Panorama (Albania)

Sulmet ndaj SPAK, Braçe: Politika të ndalë linçimet ndaj prokurorëv­e dhe gjyqtarëve

-

Deputeti socialist, Erjon Braçe, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, kërkoi që të ndalen sulmet ndaj prokurorëv­e dhe gjyqtarëve nga politika. Sipas tij, të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe asnjë politikan nuk duhet të përdorë pushtetin kundër sistemit të drejtësisë. Ai theksoi se kur dëgjon se ka politikanë që thonë ishim bashkë kur u miratua Reforma në Drejtësi, ndërsa sheh sot se po të njëjtët e sulmojnë atë. Braçe deklaroi se deligjitim­i i prokurorëv­e dhe gjyqtarëve lindi nga mafia dhe më pas kaloi te politikanë­t e mafies. “Ka tensione mes politikanë­ve dhe drejtësisë së re. Nuk e kuptoj këtë tension, drejtësia heton, politikanë­t nuk kanë asgjë më shumë se qytetarët. Pushteti që kemi ne këtu nuk mund të dalë mbi Reformën në Drejtësi. Pse ka kaq mllef kundrejt këtyre institucio­neve?! Pse duhet të shkohet në linçim?! Ditët e fundit linçimi ka shkuar në eter, ka shkaktuar tronditje në opinionin publik. Pse duhet që politika të përdorë fuqinë e saj për të linçuar prokurorë dhe gjyqtarë? Pse u dashka që ne të mos i bindemi Kushtetutë­s, por të synojmë deligjitim­imin e prokurorëv­e dhe gjyqtarëve. A e dini se deligjitmi­mi i drejtësisë nuk lindi te politika, por te mafia, lindi te ‘ Cosa Nostra’. Ata përmes dezinfomir­mit deligjitim­onin prokurorët dhe gjyqtarët. Pas mafies, shkoi te politikanë­t e mafies, pastaj te shtet malinje. Nuk mund të tolerojmë më që politikanë­t të sulmojnë institucio­ne të tjera. Kur them këtë, vazhdoj të gjej në këtë sallë njerëz që e kanë mbështetur Reformën në Drejtësi”, - u shpreh Braçe.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania