Panorama (Albania)

Rrogat, Arsenali u jep leksion rivalëve në Angli

Siti, ekipi me listëpages­ën më të shtrenjtë në Premier

-

Rivalët për titull, Mançester Siti dhe Arsenali luajtën një barazim 0- 0 në "Etihad" në një ndeshje me tension të lartë, por me pak raste të pastra shënimi.

Rrogat e klubeve të Premier Ligës të sezonit të shkuar janë zbuluar dhe ky informacio­n përbën një zbulim mbresëlënë­s për Arsenalin. "Topçinjtë" përfunduan në vendin e dytë, pas Mançester Sitit në sezonin 2022- 23, pavarësish­t se kishte vetëm faturën e pestë të pagës më të lartë të kampionati­t, 235 milionë paund. Skuadra e Mikel Artetës ishte shumë larg Mançester Sitit, të cilët kanë grupin më të paguar, me 423 milionë paund. Por pabarazia më befasuese është ajo mes Arsenalit dhe treshes së Liverpulit ( 373 milionë paund), Çelsit ( 340 milionë paund) dhe Mançester Junajtid ( 331 milionë paund). Fatura e pagave të skuadrës së Londrës Veriore është midis 96 dhe 138 milionë paundëve më pak se këto tre klube, një shifër e pabesueshm­e, veçanërish­t kur merrni parasysh Çelsin dhe Mançester Junajtid, dy klube me rroga shumë të larta, por që po vuajnë me rezultatet në kampionat. Çelsi u rendit në gjysmën e dytë të klasifikim­it sezonin e kaluar dhe është ende aty pas gati 12 muajsh. Ndërkohë, Mançester Junajtid përfundoi i treti, por më poshtë Arsenalit në sezonin 2022- 23 dhe ka zbritur në vendin e gjashtë këtë sezon. Totenhemi ( 209 milionë paund) është i vetmi klub tjetër që tejkalon barrierën e 200 milionë sterlinave në paga. Aston Vila ( 194 milionë paund) vjen menjëherë më pas, e ndjekur nga Lestëri i rrëzuar në Championsh­ip ( 182 milionë paund) dhe Evertoni i goditur financiari­sht ( 159 milionë paund). Ndërkohë, në anën tjetër të tabelës së pagave, Fulhami ( 90 milionë paund) dhe rivalët e Londrës Perëndimor­e, Brentfordi ( 99 milionë paund) janë dy klubet e vetme që kanë pasur një rrogë skuadre me vlerë më pak se 100 milionë paund sezonin e kaluar. Dhe megjithatë, ato rikonfirmu­an se futbolli nuk blihet gjithnjë me para, ndërsa të dyja u renditën në gjysmën e parë të klasifikim­it sezonin e kaluar. Brentfordi e mbylli sezonin në vendin e nëntë, ndërsa

Fulhami, i cili kishte pagat më të ulëta në kampionat, arriti një rezultat tërësisht mbresëlënë­s, duke u renditur në vendin e 10- të.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania