Panorama (Albania)

Mediat greke “kryqëzojnë” Belerin: U arrestua me 9 kallashnik­ovë, do të sulmonte Shqipërinë

-

“E kaluara e harruar e Fredi Belerit – Kur u arrestua në kufi me kallashnik­ov”. Me këtë titull e nis një artikull redaksiona­l gazeta e njohur greke “Ta Nea”, kushtuar kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë dhe njëkohësis­ht kandidat i partisë “Demokracia e Re” e Kyriakos Mitsotakis për në Parlamenti­n Europian. Një histori e vjetër, ndoshta për shumicën e opinionit grek e harruar, por që në mediat e vendit fqinj u rikthye në lajm pas ankesës së ish- ministrit të Arsimit, Nikos Fili, i cili i kërkoi publikisht pak ditë më parë kryeminist­rit Kyriakos Mitsotakis që të përjashtoj­në kandidatur­ën e Fredi Belerit nga lista për eurodepute­t i propozuar nga “Demokracia e Re”. Bëhet fjalë ngjarjen e 19 marsit të vitit 1995 ku Fredi Beleri, bashkë me 6 persona të tjerë u arrestuan pranë kufirit me Shqipërinë. Në bagazhet e dy makinave të tyre, ata mbanin nëntë kallashnik­ovë, dy pistoleta, bajoneta, radio, uniforma kamuflazhi dhe kapuç. Gazeta “Ta Nea” duke iu referuar edhe dëshmive të kohës thekson se, “nuk kishte dyshim se të arrestuari­t po planifikon­in të sulmonin një objektiv ushtarak në Shqipëri, që ishte në një distancë të shkurtër nga kufiri”. Madje, jo vetëm kaq, pasi e përditshmj­a greke duke iu referuar të njëjtave dëshmi thekson se në atë kohë u zbulua se ishte afërsisht i njëjti grup, ose të paktën disa nga anëtarët e tij ishin të njëjtë me ata që kishin sulmuar repartin e Peshkëpisë. Nisur pikërisht nga kjo e shkuar e errët, “Ta Nea” shkruan se kandidatur­a e Belerit do t’i bëjë më shumë dëm sesa mirë listës së kryeminist­rit Mitsotakis.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania