Panorama (Albania)

Arteta: Titulli? "Topçinjtë" duhet të jenë afër përsosmëri­së

-

Gara e paparashik­ueshme për titullin në Angli do të thotë se Liverpuli, Arsenali dhe Mançester Siti do të duhet të kurojnë çdo detaj për të luftuar deri në fund për Premier Ligën. Pengesa e radhës për "topçinjtë" e Mikel Artetës vjen ditën e sotme, me ndeshjen kundër Lutonit. Nëse ata do të kenë nevojë të fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura ( 9) për të pasur një shans për të fituar titullin, trajneri spanjoll tha në konferencë: "Nuk e di, por do të duhet të jetë shumë pranë perfeksion­it. Ju mund të shihni vazhdimësi­në nga skuadrat e tjera dhe historikis­ht se sa pikë duhen". Por skuadra e tij është në garë edhe në çerekfinal­et e Ligës së Kampioneve këtë sezon: "Jam shumë i emocionuar, por ne i kemi këto diskutime gjatë gjithë kohës. Nuk do të ndryshojë nga tani deri në fund, por nëntë ndeshje janë shumë dhe nuk mund të flasim për trofetë që mund të fitojmë këtë sezon. Ne po e shfrytëzoj­më momentin dhe po sigurohemi që të përgatitem­i për çdo ndeshje. Ky është vendi ku ne duam të jemi dhe duam të shfrytëzoj­më këtë mundësi. Ne punojmë çdo ditë me atë entuziazëm dhe pasion. Unë e shoh skuadrën me të vërtetë që luan rrjedhshëm dhe është e emocionuar që luan këto ndeshje. Ky duhet të jetë vizioni dhe fokusi. Jam plot energji dhe kjo është pjesa më e pabesueshm­e e sezonit. Nuk isha në këtë pozicion kur isha lojtar, kështu që kjo është ndryshe". Për kundërshta­rët e Lutonit, ai tha: "Ata e kanë bërë të vështirë për çdo ekip me të cilin janë përballur. Duhet t'i bëj kompliment­e të mëdha për Rob Eduardsit dhe ekipit të tij. Kam respektin më të madh për ta. Do të jetë një ndeshje vërtet e vështirë". Ai konfirmoi gjithashtu se Bukajo Saka është gati dhe mund të luajë sot. "Do të vendosim vetëm nëse ai është në gjendjen më të mirë për të qenë titullar ose jo".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania