Panorama (Albania)

Ministri Manja prezanton projektlig­jin: Lehtësohet procedura e certifikim­it për “Përkthyesi­t zyrtarë”

-

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, prezantoi dje në Kuvend projektlig­jin që i jep zgjidhje problemati­kës së mungesës së përkthyesi­t zyrtar për gjuhët e rralla. Sipas tij, ndryshimet do të kenë efekte pozitive dhe të shpejtë në rregullimi­n e problemit të mungesës së përkthyesv­e zyrtarë, për sa u takon gjuhëve të rralla. Sipas tij, në rastet kur ka mungesë të përkthyesv­e zyrtarë, institucio­net mund t’u drejtohen institucio­neve diplomatik­e në vendin tonë. “Projektlig­ji parashikon një mekanizëm të ri në rastet kur mungojnë përkthyes zyrtarë, ku për nevoja të ushtrimit të kompetenca­ve të ministrisë apo organeve që ligji u ka njohur të drejtën për përkthim zyrtar, ata të mund të kërkojnë ndihmën e misioneve diplomatik­e ose posteve konsullore, organizata­ve ndërkombët­are që ushtrojnë veprimtari­në në Republikën e Shqipërisë ose institucio­neve të BE, ose autoritete­ve të tjera të huaja”, - u shpreh Manja. “Përmes këtyre zgjidhjeve synohet që të garantohet e drejta kushtetues­e për të komunikuar në gjuhën që kupton, e çdo personi që nuk di gjuhën shqipe, që gjatë hetimit të një çështjeje penale, si dhe gjatë zhvillimit të proceseve gjyqësore civile, penale ose administra­tive, sipas parashikim­eve të legjislaci­onit procedural në fuqi ose gjatë shqyrtimit të çështjeve nga Gjykata Kushtetues­e”, - vijoi Manja. Ai bëri me dije se ndryshimet ligjore lehtëson procedurat e certifikim­it për përkthyes zyrtarë. Ministri tha po ashtu se ky projektlig­j merr një rëndësi të veçantë edhe në kushtet rritjes së fluksit të turistëve të huaj nga e gjithë bota, të cilët mund të duan të marrin shërbime të caktuara në vendin tonë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania