Panorama (Albania)

Si e njoha aktorin e madh Michele Placido! Historia e fotos me të

Takimi te "15 katëshi" dhe dy rosat si dhuratë, reagimi i Micheles “Shkoi tek ekspresi portativ i kafesë, që përdorte grupi i xhirimit dhe me dorën e tij më solli kafen në filxhanin plastik”

- NGA MEHDI DASHI

Kamioni i madh i prapavijës së filmit "L' AMERICA", mezi po hynte në rrugicën e ngushtë dhe përherë të gjelbëruar të Hotelit të Gjuetisë, fare pak kilometra larg, në periferi të qyetit të Lezhës, i cili siç dihet është ndërtuar në vitet ' 40, nga dhëndrri i Duçes, Konti Çiano, ministri i Jashtëm i Italisë së asaj kohe.

Dhe që në periudhën e komunizmit, u shfrytëzua kryesisht nga udhëheqja e lartë partiake dhe shtetërore e atij regjimi dhe funksionar­ë e tjerë të nomenklatu­rës saj, që e frekuentua­n atë deri në shëmbjen e atij sistemi, në vitin 1990. Ne, personeli i hotelit, ishim mësuar me ardhjen e shumë grupeve për xhirimin e filmave shqiptarë, madje kush është shikues i vëmendshëm i kinematogr­afisë shqiptare që i përket periudhës së para viteve ' 90- të, e dallon qartë se në shume filma, ka fragmente e pasazhe nga ambientet e atij hoteli. Në atë kohë, xhirimet zgjasnin me muaj dhe regjizorët, artistët, teknikët, shoferët e punonjësit e tjerë të ish- Kinostudio­s "Shqipëria e Re", të angazhuar në ato xhirime, bëheshin si njerëz të shtëpisë, pra pjesë e personelit tonë. Por edhe ata, herë pas here na bënin pjesë të filmave të tyre si figurantë, më shumë për të na ndihmuar në rrogat tona të vogla të asaj kohe... Tashmë kohët kishin ndryshuar dhe këtu, po stacionohe­j një grup xhirimi filmi italian, me në krye një regjizor jo të zakonshëm. Këtu, pra diku nga fundi i vitit 1992, ( duhet të ketë qënë nëntor apo dhjetor, se kujtoj se ishte periudhë gjuetie rosash), do rrinte për shumë ditë me ne, autori i famshëm i filmave, si: "COLPIRE AL CUORE", "PORTE APER

TO", "IL LADRO DEI BAMBINI", etj., i famëshmi Gianni Amelio. Si në shumë gjëra e aspekte, italianët ishin krejt të painformua­r për vendin tonë, si ai kamion stërmadh që mezi po hynte aty, i mbushur dëng me ushqime, pjata, lugë e deri edhe bukë, etj. Italia, pak kilometra larg nga ne, na dinte Afrikë... Por deri diku, nuk kishin faj, apo më saktë nuk ishte vetëm faji i tyre... Ato ushqime, mbetën për një kohë të gjatë korridorev­e të ngushta të hotelit, deri sa përfunduan si dhurata për punonjeset e shërbimit. Guzhina e jonë i mrekulloi. Shpesh Dario, shoferi simpatik dhe gjithmonë i qeshur, apo operatori Luka, me shumë seriozitet, i tregonin aktorëve që vinin e shkonin gjatë xhirimeve, historinë e konservave që kishin bllokuar kalimin në apartament­in nr. 4 të hotelit tonë. Për ne ishte mrekulli që kafen e mëngjesit, e pinim me Amelion e madh, duke bërë shaka me grimieret Anna dhe Veronica... Placido, ishte i vetmi nga grupi që jetonte në Tiranë, madje na thoshnin se ruhej me polici private dhe flinte në shtëpine e Piro Milkanit. Pas shkëputjes nga hotel "Dajti", "Hoteli i Gjuetisë" ishte në vartësi administra­tive të hotel "Tirana", kështu që të gjitha veprimet, furnizimet e rrogat, ne i merrnim atje, madje njëherë në dy javë, një nga personeli ynë, shkonte atje me marrë rrogat, që për kohën, ne i kishim më të mirat... Ato ditë më thanë që të shkoja në Tiranë, për furnizim e për rrogat, por çdo herë, ne nuk harronim të merrnim me vete o rosa o, peshk, për shefat, që të merrnim diçka më tepër nga planifikim­i... Kështu funksionon­te në atë kohë. Në hyrje të "pesëmbëdhj­etë katëshit", ( siç quhej hotel "Tirana" asokohe), atë ditë ishte një skenë xhirimi me lypsa dhe mezi kalova turmën e kureshtarv­e për të hyrë brenda. Michele, sapo kishte përfunduar xhirimet me një sekuencë nga filmi dhe po rrinte i ulur në holl, me Silvën, grimierën e bukur me të cilën njihesha dhe shpesh bisedonim për poezinë e për artin. "Silvia, - i thirra, a është mundur të na bësh një foto me zotin Michele"? Ajo vrapoi shpejt dhe mori një aparat çasti, duke më prezantuar mua me Placidon dhe në të njëjtën kohë, bëri shkrepjen. Si një xhentelmen i vërtetë, aktori i madh, po shkundte pozën dhe më drejtohet: "Zoti Mehdi, a din se ne kemi sy të përbashkët"?! "Po - i thashë duke qeshur, po famën e kemi diverso". Madhështia e tij e përzier me mirësi, shkoi te ekspresi portativ i kafesë, që përdorte grupi i xhirimit dhe me dorën e tij, me solli kafen në filxhanin plastik. "Z. Michele - i them - a pranoni nga unë dy rosa ( Anitra) për dhuratën e madhe që më bëtë, duke pozuar me mua"? "Çështë ajo fjalë - më tha, - dhurata e juaj, është më e bukur, kam njëzet vjet, pa ngrënë rosa të egra, dhe sonte, gruaja e Piros, do të na i gatuajë ne në shtepi". Pastaj biseduam dhe pak e po atë ditë, më tha mua atë që ai ua tha shqiptarve para pak vitesh, se gjyshja e tij, fliste shqip. Akoma e ruaj sot e kësaj dite në një bllok timin, autografin e tij të shkruar tekstualis­ht: "Sinjor Mehdi, con simpati MICHELE PLACIDO". Më gjatë këtë, pra historinë se si e njoha artistin e famshëm të kinematogr­afisë italiane, Michele Placido dhe foton me ngjyra që kam me të, ( të cilën po e publikoj për herë të parë në këtë shkrim), e kam përshkruar në librin tim, "BURGU TURISTIK".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania