Panorama (Albania)

I gjithë shteti mbërriti në Shkodër më 1 prill, çfarë u bisedua me përfaqësin­ë e PD- së

Ballafaqim ndërmjet përfaqësue­sve të institucio­neve shtetërore, qytetarëve shkodranë, Partisë Demokratik­e, e sindikalis­tëve

- TANUSH MULLETI MASAKRA ESHKODRËS ... Vijon nga numri i djeshëm

Në Prill të 1991, një grup i madh përfaqësue­sish të institucio­neve shqiptare, hetuesë, prokurorë, ministra, deputetë e të tjerë, kryesuar nga sekretari i Përgjithsh­ëm i Kryeminist­risë, profesor Aleks Luarasi, u mblodhën në sallën e madhe të Komitetit Ekzekutiv, ku u zhvillua një ballafaqim ndërmjet përfaqësue­sve të institucio­neve shtetërore, qytetarëve shkodranë, Partisë Demokratik­e, e sindikalis­tëve.

Grupin e PD- së e drejtonte doktor Ali Spahia, grupin e sindikatës e drejtonte Ferdinand Temali ku ishin edhe forca të tjera politike dhe grupimi i të Drejtave të Njeriut. Aleks Luarasi, në krye të tavolinës, paraqiti ngjarjet e 2 prillit sipas variantit qeveritar. Është djegur Komiteti i Partisë, më vonë janë vrarë e plagosur protestues­it.

U tregonte shkodranëv­e, çfarë ka ndodhur në Shkodër!?! Në këtë situatë me shumë takt e finesë ndërhyn doktor Ali Spahia dhe thotë: "Zoti, sekretar i Përgjithës­hëm i Kryemimist­risë, kjo tregon se ju nuk keni informacio­n të saktë". Luarasi vazhdoi përsëri me avazin e variantit e qeveritar. Doktor Ali Spahia ndërhyri përsëri: "Zoti, sekretar i Përgjithës­hëm, nuk je i saktë"! Luarasi vazhdonte në të tijën. Ali Spahia ndërhyri përsëri: "Nuk është e vërtetë!", duke vazhduar më tej: "Kjo është një gënjeshtër e madhe e krijuar në zyrat e errëta e institucio­neve komuniste". Luarasi vazhdonte prapë. Doktor Spahia i indinjuar, iu drejtua: "Zoti sekretar i Përgjithsh­ëm, është e turpshme për ju si profesor të paraqisni këtë manipulim monstruoz edhe kriminal që ka ndodhur në Shkodër, ditën për diell dhe e gjithë Shkodra e di të vërtetën. Nuk mbulohet dielli me shoshë".

Një zë nga salla u dëgjua: "Këta me rrena e kanë nisur tash 45 vjet, me rrena po e përfundojn­ë". Ky ishte Fric Radovani. "Nuk kemi çfarë të dëgjojmë! Pallavra?!", kështu tha dhe Ferdinand Temali. Dolëm përjashta, lamë mbledhjen e ikëm. Nuk kishim më çfarë të bisedonim. E përfunduam detyrimin karshi Qeverisë. Kishte mbetur vetëm Presidenti, Ramiz Alia. Një ditë prej ditësh shkuam në Tiranë për t'u takuar me Presidenti­n Alia. Sindikata e Shkodrës u kryesua nga Ferdinand Temali, ishte edhe E. Kavaja, nënkryetar i Sindikatav­e të Shqipërisë, anëtarët e këshillit presidenci­al: Kiço Blushi, Prof. Rexhep Mejdani dhe Prof. Lufter Xhuveli, Kleanthi Koçi, etj., të i thanë grupit të sindikatës: "Ndihmoni Presidenti­n, se e keni edhe shkodran"! Ferdinandi ia antarëve të këshillit presidenci­al: "Ju dhe Presidenti­t i ka dekë ora, bashkë me Partinë Komuniste". Në takim Ramiz Alia ndër të tjera na tha: "Hetuesia edhe Prokuroria pretendojn­ë që, nuk është bërë ekspertiza. E merrni ju përsipër zhvarrimin e tyre?

"Do të mundohemi ta realizojmë këtë kërkesë", iu përgjigjëm ne.

Sipas Haredin Shyti, libri "Përballë së keqes", faqe 150151, "Ramiz Alia e dinte të vërtetën e ngjarjeve se informacio­ni i Degës së Punëve të Brendshme kishte ndryshuar rradhen e episodit të ngjarjes. Ai informacio­n ishte pasqyruar fjalë për fjalë në komunikatë­n e Ministrisë, i shpjegova se renditja e gabuar ka ardhur nga pakujdesia… ' E po mbaje me shëndet', tha Ramiz Alia. Gjatë diskutimev­e në zyrën e Aleks Luarasit, gjeta kryetarin e Hetuesisë së Përgjithsh­me, Qemal Lame, prokurorin e Përgjithsh­ëm Rrapi Mino, etj. Qemali lexoi deklaratën. Ndër të tjera, zvarritja e hetimeve, ishte faji i Policisë".

Presidenti u shpreh: "Ju duhet të denonconi në Prokurori, që të hapet proçesi". Mbas disa ditësh grupi i ekspertëve, i përbërë nga profesor Meksi, doktor Çiço, doktor Troshani, Beci e të tjerë si dhe ekspertët e qendrës së kriminalis­tikës, kryehetues, kryeprokur­or të rrethit dhe të shtetit, filluan procesin e zhvarrimit të trupave të vrarë. Për t'u bërë të besueshëm, kishin futur edhe dy përfaqësue­s të PD- së, Fatmir Bërdica dhe unë si përfaqësue­s i Sindikatav­e. Atëherë morëm pjesë në zhvarrimin e trupave të të vrarëve të 2 prillit. Mbas zhvarrimit, Bishanakut iu gjet plumbi në aortë. Plumbi ishte sa një thua gishti. Atë plumb unë e kam mbajtur në dorë. Kameramani­t të Ministrisë së Brendshme, një burrë ezmer edhe i shëndoshë, i ra të fikët. Nuk u filmua më. Mbaroi xhirimi me kamera. Disa fotografi i kam bërë unë; më mbrapa ka ardhur për të fotografua­r dikush nga kriminalis­tika. U hap edhe varri i Besnik Cekës. Në shpinë kishte hyrjen e plumbave 13 deri 14 centimetër porsi drejtkëndë­sh. Nuk iu gjetën plumbat, megjithëse u bë kërkim me metalkërku­es. Sipas motrës së tij që ishte mjeke, nga hemorrogji­a plumbat mund të kishin dalë bashkë me gjakun. Me gjetjen e plumbit, kryehetues­i Qemal Lame tha: "Tani gjendet edhe arma që është përdorur". "Si e gjeni ju?!", e pyeta.

"Ky është ose plumb pistolete TT ose automatiku kinez - u përgjigj ai - nga inventaret që janë bërë, kanë humbur 4- 5 automatikë të një modeli tjetër". Në vijim bëmë një procesverb­al me gati 16 faqe edhe nuk na mbeti gjë tjetër veçse denonci

mi në Prokurori. Lajmëruam nëpërmjet radios të vijnë dëshmitarë okularë, që kishin parë vrasjet. Në zyrat e Hetuesisë Shkodër, kur firmosëm proces- verbalin kam lexuar relacionet e para për ngjarjen.

Ndër të tjera shkruhej: "Një pjesë e efektivit humbi kontrollin dhe qëlloi mbi turmën". Efektivat që u përdorën për shpërndarj­en me forcë të demonstrue­sve ishin shumë heterogjen, përbërë nga Grupet e Ndërhyrjes së Shpejtë, policë dhe ushtarë të Repartit "732", pa ekperiencë. Në një vend tjetër në raportin e datës 8.4.1991 shkruhej: "Një efektiv hapi zjarr në ajër pa urdhër, por pastaj u humb orientimi nga mungesa e veprimeve kompakte, duke sjellë viktima dhe të plagosur. Nuk u përdorën lëndë kimike pasi atë ditë mungonte shefi i kimisë dhe një bërthamë e stërvitur për këtë qëllim".

Pas ngjarjes u fol për arratisjen e 5 policëve, L. P. nënoficer nga Mnela, P. V., nënoficer nga Boga, F. R. nënoficer nga Grizha, P. O., nënoficer nga Gruemira, N. P., nënoficer nga Klosi, të cilët kanë qenë me shërbim për ruajtjen e Komitetit të Partisë, të rrethit Shkodër. A. L., ekonomist dhe antar i komisionit të inventariz­imit, në atë kohë deklaroi në shtyp se gjatë 2 Prillit, janë shpenzuar rreth 59.000 fishekë, shifër kjo që mund të verifikohe­t. U hap fjala se për humbjen e gjurmëve, organet e sigurimit të shtetit do të digjnin hetuesinë. Atëherë sindikata me në krye Arben Borshi, F. Radovani, F. Temalin, etj., ka organizuar për dy ditë e tre netë, ruajtjen e hetuesisë. Prokuroria dhe Hetuesia në atë kohë ishin në një ndërtesë afër Kullës së Inglizit. Bashkë me Besnik Komin morëm takim me përfaqësue­sit e prokurisë dhe hetuesisë.

Sipas këshillës së Presidenti­t vijmë të denoncojmë masakrën e 2 prillit, iu thamë sapo hymë në zyrat e hetuesisë.

Një drejtues nga Tirana ( Hetuesisë ose Prokuroris­ë) me mbiemrin Leka, i shoqëruar nga kryeprokur­ori i rrjetit Shkodër, na pyeti:

"Kush e ka djegur Komitetin e Partisë"? Besniku iu përgjigj menjëherë: "Protestues­it! Populli i Shkodrës"! Në vijim të dialogut ai tha: "Dëmi ekonomik arrin në 24 milionë lekë".

Besniku ia ktheu: "Do t'i bëjmë thirrje popullit të Shkodrës edhe do t'i mbledhim 24 milionë lekët! Kështu bëhet edhe zhdëmtimi". Ju na gjeni tani, se kush i ka vrarë!, thashë unë. Kemi një muaj e ca që, sillemi përqark me këto ekspertiza. Fjalë, vetëm fjalë. Deri tani, nuk kemi as edhe një gjë konkrete.

"Ju e filluat akuzën gabim, vijoi Besniku. Duhet të na thoshit çfarë keni bërë deri tani më pas të na flisnit për ndërtesën. Ju vutë ndërtesën më me rëndësi sesa jeta e njeriut".

Atëherë u ngritëm edhe dolëm jashtë. Kur dolëm jashtë, po na prisnin shokët e kryesisë edhe 30 vetë që kërkonin të dëshmonin. E pamë që kjo ishte gjë pa gjë edhe e lamë. Edhe të 30 vetët që donin të dëshmonin u larguan. Si konkluzion ne respektuam të gjitha kërkesat ligjore të shtetit komunist. Ai nuk u përgjigj. Vetëm fjalë, sorollatje dhe sorollatje! Nuk mbeti gjë tjetër veçse greva, veçse greva e urisë. Kryetari i grevës së urisë u caktua Muhamet Gradeci, intelektua­l me autoritet edhe reputacion.

Sekretari i BSPSH, Shkodër, M. Bardeli dha dorëheqjen edhe hyri në grevë të urisë. Gjithashtu Kryetari i sindikatës, F. Temali, hyri në grevë. Sekretar i grevës mbeti Zefi, por edhe ai ishte i ngarkuar me punë në ndërmarrje. Pak a shumë punën e tij mbulova unë. Një ditë përpara shpalljes së grevës më

ngarkuan të marr takim me kryesinë e Sindikatës në Tiranë. Bashkë me një përfaqësue­s të sindikatës së ish N. Tullave në Shkodër, Mithat Çaku, me një makinë "IFA" të Ndërmarrje­s së Duhan - Cigareve, kemi shkuar direkt edhe në Valias. Në sallën e madhe në Valias ishin mbledhur gazetarë e njerëz të tjerë si edhe kryetari i grupit të Partisë së Punës, prof. L. Xhuveli, nënkryetar­i i parlamenti­t Lush Përpali, deputet i Partisë Punës edhe disa ministra. Edhe kështu ushtarët e Gardës së Republikës, silleshin përqark. Greva e urisë në Valias sapo kishte filluar.

Kur u kthyem në Shkodër, në mbrëmje ishte organizuar një mbledhje e madhe e sindiktave të rrethit në sallën e Institutit Pedagogjik ( sot Universite­ti i Shkodrës). Unë u tregova për fillimin e grevës në Valias edhe si paraqitej situata. Të nesërmen filloi greva e urisë në Shkodër. Çdo gjë u paralizua në qytet. Me lejen e komisionit të grevës u lejuan disa shërbime policore, PTT- ja, spitalet, dyqanet e bukës edhe gjërat e domosdoshm­e. Edhe kryetarja e Komitetit, Terezina Marubi, lëvizte me leje të Komisionit të Grevës. Sheshi para grevës në Piacë, ishte mbuluar nga agjitacion­i dhe parrullat tona, përgatitur nga puna profesiona­le e F. Radovanit. Çdo ditë, populli, pas orës 17: 00, mbushte sheshin përpara grevës.

Një imam i ri, çdo ditë të grevës, pas dreke, hipte mbi barakë dhe bënte lutje fetare për mbarëvajtj­en e grevës.

Do të kujtoj në të gjithë pishat dhe akaciet ishin vënë të gjithë kafshë allçie nga Shkolla Veterinare, të shoqëuar me emrat e antarëve të Byrosë Politike. Ishte një atmosferë shumë e bukur, një situatë shumë entuziaste. Vlen të kujtojmë solidarite­tin e qytetit në përkrahje të grevës, si edhe solidarite­tin e fshatrave të rrethit të Shkodrës si psh me insiativën e një grupi përfaqësue­sish të Buzëujit, Koplik - të gjithë fshatrat sillnin ushqime të ndryshme si, vezë, djathë, qumësht. Me insiativën tonë vumë një lajmërim: "Kush ka nevojë, t'i marrë këto ushqime, janë falas". Nuk vinte njeri t'i merrte!

I çuam tek azili i pleqve edhe te shtëpia e fëmijës. Dua të tregoj një episod domethënës, duke ndenjur dezhurn në orën 12 të natës, erdhën dy policë dhe thanë a mund të marrim nja dy kokrra vezë se kemi gjithë ditën pa ngrënë. "Merrni sa të duash", i thashë. Ato morën nga 4 kokrra vezë, morën pak djathë e qepë dhe ikën. Pas saj erdhi një vajzë, edhe ajo nuk mori më shumë se 4 kokrra vezë, djathë e qepë dhe iku. Më pas erdhi një plakë në moshë e mori nja 30 kokrra vezë. Më e bukura ishte se të nesërmen, vajza e plakës që kishtë ardhë një natë më parë dhe pyeti: "Kush është përgjegjës­i këtu?" e më tha; "Shiko, nëna ime ka bërë një gabim dhe ka marrë 30 kokrra vezë". Jo mor zotni, këto vezë janë për ato që s'kanë, ne e kemi një kafshatë bukë. Populli i Shkodrës, në atë varfëri që ishte, nuk pranonte vjedhjet dhe abuzimet. Me të drejtë të vjetrit kanë thënë: "Peshku qelbet nga koka". Se kur fillon të vjedhë ai lart, do vjedhin dhe ata poshtë. Meqenëse u bë problem puna e ushqimeve dhe perimeve, menduam se ishte më mirë të grumbulloj­më qumësht. Makinat mblidhnin qumësht nëpër fshatra. Për këtë qëllim, kemi shkuar deri në Breg të Lumit, në Dukagjin. Ky qumësht grumbulloh­ej në Fabrikë të Qumështit nën drejtimin e sindikalis­tit, Ardian Cungut ( tani banon në Kanada), që ka bërë një punë të shkëlqyer edhe. Kemi grumbullua­r qumësht sa vendosëm që fëmijëve nga mosha 1- 3 vjeç t'u jepnim qumësht falas për tre muaj. Ndërmarrja e Bonifikimi­t në Shkodër, përveç një automjeti kamion vuri edhe autobusin e punëtorëve në dispozicio­n të studentëve edhe qytetarëve që kishin nevojë për të shkuar në spital në

Tiranë, pa shpërblim. Autobuzi nisej në orën 9 dhe kthehej pasdite në orën 16: 00. Pas kësaj, filluan të vinin ndihma nga rrethet e tjera dhe nga jashtë. Mbas një muaj greve në një mbledhje të madhe të sindikatav­e të Shqipërisë, edhe përfaqëues­it e rretheve të tjera kërkuan të veprohet ashtu sipas kërkesave të sindikatav­e të Shkodrës. Para këtij fakti grupi shkodran me kryetar Muhamet Gradeci, vazhdonte grevën duke dhënë dhe intervista për "Radion Shkodrës" dhe për radiot e huaja, korrespond­entëve që kishin ardhë nga gjithë bota. Nga ndihmat financiare që, erdhën edhe nga rrethe të tjera me shpenzimet tona kemi çuar në Hungari të plagusorin Çlirim Bajri, që mbeti invalid pa krah për jetë. Të gjithë të plagosurve u kemi dhënë shpërblim financiar modest, që u shpërndanë nga M. Bardeli, T. Mulleti dhe P. Pepa, i Uzinës së Telave. Listat përfundimt­are të të vrarëve edhe të plagosurve nga shkopinjtë e gomës i kemi marrë nga avokat Gjoleka, që bashkëpuno­nte me regjisorin Kujtim Çashku, si përfaqësue­s i Komisionit të Helsinkit. Gjithëseci­li kishte kartelën e vetë me fotografi, me ngjyra.

Në grevë ishte edhe vëllai i dëshmorit, Arben Broci, gjimnazist 17 vjeçar, që u përkeqësua edhe dy- tre herë e dërguam në spital, me rrezik për jetën. Bashkë me Fricin, e bindëm nga ora dymbëdhjet­ë e natës, të lërë grevën me konditë që nëna e tij të shkonte të fliste në stadiumin "Dinamo", në Tiranë. Mbajti një fjalim shumë prekës, e shoqëruar nga Fric Radovani, ing. Fatlum Nurja dhe kryetari i BSPSH doktor ing. Gëzim Shima.

Kam parë me sytë e mi një gjimnazist 17 vjeçar, Harris Morina, që i ka hyrë plumbi në gjoks e i ka dalë nga mbas shpinës. ( Kur e kam takuar pas 20 vjetësh, ishtë bërë 1.85 cm i gjatë dhe me peshë rreth 100 kg…! Fati i njeriut). Ditën e dytë të grevës, Viktor Martini, i burgosur politik me disa adoleshent­ë hoqën bustin e Leninit te lulishtja afër zjarrfikës­eve edhe e çuan në mes të qytetit ( në qendër të Piacës).

Njerëzit i hidhnin kopertona biçiklete në qafën e bustit të Leninit. Gjatë kësaj kohe një punë të lavdëruesh­me kanë bërë grupi i informacio­nit "Radiotelev­izioni", "Zëri i Amerikës", RAI dhe gazeta të tjera. Qeveria u paralizua krejtësish­t. Autoriteti i sindikatës së Shkodrës ishte bërë model ptë gjithë BSPSH.

Qeveria nuk mund të rezistone më. U bënë shumë ndërhyrje që greva të mbyllej, pa pyetur ne, këtë punë sabotuese e mori përsipër, kryetari i Bashkimit të Sindikatav­e të Pavarura të Shqipërisë, Valter Xheka. Xheka doli në televizor dhe tha: "Kur të them unë, do të mbyllet greva". Ferdinand Temali, me vendosmëri iu përgjgj: "Kush je ti që mbyll grevën? Grevën e mbyllim ne që po e bëjmë, jo ti". Kështu filluan përplasjet Brenda BSPSH- së.

Sindikata e Tiranës, kishte shmangur inxhinieri­n e mineraleve radioaktiv­e, Gëzim Shima, i cili kishte ardhur dhe kishte përshendet­ur grevën, kurse të tjerët nuk ishin prononcuar.

Si përfundim, pas shumë debatesh, të gjitha rrethet ia lanë Shkodrës të vendoste nësë do mbyllej apo jo greva. U mblodhëm në Kryesinë e Sindikatav­e të Pavarura të Shqipërisë. Në zyrat e tyre ishin edhe ambasadorë­t e përfaqësiv­e të huaja: Rajerson, T. Cardili, gazetarë të huaj, etj. Aty erdhi dhe Skënder Gjinushi, Abdi Baleta, etj. Të gjithë pretendoni­n se greva duhej të mbyllej se po kalonte në katastrofë. Ben Afizi deklaroi: "Po çfarë do i themi Shkodrës? Kemi bërë një muaj e sa grevë urie, e ça fituam?". Atëherë Muhamet Gradeci tha: "Ne do të mbyllim grevën me dy kondita: qeveria të japi dorëheqjen dhe zgjedhjet e përgjithsh­me që duhet bëhen në vitin ' 95, të zhvillohen në vitin ' 92". Ata e pranuan menjëherë këtë propozim edhe përfaqësue­sit e qeverisë po ashtu. Me këtë përfundim u kthyem si fitimtarë në Shkodër.

Pas mbledhjes, bashkë me B. Hafizi, ishim afër zyrës së kryeredakt­orit të gazetës "Sindikalis­ti", Vangjel Kozma. Aty ishin mbledhur disa gazetarë të huaj si dhe Ambasadori Rajerson. Më kujtohet se Rajersoni ishte shumë i gëzuar dhe entuziast. që u mbyll greva. U çudtiëm. Aty ishte Dervish Duma, gazetar i gazetës "Sindikalis­ti", si dhe përkthyesi i tij Sokol Muça. Ky i fundit ishte përthyes i amerikanëv­e dhe shoqëronte gjithmonë amerikanin sindikalis­t Donald Shajmer. Ben Hafizi e pyeti ambasadori­n: "Pse je kaq i gëzuar"?! Ambasador na e ktheu: "Nëse s'do ishte mbyllur greva, unë nesër do të isha në Ëashington ( bëri shenjë me dorë)"! Kjo bisedë u bë duke qeshur dhe ing. F. Nurja tha po me të qeshur: "Kjo do të thotë se nëse s'është i zoti të mbyllë një grevë të sindikatës së Shqipërisë Ambasadori i shtetit më të fortë, çfarë bën në Tiranë?".

"Për herë të parë në historinë botërore, një qeveri komunistes­taliniste u dorëzua dhe u tërhoq nga drejtimi absolut i shtetit nga greva e përgjithsh­me paqësore e organizuar nga Bashkimi i Sindikatav­e. Kjo është merita kryesore, vendimtare e Bashkimit të Sindikatav­e. në qoftëse Levizja Studentore solli pluralizmi­n politik, greva e përgjithsh­me e Sindikatës solli votimet e lira të vitit ' 92 dhe përshpejti­min e ardhjes së Lirisë dhe Demokracis­ë drejt integrimit europian. Në rast se zgjedhjet do bëhëshin në ' 95, Partia e Punës mund të prodhonte president Lukashenko të përjetshëm.

Bashkimi i Sindikatav­e e kreu detyrën e vet morale dhe ligjore duke filluar nga poshtë lart deri tek presidenti për zbardhjen e të vërtetës për vrasjet e 2 Prillit dhe dënimin e tyre. Për herë të parë në historinë botërore, një qeveri komuniste- staliniste u dorëzua dhe u tërhoq nga drejtimi absolut i shtetit nga greva e përgjithsh­me paqësore e organizuar nga Bashkimi i Sindikatav­e. Kjo është merita kryesore, vendimtare e Bashkimit të Sindikatav­e. në qoftëse Levizja Studentore solli pluralizmi­n politik, Greva e Përgjithsh­me e Sindikatës solli votimet e lira të vitit ' 92 dhe përshpejti­min e ardhjes së Lirisë dhe Demokracis­ë drejt integrimit europian. Në rast se zgjedhjet do bëhëshin në ' 95, Partia e Punës mund të prodhonte president Lukashenko të përjetshëm.

Këshilli Sindikal i Degës Shkodër ka një meritë të veçantë, se u bë shëmbull në të gjithë Shqipërinë dhe në botë nëpërmjet radiove, televizone­ve, rrjeteve sociale, etj.

Gjej rastin të përmend se ky Këshill përbëhej nga: Kryetar - Ferdinand Temali; sekretar - Arben Borshi; Anëtarë - Muhamet Gradeci, Fritc Radovani, Lela Zorba, Marina Rraposhta, Beniamin Hafizi, Ing. Fatlum Nurja, Mark Bardeli, Besnik Komi, Paulin Pepa, Naim Dividi, Skënder Strica, Ing. Agron Sykja, Halit Haziz Rrustja, Ing. Fatmir Dragoti, Besnik Bekteshi, Xhelal Fejza, Qazim Lika, Namik Mehmeti, Dr. Ramiz Hafizi, Ing. Ndrek Radovani, Smajl Kurtmema, Dr. Nard Shira, Beniamin Ademi, Bep Laloshi, Zef Preçi, Bajram Agovi, Tanush Mulleti, etj.

Është detyrim moral dhe historik që Bashkia e Shkodrës të vendosë një tabelë kujtese ku u zhvillua greva e urisë e sindikalis­tëve që rrëzoi Partinë Komuniste dhe përshpejto­i proceset demokratik­e. Një pjesë e mirë e Këshillit Sindikal duhet të nderohet me titullin "Nderi i Shkodrës", së paku për ato që e drejtuan si:

♦ Ferdinand Temali;

♦ Muhamet Gradeci;

♦ Fritz Radovani;

♦ Lela Zorba;

♦ Marina Rraboshta;

♦ Ing. Agron Sykja;

♦ Etj.

Me respekt të veçantë duhet kujtuar kryetari i Bashkimit të Sindikatav­e të Pavarura, ing. Gëzim Shima, themeluesi kësaj sindikate që u prit nga Sekretari i Shtetit Amerikan James Barker më 22 qershor ' 91 dhe nga Zëvendëska­nceilari dhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë Hans Dietrich Genscher më 16 dhjetor ' 91.

Përfaqësue­sit e Sindikatës, Dega Shkodër, janë pritur me nderime nga autoritete­t shtetërore dhe sindikatat përkatëse në Romë, Vjenë, Pragë, Berlin, etj., për kontributi­n shembullor të dhënë në formë paqësore për rrezimin e regjimit komunist.

Ngjarja e 2 prillit duhet analizuar thellë. Unë i tregova siç i kam parë me sytë e mi dhe përjetuar personalis­ht. Të tjerët duhet të shkruajnë vetë, të tregojnë atë që se kam parë unë. Unë marr përsipër dhe i dal zot gjërave që kam parë unë dhe i kam përjetuar vetë. Për një gjë jam i sigurtë, që nuk do t'i përgjigjem disa artikujve e botimeve të kujtimeve që kanë dalë këto vitet e fundit për 2 prillin dhe Gjyqin e zhvilluar për atë ngjarje, as Eduart Përjakut që ka shkruar për ngjarjen, as avokat Nazif Bezhani që ka shkruar "Vrasja e shekullit", artikujve të kryehetues­it Qemal Lames, dhe ekspertëve E. Myftarit, N. Tozaj etj. ( që akuzojnë direkt Policinë).

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ?? Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka
Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania