Panorama (Albania)

Pep: E kritikova Grilishin në fushë për shoun me kamerat

-

Pep Guardiola do të kërkojë t'i bëjë presion Liverpulit ndërsa Mançester Siti zbret sot në fushë në një ndeshje jo të lehtë kundër Aston Vilës. "Qytetarët" do të kenë mundësi t'i bashkohen "reds"- ave në krye të klasifikim­it me një fitore, ndërsa skuadra e Klopit zbret në fushë të enjten kundër Shefilld Junajtidit. Trajneri katalanas u pyet në konferencë­n për shtyp edhe për diskutimet e tij të zakonshme plot pasion që ndodhin në mes të fushës me lojtarët e tij, i fundit ndër të cilët ishte ai me Xhek Grilish, pas ndeshjes kundër Arsenalit në "Etihad" të dielën ( 0- 0). I kritikuar shpesh se e bën një gjë të tillë për të dhuruar shou, Pep u përgjigj me sarkazëm: "E bëj për kamerat, për egon time. Unë jam personi i famshëm i skuadrës dhe nëse del në kamera atëherë mund të fle, sepse kam një kënaqësi të jashtëzako­nshme. Unë përpiqem gjithmonë që të kritikoj lojtarët dhe t'i lë të ndiejnë se sa të dobët janë, dhe çdo kompliment mbetet gjithmonë me mua, jo me lojtarët". Në lidhje me përvojën e Mançester Sitit që ka fituar titullin në tri sezone radhazi dhe nëse kjo e bën favorit edhe për këtë sezon, katalanasi tha: "Ka të bëjë vetëm me fitoret e ndeshjeve, kjo është ajo që duhet të bëjmë. Nuk kemi shumë shanse për të humbur pikë. Aston Vila po luan për t'u kualifikua­r në Ligën e Kampioneve, çdo ekip luan për diçka, kështu që ndeshjet e fundit do të jenë të vështira për t'u menaxhuar. Përvoja jonë e fundsezone­ve të forta ka mbaruar, nuk ka shumë rëndësi. Ajo që ka rëndësi është As

ton Vila. Kemi qenë në gjendje të fitojmë shumë ndeshje radhazi më parë, nuk e di sa mund të fitojmë tani. E vetmja gjë që ka rëndësi është se si të mund Aston Vilën". Më pas, trajneri i kampionëve vlerësoi punën e kolegut Unai Emeri: "Është e shkëlqyer, mënyra se si ata luajnë. Unai ka qëndrueshm­ëri çdo sezon. Ata kanë qenë mbresëlënë­s. Nuk i kam parë të gjitha ndeshjet e tyre, por mendoj se ata do të luajnë me

të njëjtin sistem dhe ide. Ata janë të zotë në goditjet standarde dhe në tranzicion, me dy lojtarë të shpejtë përpara. Kjo është arsyeja pse ata janë aty ku janë".

Ake - Pep konfirmoi se Natan Ake do të mungojë pas dëmtimit kundër Arsenalit. Ndërsa për treshen e dëmtuar, Stons, Uoker dhe Ederson, ai shtoi: "Xhon Stons ndoshta mund të luajë, ndërsa dy të tjerët nuk kanë shanse".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania