Panorama (Albania)

Debati, Spiropali: Baballarët e opozitës po kafshojnë SPAK- un

“Opozita duhet të ndajë mendjen se çfarë është SPAK- u” Reagimi, Bardhi: “Babai” yt, Edi Rama, është në delir, ngelët në dyert e SPAK- ut. Kreu demokrat e konsideron debatin si ‘ show’

- VALENTINA MADANI

Seanca e djeshme plenare u shoqërua me debate të ashpra mes përfaqësue­sve të opozitës dhe mazhorancë­s. Që në nisje të seancës, deputeti demokrat, Gazment Bardhi, deklaroi se është shkelur rregullorj­a, pasi është mohuar mocioni me debat me kryeminist­rin Rama, për akuzat që sipas tij janë për vëllain e kreut të qeverisë.

I menjëhersh­ëm ishte reagimi i socialistë­ve. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëni­et me Parlamenti­n, Elisa Spiropali, theksoi se opozita duhet të ndajë mendjen nëse SPAK është institucio­n drejtësie, apo ndajnë të njëjtin qëndrim me “baballarët” e tyre, që kanë kapur majat e lajthitjes mendore. “Njëri në majë të pallatit që bërtet kundër SPAK- ut nga mëngjesi në darkë, tjetri në majë të delirit të madhështis­ë që kafshon SPAK- un kudo, a keni ju zoti Bardhi një opinion për këto? Të dy presidentë të kësaj republike, të dy kryeminist­ria të këtij vendi, të dy bela të këtij populli, për të cilën ju nuk mund të shpreheni. Vini këtu për të bërë rrëmujë nga mëngjesi në darkë. Çfarë ulërima keni nga ulërimat e tyre të dala nga binarët e mendjes, ata nuk janë dy kokë dele, po janë baballarët tuaj. Vini ju na flisni për drejtësinë, ngrini gishtin e akuzës. Ju gënjen mendja se mund të hani thana në kokat e tyre e të vilni në thesin e popullit. Po mbani të dy ata në supe, siç mbanin dikur shërbëtorë­t mbretërit. Vini dhe këtu e kërkoni të mbani peng parlamenti­n për këta të dy. Thoni çfarë është SPAK- u për ju, organ drejtësie apo organizatë kriminale? Përgjigja të mos jetë si ajo e juaja që kur SPAK godet regjimin e Ramës, është institucio­n drejtësie, kur godet baballarët tuaj, është organizatë kriminale. Kjo është politika juaj. O duhet të shkojë në burg trafikanti sipas jush, ose duhet të shkoni ju para drejtësisë. Në

rast se përgjigjja juaj është ajo që na dhatë herën e kaluar, atëherë vazhdoni kështu, se sa herë ju dëgjon ky popull, nuk ka më asnjë iluzion. Bashkimi juaj me baballarët në majë të thanës do ketë fundin që ka pasur këto 9 zgjedhjet e fundit”, - tha Spiropali.

REAGIMI Deputeti demokrat, Gaz

ment Bardhi, iu përgjigj ministres së Shtetit për Marrëdhëni­et me Parlamenti­n, Elisa Spiropali, e cila komentoi daljet e fundit të Ilir Metës dhe fjalimet e Sali Berishës në dritaren e shtëpisë. Bardhi në fjalën e tij tha se socialistë­t janë ata, të cilët ndodhen në hall, pasi i ka trokitur drejtësia në derë.

“Ne nuk kemi asnjë hall. Hall keni j u. Çdo ditë ngelët në dyert e SPAK- ut. Ora e drejtësisë për gjithçka që i keni bërë këtij vendi do të ngjitet në kat të tretë, te ministrat, kryeminist­ri, ish- ministrat. Sa për delir madhështie, asnjëri nga ata që përmende ti nuk ka delir madhështie. Delir ka babai y.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania