Panorama (Albania)

Sfidateard­hshme tëshoqëris­ëdhe besimitesh­kenca

- PROF. DR. ARBEN MYRTA

Aktualisht po përballemi me disa sfida të mprehta, që janë me shumë rëndësi për të ardhmen tonë, siç janë ndryshimet klimatike, mbrojtja e biodiversi­tetit apo siguria ushqimore, ndërkohë që kapërcimi i tyre do të varet shumë nga besimi i shoqërisë sonë te shkenca. Por këto sfida madhore, me temë kryesisht mjedisin dhe bujqësinë, po ndeshen gjithashtu edhe me një rritje të mosbesimit të publikut të gjerë për shkencën dhe inovacione­t teknologji­ke, gjë që e bën gjithnjë më të vështirë gjetjen e zgjidhjeve afatgjate për to. Ndërkohë që shkencëtar­ët përpiqen të zbulojnë fakte të reja shkencore, të realizojnë inovacione teknologji­ke dhe të japin rrugëdalje konkrete për shpëtimin e situatës së komplikuar, ata ndeshen shpesh me hezitimin apo refuzimin e rezultatev­e të tyre shkencore ose teknologji­ke nga shoqëria e gjerë. Ky paradoks ndodh për arsye se shpesh faktet dhe detajet shkencore nuk kuptohen mjaftueshë­m nga të gjithë, por edhe për rritjen graduale të mosbesimit te shkenca në përgjithës­i. Kjo duket në pamje të parë e çuditshme, duke konsiderua­r burimet e shumta të informacio­nit shkencor që disponojmë sot, por jemi të gjithë dëshmitarë edhe të konfuzioni­t që krijohet me shumë botime apo postime të paverifiku­ara, më shpesh në rrjetet sociale.

Arsyet e këtij mosbesimi mund të jenë të shumta, por është i sigurt fakti që ky fenomen ka marrë zhvillim të madh, sidomos pas pandemisë COVID- 19. Një studim i fundit i projektit PSYDISK, i financuar nga BE, evidenton faktin se personat me tendenca spirituali­teti ( jo fetar) besojnë më pak shkencën, gjithashtu më pak të lidhur me shkencën janë edhe ata që ndjekin besimet fetare, ndërkohë që ideologjit­ë politike duket që nuk influencoj­në në këtë rast. Këto rezultate është e rëndësishm­e të monitorohe­n edhe në ardhmen në Europë, ku dihet që ndikimi i fesë është në rënie të vazhdueshm­e, ndërkohë që lëvizjet spirituale janë një fenomen shoqëror në rritje. Ne të gjithë vijmë nga një eksperienc­ë e gjatë pandemie, që sprovoi shoqërinë e sotme dhe ekonominë globale duke evidentuar dhe rritur të gjitha dobësitë tona, përfshirë

Ne të gjithë vijmë nga një eksperienc­ë e gjatë pandemie, që sprovoi shoqërinë e sotme dhe ekonominë globale duke evidentuar dhe rritur të gjitha dobësitë tona, përfshirë këtu mosbesimin tek shkenca. U arrit deri në fenomenin e përhapur të mohimit të realitetit shkencor në format më ekstreme që rrezikuan jetën e njerëzve duke injoruar mjekësinë humane. Shembuj të ngjashëm nuk mungojnë edhe në mospranimi­n e ndryshimev­e klimatike dhe ndikimit në to të veprimtari­së njerëzore, me gjithë faktet shkencore të pamohueshm­e në favor të kësaj teze shkencore.

këtu mosbesimin tek shkenca. U arrit deri në fenomenin e përhapur të mohimit të realitetit shkencor në format më ekstreme që rrezikuan jetën e njerëzve duke injoruar mjekësinë humane. Shembuj të ngjashëm nuk mungojnë edhe në mospranimi­n e ndryshimev­e klimatike dhe ndikimit në to të veprimtari­së njerëzore, me gjithë faktet shkencore të pamohueshm­e në favor të kësaj teze shkencore. Jemi të gjithë dëshmitarë për të dhënat e pakontestu­eshme lidhur me përqendrim­et e larta të CO2 të arritura në atmosferë në periudhën e shoqërisë industrial­e. Psh., nëse në vitet para pandemisë COVID- 19 kishim një rritje mesatare të CO2 në atmosferë me afro 1 Gigaton më shumë nga viti i mëparshëm, në vitin e parë të pandemisë, me bllokimin apo reduktimin e madh të aktivitete­ve prodhuese në nivel global, sasia e CO2 pësoi një rënie drastike me vitin para pandemisë me afro 2 Gigaton ( The World Carbon Project). Gjatë këtyre 150 viteve të fundit kemi një rritje të vazhdueshm­e të temperatur­ës ( viti 2023 ishte viti më i nxehtë i regjistrua­r deri më sot), vazhdon pandalshmë­risht shkrirja e akullnajav­e në polet e rruzullit dhe në majat e maleve më të lartë në problemet që ato sjellin me vete për rezervat ujore ( një kuriozitet me reflekse historike: në malet e lartë të Dolomiteve në Italinë e Veriut nga shkrirja e akujve të përjetshëm po dalin kufomat e ushtarëve të vrarë në Luftën e Pare Botërore midis Italisë dhe Austrisë, të cilat kishin mbetur të mbuluara nën dëborë për mëse 100 vjet). Por veç temperatur­ave të larta, kemi një frekuencë më të shpeshtë të thatësirav­e gjithnjë më të zgjatura, reshjeve të vrullshme dhe përmbytjev­e që i pasojnë, stuhive papreceden­ta breshëri etj.. Këto fenomene klimatike ekstreme po bëhen gradualish­t të zakonshme çdo vit në vendet e BE, të pasuara me humbje në jetë njerëzish dhe dëme të pallogarit­shme ekonomike. Por kjo situatë, tashmë e vështirë për bujqësinë dhe jo vetëm atë, mund të përkeqësoh­et akoma më tej dhe këto ndryshime klimatike mund të çojnë në probleme dhe situata të skajshme për njerëzit dhe ekosisteme­t ku ata jetojnë, nëse vazhdojmë të mohojmë ekzistencë­n e tyre dhe të mos marrim masat e

duhura. Edhe pse sot ‘ negacionis­tët’ ( apo mohuesit) e ndryshimev­e klimatike janë më të paktë në numër se disa vite më pare, këto zëra kontestues të shkencës janë akoma problemati­kë nga kontaktet që kanë me mediat e ndryshme që amplifikoj­në zërin e tyre apo dhe me lidhjet e tyre me zyrat apo mjediset ku merren vendimet për politikat mjedisore. Me kalimin e kohës, falë fakteve të vazhdueshm­e shkencore, edhe kundërshta­rët më të vendosur të ndryshimev­e klimatike kanë ndryshuar disi strategjin­ë e tyre nga një mohim i plotë i tyre më parë, tani në vënien në diskutim të përmasave të tyre dhe të përgjegjës­isë së veprimtari­së njerëzore në to.

Por grupet kundërshtu­ese të shkencës dhe teoritë komplotist­e nuk merren vetëm me klimën, ato i ndeshim edhe në bujqësi. Kemi akoma të freskët rastin e sëmundjes shumë dëmprurëse të “tharjes së shpejtë të ullirit”, të shkaktuar nga bakteri Xylella fastidiosa, e cila u përhap shumë shpejt në ullishtat e rajonit të Puljes në Itali. Me zbulimin dhe identifiki­min e këtij bakteri në ullinj për herë të parë në botë, grupime të ndryshme të shoqërisë së atjeshme iu kundërvunë hapur fakteve dhe opinionit shkencor të institucio­neve lokale, duke arritur edhe t’i akuzonin ato me teori komplotist­e, duke arritur dhe kulmin kur punonjësit shkencorë me reputacion ndërkombët­ar u morën edhe nën hetim. Kjo situatë pa precedent kundra shkencës, të paktën në BE, gjeti për fat të keq mbështetje edhe në segmente të mediave vendore, në një kohë kur i gjithë opinioni shkencor ndërkombët­ar ( personalit­ete, shoqata apo revista të specializu­ara) i ishte mirënjohës kontributi­t shkencor të grupit puljez për këtë sëmundje të re të rrezikshme për mbrojtjen e bimëve në shkallë botërore. Kjo klimë mosbesimi dhe “keqtrajtim­i” nuk e dekurajoi grupin e kërkuesve puljezë që vijuan punën e tyre edhe në kushte të rënda shpirtëror­e ( për këtë qëndrim prof. G. P. Martelli dhe Dr. D. Boscia u vlerësuan më vonë me çmimin ndërkombët­ar “Kuraja dhe integritet në mbrojtje të shkencës” i dhënë nga shoqata “Sense about science” dhe revista e mirënjohur “Nature”. Por, klima e krijuar nga kontestime­t antishken

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania