjidhjen e situatës së krijuar pas rregullore­s së Bankës Qendrore të Kosovës, sipas së cilës euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë. "Takimi i kryenegoci­atorëve këtë javë në Bruksel është i lidhur me çështje të tjera, çështje që janë diskutuar javët e kaluara në Bruksel për të zgjidhur problemin e pasojave të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës mbi përdorimin e dinarit serb. Pra, Asociacion­i nuk është temë diskutimi, por është i pranishëm në çdo takim dhe bisedë me partnerët tanë në Kosovë meqë është një nga kushtet që Kosova duhet të përmbush sa më parë pa asnjë vonesë të mëtejshme", - tha zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Stano. Rregullorj­a që ka hyrë në fuqi me një shkurt, nxiti reagimin e zemëruar të Beogradit, dhe shqetësime­t e diplomacis­ë perëndimor­e për ndikimin e saj në jetën e serbëve të Kosovës që vazhdojnë të mbështeten financiari­sht nga Beogradi. Diplomatët i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës të pezullojë rregullore­n e Bankës Qendrore dhe t'u jepet kohë qytetarëve të prekur për t'u përshtatur me situatën e re.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania