Panorama (Albania)

PS kalon “Prefektin”, PD: Si institucio­n pensionist­ësh

Balla: Ligji, që të kthejmë në ‘ koordinato­r’ Prefektin! Opozita: Kërkoni të kontrollon­i edhe pushtetin lokal

- VALENTINA MADANI

Pavarësish­t kundërshti­ve të opozitës, mazhoranca miratoi dje me 71 vota pro dhe 27 kundër, projektlig­jin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/ 2016, ‘ Për prefektin e qarkut’.

Më herët, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, prezantoi në Kuvend projektlig­jin për forcimin e rolit të prefektit. Në fjalën e tij, Balla theksoi se fuqizimi i rolit të prefektit do të përmirëson­te shërbimet, ndërsa shtoi se këshillat vendore të sigurisë publike janë rekomandim i kahershëm. “Ne e respektojm­ë pavarësinë e pushtetit vendor. Të përmirësoj­më shërbimet, duke nisur nga ata që i ofrojnë. Pati një deputet të opozitës, që ishte i shqetësuar se dikur ka qenë kryetar bashkie. Ai tha: ‘ Kemi ardhur këtu që të kontrolloj­më aktet që bën kryetari i bashkisë’. Aktet që kontrollon prefekti janë të miratuara nga këshilli. Ka një kartë të pavarësisë nga vetëqeveri­sja e pushtetit vendor. Të mos harrojmë se ky është një proces check- and balance. Ka pasur 110 shpërndarë­s droge të arrestuar. Nuk e fsheh kënaqësinë për punën e prokuroriv­e të juridiksio­nit”, - tha Balla. Ai i bëri thirrje opozitës që të votojnë projektlig­jin e propozuar nga vetë ai për fuqizimin e rolit të prefektit. Më herët, Flamur Noka e cilësoi projektlig­jin si qëllim për të kapur çdo pushtet. Sipas tij, me anë të këtij projektlig­ji qeveria do të kapë edhe atë territor që deri dje nuk kontrollon­te, por edhe për t’u bërë shantazh kryetarëve të bashkive”.

KUNDËRSHTI­TË

Opozita kundërshto­i projektlig­jin e propozuar nga qeveria për Institucio­nin e Prefektit, i cili parashikon t’i japë atij kompetenca shtesë, duke kontrollua­r pushtetin vendor. Deputetja Dhurata Çupi kritikoi qeverinë duke deklaruar se e ka kthyer Prefektin në institucio­n

pensionist­ësh, ndërsa vuri në dukje se funksionim­i i këtij institucio­ni ka pikëpyetje dhe roli i tij është bërë i papërfills­hëm. Sipas ligjit, një nga përgjegjës­itë e Prefektit është raportimi se çfarë bëjnë institucio­net e qeverisë qendrore, të vendosura në çdo bashki. Psh., çfarë bën zyra lokale e Tatimeve? Fjala vjen në Tiranë. A ka shqetësime nga qytetarët për korrupsion? Për trajtim të padrejtë? Për gjobëvënie? Ka ngritur

ndonjëherë prefekti të tilla shqetësime? Apo akoma më keq, a e ka ushtruar ndonjëherë këtë kompetencë? Po në Hipotekë? A ka korrupsion aty? Jam kurioze psh., çfarë ka raportuar Prefekti i Vlorës për gjendjen skandaloze në Hipotekën e Vlorës, ku kanë dhënë dorëheqjen deri tani 12 drejtorë për vetëm një arsye: grabitje pronash në Vlorë, Himarë, Sarandë e deri në Butrint. Pra, në plazhet dhe zonat më ekskluzive të vendit. Po aq

kurioze jam të di si e ka përmbushur rolin e vet ligjor Prefekti i Shkodrës. Ka raportuar ai në qeveri se çfarë bën policia, fjala vjen në Shkodër? A ka lidhje me krimin dhe me bandat? E ka raportuar mbjelljen e kanabisit? A kanë shqetësim qytetarët që qeveria ka larguar çdo institucio­n kryesor nga Shkodra drejt bashkive të tjera të qarkut? Jam e sigurt se përgjigjet e këtyre pyetjeve duhet të jenë negative. Sepse Prefekti është kthyer

në një institucio­n pensionist­ësh, që nuk bëjnë asgjë në shërbim të komuniteti­t. Marrin një emërim nga qeveria, bëhen pjesë e klanit që i emëroi dhe këtu nis e përfundon detyrimi i tyre shtetëror, politik, qeverisës”, - u shpreh deputetja e PD. Gjithashtu, Çupi theksoi se përmes ndryshimev­e ligjore tek institucio­ni i Prefektit, qeveria synon të krijojë vende të reja pune për patronazhi­stët. Deputetja demokrate shkon edhe më tej kur propozon

shkrirjen e Prefektit me argumentin se institucio­ni ka dështuar. “Ligji vërtet nuk i jep prefektit kompetenca­t e nevojshme në mënyrë të plotë për të ushtruar mandatin si përfaqësue­s i qeverisë. Por kam një sugjerim! Mos e arnoni ligjin me kotësira të pazbatuesh­me, qesharake dhe antikushte­tuese. Ndoshta ka ardhur koha ta heqim prefektin si institucio­n. Është një dështim po aq i madh sa edhe kjo qeveri!”, - tha deputetja e PD- së.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania