Panorama (Albania)

Sulmet e Metës ndaj SPAK, BE: Nuk janë të denja për një demokraci

Reagimi i ambasadori­t Gonazati pas akuzave të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndaj SPAK dhe kreut Altin Dumani

- VALENTINA MADANI

Bashkimi Europian i quan të padenja sulmet e ish- Presidenti­t Ilir Meta ndaj kreut të SPAK. Ambasadori i zyrës së BE- së në Tiranë, Silvio Gonzato, i pranishëm në një aktivitet në qytetin e Vlorës, foli dje në lidhje me akuzat e fundit të kreut të PLsë ndaj SPAK dhe kreut, Altin Dumani.

Gonzato u shpreh shkurt dhe prerë, se sulmet ndaj institucio­neve të drejtësisë nuk janë aspak të denja për një vend demokratik. “Nuk mendoj se sulmet ndaj gjyqësorit janë të denja për demokracin­ë. Kemi folur, kështu që dua ta lë me kaq”, - deklaroi diplomati Gonzato. I pranishëm në Vlorë në aktiviteti­n “Garancia rinore” me të rinjtë, ambasadori i BE nuk ka dhënë deklarata të tjera, duke kërkuar të fokusohet thjesht tek aktiviteti i zhvilluar në ambientet e shkollës profesiona­le, industrial­e “Pavarësia”. SHBA- të dhe BE dënuan sulmet e lëshuara së fundmi kundër prokurorëv­e të posaçëm dhe të kreut të SPAK, Altin Dumani. Ambasada e SHBA me anë të një reagimi publik mbështet plotësisht deklaratën e mbajtur nga Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë sa u përket sulmeve të drejtpërdr­ejta apo të tërthorta kundër SPAK. “Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, që mbështesin institucio­net e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato luajnë në demokracin­ë e Shqipërisë. SHBA qëndrojnë në krah të profesioni­stëve të drejtësisë që respektojn­ë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkue­shmërisë”, - thuhet në deklaratë. Edhe për delegacion­in e BE- së këto sulme janë të papranuesh­me. “Sulmet apo intimidime­t kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci. Ne mbështesim

dënimin e Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë të deklaratav­e të fundit të papranuesh­me publike të drejtuara kundër SPAK. BE qëndron pranë magjistrat­ëve dhe profesioni­stëve shqiptarë të angazhuar në luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar”, - u shpreh zyra e BE- së në Tiranë. Ambasada

britanike në Tiranë me anë të një reagimi, veç mbështetje­s së punës së SPAK, shprehet se Britania e Madhe do ndihmojë në ngritjen e kapacitete­ve që SPAK të luftojë korrupsion­in dhe krimin e organizuar. Sulmet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani erdhën nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili gjatë emision

it “Opinion” e akuzoi se kishte takuar me ish- drejtuesin e dënuar të FBI- së, Charles Mcgonigal. Por kreu i SPAK, Altin Dumani reagoi menjëherë duke i hedhur poshtë këto pretendime, duke i cilësuar si të pavërteta, si dhe në vazhdën e akuzave të pabaza në adresë të institucio­nit që ai drejton.

 ?? ?? Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato
Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania