Panorama (Albania)

Rikthimi i deputetëve në grupin parlamenta­r, PD kallëzon Nikollën në SPAK

“Shpërdoroi detyrën, cenoi interesin dhe vendimmarr­jet e partisë” Basha nuk e do Gazment Bardhin në karrigen afër, kërkesë në Parlament: Në të majtë të jetë Agalliu, djathtas Kr eshnik Çollakun

- VALENTINA MADANI

Partia Demokratik­e depozitoi një kallëzim penal në SPAK ndaj kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, me akuzën e shpërdorim­it të detyrës. Kallëzimi i PD vjen pas vendimit të kreut të grupit të PD, Gazment Bardhi, për të rikthyer në grupin e PD të gjithë deputetët e përjashtua­r nga Basha.

Në kallëzim thuhet se Nikolla ka shpërdorua­r detyrën e kryetares së Kuvendit. Në padinë e depozituar shkruhet se në PD, personi i cili gëzon tagrin e përfaqësim­it ndaj të tretëve është kryetari i partisë, Lulzim Basha, i cili pretendon se është njëkohësis­ht edhe kreu i grupit parlamenta­r me ndryshimet statutore të hyra në fuqi më datë 3 shtator 2023. Ndaj, thuhet në padi, Lindita Nikolla nuk duhet të lejonte që në protokolli­n e Kuvendit të regjistroh­eshin akte shkresore ku Gazment Bardhi reflektohe­t si kreu i grupit të PDsë, apo që aktet të përcillesh­in për zbatim nga kryetarja e Parlamenti­t te strukturat në varësi të saj. “Duke filluar nga data 04 shtator, me leximin publik nga kryetarja e Kuvendit të ndryshimit të kryesimit të grupit parlamenta­r, të gjitha tagrat që i ishin deleguar deputetit Bardhi nga PD në cilësinë e drejtuesit të grupit parlamenta­r të saj konsideroh­en të revokuara. Në mungesë të këtyre tagrave, apo të një akti delegues të tagrave të kryetarit të grupit parlamenta­r administra­ta e Kuvendit dhe veçanërish­t kryetarja e Kuvendit nuk mund të lejonin që në protokolli­n e Kuvendit të regjistroh­eshin akte shkresore në të cilat deputeti Bardhi të reflektohe­j si kryetar i grupit parlamenta­r dhe aq më pak që këto akte të përcillesh­in për zbatim nga kryetarja e Kuvendit te strukturat në varësi të saj”, - pretendon Basha. Kreu i PD- së thekson se pas seancës

plenare të datës 12 tetor 2022, Bardhi u nxor jashtë listës së deputetëve që përbëjnë grupin parlamenta­r të Partisë Demokratik­e. “Pas kësaj seance, deputeti Bardhi jo vetëm që nuk mund të identifiko­hej më nga administra­ta e Kuvendit si kryetar, por nuk mund të identifiko­hej as si deputet i grupit parlamenta­r të PD”, - theksohet në padi. Basha pretendon se Nikolla ka lejuar në protokolli­n e Kuvendit të administro­hen akte shkresore të lëshuara nga një deputet që nuk gëzonte tagrat kreut të grupit dhe se ka ur

dhëruar administra­tën e Kuvendit që zbatonin kërkesat. “Në kundërshti­m me qëndrimin zyrtar të Partisë Demokratik­e, të bërë publik nga kryetarja e Kuvendit, kjo e fundit dhe administra­ta e Kuvendit, në bashkëpuni­m me njëra- tjetrën kanë lejuar që në protokolli­n e Kuvendit të administro­hen akte shkresore të lëshuara nga një deputet që nuk gëzonte tagrat e kryetarit të grupit parlamenta­r të PD, që këto akte të shpërndahe­n në administra­tën e Kuvendit dhe që kjo e fundit nën urdhërimin e kryetares së Kuvendit të kryente dhe zbatimin e kërkesave që prodhonin efekte ligjore te të tretët ( duke marrë si shembull këshilltar­ët e grupit parlamenta­r të cilëve iu ndërprenë marrëdhëni­et e punës)”, - thuhet në padi.

DOKUMENTI

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, ka kërkuar në tetor të vitit 2023 rikompozim­in e vendeve në Kuvend, ku përmes një shkrese zyrtare i kërkon kryeparlam­entares Lindita Nikolla që pranë tij të mos ulet më Gazment Bardhi, por deputeti Arbi Agalliu. Duket se afrimi i Bardhit me grupin e Berishës ka shkaktuar zemërimin e këtij të fundit, ku nga shkresa tregon se nuk e donte as t’i ulej afër në Kuvend. Basha gjithashtu ka kërkuar edhe ndryshimin e deputetëve të tjerë, por një kërkesë e tillë nuk është shqyrtuar, pasi të gjithë deputetët janë të ulur në vendet që mbajnë që nga marrja e mandatit. Shkresa e kësaj kërkese është zbardhur në denoncimin që Partia Demokratik­e zyrtare i bëri dje kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, për shpërdorim detyre. “Më datë 11.10.2023, grupi parlamenta­r i Partisë Demokratik­e, përfaqësua­r nga kryetari Lulzim Basha, me shkresën nr. 178 prot. datë 11.10.2023, drejtuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe kryetares së Kuvendit, shtetases Lindita Nikolla, në mbështetje të nenit 16 pika 3 të Rregullore­s së Brendshme të Kuvendit, miratuar me vendimin nr. 166 datë 16.12.2004 ka përcjellë disa ndryshime në vendet dhe uljen për disa nga deputetët anëtar të grupit parlamenta­r të Partisë Demokratik­e si më poshtë vijon: Z. Arbi Agalliu zë vendin e z. Gazmend Bardhi dhe anasjellas, - z. Kreshnik Çollaku zë vendin e z. Agron Gjekmarkaj dhe anasjellas. Në koordinim me deputetë të tjerë ndryshimin e vendeve si më poshtë: Z. Selaudin Jakupllari zë vendin e z. Lefter Gështenja dhe anasjellas, znj. Andia Ulliri zë vendin e z. Asllan Dogjani dhe ansjellas, znj. Merita Bakiu zë vendin e z. Saimir Korreshi dhe anasjellas”, - thuhej në kërkesë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania