Panorama (Albania)

Saliberish­anukështëh­alli iediramës,saliberish­a ështëtrofe­uiediramës!

- MARTIN LEKA

Sali Berisha është halli i Edi Ramës, ka thënë kryetari i Rithemelim­it para pak ditësh dhe për të disatën herë. Në ligjëratën e tij të gjatë në mitingun e organizuar nga opozita, tashmë të bërë si një kasetë magnetofon­i e vjetër me shirit që përsëritet e përsëritet në çdo fjalim, ai i tha e çfarë nuk i tha “hallit të vet”.

Se është shtatorja e gjallë, pasardhës i bllokmenëv­e.

Se ka përqendrua­r të gjitha pushtetet në duart e tij.

Se do një Shqipëri pa opozitë. Se vjedh qytetarët shqiptarë e vret shpresën e tyre.

Se gjatë sundimit të tij 10- vjeçar, 1 milion shqiptarë u larguan.

Se na grabiti vulën.

Se më ndaloi emrin në fletën e votimit. Se na mohoi financat.

Se na mohoi komisioner­ët në qendrat e votimit.

Se narkoqever­ia i fryn zjarrit të përçarjes dhe konfliktit midis nesh. Se kreu gjenocid në Shqipëri… Nuk po ndalemi më gjatë në guidën e akuzave të kreut të Rithemelim­it, pasi ky është manual i njohur.

Berisha dhe Rama janë dy personazhe­t politikë më jetëgjatë në këto më shumë se tri dekada. Ndryshojnë në sasi e cilësi përkatësis­ht. I pari ka qenë kryetar i partisë së parë opozitare që prej dhjetorit 1990, më pas deputet, president, kryeminist­ër. Rama vjen disa vite më pas, si ministër Kulture e më pas kryetar i Bashkisë së kryeqyteti­t e në vijim kryeminist­ër për 3 mandate radhazi ( pa përfshirë të

Në një situatë të tillë, opozitës nuk i vlen as shprehja “shpresa vdes e fundit”. Sepse e fundit vdiq e para, që kur “non grata” nuk e lëshon istikamin e kryetarit.

Kjo panoramë e shkurtër politike zgjidh edhe rebusin e pyetjes nëse Sali Berisha është halli i Edi Ramës. Qeveria e Edi Ramës ka bërë punë, por edhe zullume. Mund të kishte rënë disa herë po të kishte përballë një opozitë me lidership tjetër e normal. Por nuk bie. Edhe pse bën edhe zullume, edhe ndonjë punë. Madje, do përmirësoj­ë rekordin e vet, duke marrë dhe mandatin e katërt qeverisës. Sepse Sali Berisha nuk është “halli”, por “trofeu” i Edi Ramës! katërtin, që me gjasë s’ka kush t’ia marrë).

Po a është Sali Berisha, siç thotë, halli i Edi Ramës?

Pa hyrë thellë në analiza e specifika, gjithë jeta politike e Berishës që nga koha kur ishte sekretar i organizatë­s së PPSH e deri më sot nuk të lë hapësirë për të pasur ekuivok. Sali Berisha është mishërimi i delirit për pushtet. Ngjarjet që ndodhën gjatë presidencë­s së tij gjer te rrokullima e ‘ 97 tregojnë për dashurinë e tij, për karrigen e pushtetin, duke e kthyer atë një autokrat apo diktator të vockël.

Gjendja në të cilën ndodhet opozita sot është si mos më keq. Shkaku e përgjegjës­i kryesor është pikërisht Sali Berisha. Po të kthehemi në retrospekt­ivë, kjo shihet qartë dhe është fakt. Shpallja “non grata” e tij nga SHBA e më pas nga Mbretëria e Bashkuar e trazuan folenë ku mendohej se do të vegjetonte i qetë ishlideri historik i PD. U desh vetëm një akt politik i Lulzim Bashës, që Sali Berisha të hedhë në erë “furrikun” e vet dhe të mësyjë ndaj krijesave të tij politike, pasardhësv­e të vet e kushdo tjetër në përkrahje të tij. Lufta për marrjen e selisë së PD- së ishte kulmi i mjerimit të demokratëv­e.

Situata e sotme e Partisë së Rithemelim­it dhe në përgjithës­i e demokratëv­e dhe jo vetëm është më keq se ç’duket. Politika e lidershipi­t pa busull dhe militantë e votues të çorientuar. Me Berishën të izoluar dhe me fjalimet majë ballkonit që më shumë u ngjasojnë ligjërimev­e të një avokati mbrojtës se sa një lideri politik, demokratët duken të tromaksur dhe pa udhëheqje. Ta lidhësh opozitën e opozitariz­min në fatin e Gaz Bardhit është si të hapësh kotecin e pulave kur i ke lënë pa ushqyer me ditë të tëra. Nga shkon njëra, s’shkon tjetra.

Vula, selia, emri, Lul Basha, ‘ non grata’ janë halli i vërtetë i demokratëv­e. Vulën Basha. Selinë Berisha. Emrin Luli. ‘ Non gratën’ Saliu. Kjo e fundit është edhe ngërçi apo çelësi të cilin e ka vetëm ai, Saliu. Nuk besoj se ka precedent tjetër në rajon apo Evropë ku fatet e zgjedhjeve i vendos partia me një lider të sanksionua­r nga SHBA. Në një situatë të tillë, opozitës nuk i vlen as shprehja “shpresa vdes e fundit”. Sepse e fundit vdiq e para, që kur “non grata” nuk e lëshon istikamin e kryetarit.

Kjo panoramë e shkurtër politike zgjidh edhe rebusin e pyetjes nëse Sali Berisha është halli i Edi Ramës. Qeveria e Edi Ramës ka bërë punë, por edhe zullume. Mund të kishte rënë disa herë po të kishte përballë një opozitë me lidership tjetër e normal. Por nuk bie. Edhe pse bën edhe zullume, edhe ndonjë punë. Madje, do përmirësoj­ë rekordin e vet, duke marrë dhe mandatin e katërt qeverisës.

Sepse Sali Berisha nuk është “halli”, por “trofeu” i Edi Ramës!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania