Panorama (Albania)

Bellingam "top" dhe pikëpyetje në qendër, ja plani "Siti" i Ançelotit

-

Reali i Madridit u rikthye nga pushimi me një duel me ritëm të ngadaltë kundër Bilbaos, në të cilin "los blancos" ruajtën trendin e fitoreve. Skuadrës së Ançelotit i mjaftuan dy goditje nga Rodrigo për të shtuar tre pikë të tjera dhe për të hequr një ndeshje nga kalendari. Finalja e Kupës së Mbretit këtë të shtunë "paralizon" Ligën, kështu që tani gjithçka në qendrën stërvitore të Realit në Valdebebas sillet rreth Champions League. Të martën e ardhshme në Madrid vjen Siti dhe Ançeloti së bashku me stafin e tij kanë ditë të bollshme për të gjetur formulën për të eliminuar kampionët e Europës në fuqi. Qetësia që i japin 8 pikët epërsi kundër Barcelonës në La Liga është një tjetër avantazh për "los blancos".

Koha për punë - Situata është disi e pazakontë në këtë fazë të sezonit. Ançeloti do të ketë më shumë se një javë kohë për t'u përgatitur për duelin kundër Sitit. Trajneri i ka dhënë dy ditë pushim skuadrës, e cila do të kthehet sot në punë ( 15: 00). Do të ketë gjashtë seanca në Valdebebas para ndeshjes së parë në "Bernabéu". Një situatë në kontrast me atë të Sitit, i cili duhet të luajë edhe dy ndeshje të tjera në Premier përpara se të udhëtojë në Madrid, gjë që ka provokuar ankesat e Guardiolës, për të cilën vetë Ançeloti pranoi se ka pjesërisht të drejtë.

Në kërkim të formës optimale - Ançeloti e kuptoi se pavarësish­t fitores 2- 0 kundër Bilbaos, Madridit të tij i kishte munguar intensitet­i i duhur. Ai përmendi dy emra konkretë: Bellingam dhe Valverde. Ai e justifikoi formën jo të plotë me angazhimin e të dyve në miqësoret ndërkombët­are dhe parashikoi se këto ditë pushimi dhe pune aktive do të shërbejnë që ata të dy dhe të gjithë të tjerët të jenë në maksimumin e tyre kundër Sitit. Prandaj, do të jetë gjithashtu një javë e rëndësishm­e pune për Antonio Pintus.

Pikëpyetje­t në mbrojtje - Madridi do të arrijë në duelin kundër Sitit pasi ka mbajtur portën e pastër dhe ka lejuar vetëm tri goditje ndaj Bilbaos. Rydiger është në formë të shkëlqyer dhe Naço ka rifituar tonin e tij gjatë pushimit. Por pikërisht në qendër të mbrojtjes, italiani po mendohet më shumë për zgjidhjen që do të japë. Militao vështirë se do të jetë gati për ta nisur nga minuta e parë përtej rikthimit në fusha pas 7 muajsh. Naço ofron garanci, por Ançeloti kërkon centimetra në qendër dhe këtë mund t'ia garantojë Tçuameni. Një balotazh i fortë, me francezin një hap përpara.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania