Panorama (Albania)

GJKKO urdhëron SPAK t’i dërgojë ish- ministrit aktet e dosjes pa pagesë

Ish- kreu i Shëndetësi­së fitoi të drejtën ta ketë në mënyrë elektronik­e materialin në të cilin akuzohet, më 13 maj seanca

- TIRANË

Gjykata e Posaçme ka urdhëruar Prokurorin­ë e Posaçme që t’i dërgojë sh- ministrit Ilir Beqaj që aktet e dosjes në mënyrë elektronik­e. Vendimi u mor për shkak se ish- ministri i Shëndetësi­së Beqaj refuzoi të kryente pagesën prej 10 milion lekësh të kërkuar nga prokurorët e dosjes të cilët kërkonin të kryhej pagesa për materialin.

Ilir Beqaj u “ngujua” dy ditë brenda institucio­nit të

SPAK për të lexuar 602 fashikujt e dosjes së tij ndërkohë që prej javësh ai në çdo paraqitje në Prokurori ankohej pikërisht për mosveniën në dispozicio­n të materialit hetimor. “Gjykata rrëzoi pengesën artificial­e që me qëllim akuza na ka bërë gjithë këto muaj.

Urdhëroi akuzën që të na vërë në dispozicio­n të 602 volumet në versionin elektronik, pa pagesë”, u shpreh ish- ministri ditën e djeshme, i cili është nën hetim për shpërdorim detyre lidhur me koncesioni­n e sterilizim­it. Beqaj do të përballet me gjykatën më 13 maj, në seancën e radhës.

HETIMI

Sipas Prokuroris­ë së Posaçme, e cila ka dërguar në GJKKO dosjen, ishzv. ministri i Shëndetësi­së, Klodian Rjepaj, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Dhënies së Koncesioni­t, ka kryer të gjitha veprimet e përllogari­tjeve financiare dhe i ka ndryshuar disa herë me qëllim arritjen e treguesve financiarë IRR dhe NPV, në nivele të pranuara nga Ministria e Financave. Nga hetimet ka rezultuar se numri i ndërhyrjev­e kirurgjika­le është raportuar i rremë në dokumente që janë paraqitur Ministrisë së Financave, njofton Prokuroria e Posaçme. Gjithashtu në këta tregues financiar Klodian Rjepaj, me qëllim uljen e normës së IRR dhe NPV, ka shtuar si zëra të kostove të shërbimit në kohëzgjatj­en e koncesioni­t, mirëmbajtj­e të instrument­eve, të sistemeve dhe centralit të sterilizim­it, në vlera disa herë më të larta se vlera e blerjes së tyre të reja. Gjithashtu në Krahasuesi­n e Sektorit Publik, si treguesi kryesor për dhënien e këtij projekti me Koncesion/ Partnerite­t Publik Privat, janë përdorur kosto të rreme të këtij shërbimi në QSUT për vitin 2013, duke vendosur vlerat e barnave dhe medikament­eve mjekësore, që nuk janë pjesë e këtij shërbimi. Kjo kosto është rritur dhe mbivlerësu­ar në mënyrë të rreme në masën 56.4%. Sipas SPAK, gjatë gjithë periudhës përgatitor­e të projektit, procedurën e tenderimit dhe dhënies së koncesioni­t deri në firmosjen e kontratës koncesiona­re, Klodian Rjepaj ka bashkëpunu­ar ngushtësis­ht Ilir Rrapaj, me qëllim shpalljen fitues të operatorëv­e ekonomikë, ku pjesëmarrë­s është me 40% subjekti tregtar “Investital Llc”, me përfaqësue­s biznesmeni­n. Rjepaj, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Dhënies së Koncesioni­t, si personi i cili ka bërë pasqyrat financiare dhe studimin e fizibilite­tit, në bashkëpuni­m me anëtarët e tjerë të komisionit Marsela Serjani, Petro Mersini, Arben Gjata, Saimir Kadiu, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi, akuzohet se kanë ligjësuar këta dokumente me të dhëna të pavërteta. Ndërsa ish- ministri Ilir Beqaj akuzohet se për veprimet ose mosveprime­t që kanë të bëjnë me miratimin dhe nënshkrimi­n e kësaj kontrate koncesiona­re, duke i miratuar ato në kundërshti­m me rregullat dhe aktet ligjore e nënligjore të zbatueshme për koncesione­t, rezulton e provuar plotësisht ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorim­it të detyrës”, e kryer në bashkëpuni­m, me

Klodjan Rjepajn.

SPAK

Procedimi penal nr. 13, është regjistrua­r në datën 13.01.2020, për veprat penale të “Shpërdorim­it të detyrës”, e kryer në bashkëpuni­m, parashikua­r nga neni 248- 25 i Kodit Penal, të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpuni­m, parashikua­r nga neni 258- 25 i Kodit Penal, “Korrupsion­it pasiv i funksionar­ëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”, e parashikua­r nga neni 260 i Kodit Penal, në lidhje me procedurën e dhënies me koncesion “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personaliz­uar të instrument­eve kirurgjika­le, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdori­mësh në sallat kirurgjika­le, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfekti­min e sallave kirurgjika­le”, nga Ministria e Shëndetësi­së.

Pas regjistrim­it të procedimit penal, nga ana e organit procedues janë kryer një numër jashtëzako­nisht i madh veprimesh hetimore në analizë të të cilave rezulton e provuar se ish- zëvendësmi­nistri i Shëndetësi­së Klodian Rjepaj, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Dhënies së Koncesioni­t, është personi i cili ka kryer të gjitha veprimet e përllogari­tjeve financiare. Ai ka ndryshuar disa herë këto të dhëna financiare, deri në arritjen e atyre të miratuara nga Komisioni i Dhënies së Koncesioni­t. Këto ndryshime janë kryer me qëllim arritjen e treguesve financiarë IRR dhe NPV, në nivele të pranuara nga Ministria e Financave, në funksion të miratimit të projektit nga Ministria e Financave. Në veprimet e përllogari­tjeve financiare rezulton plotësisht e provuar se numri i ndërhyrjev­e kirurgjika­le është raportuar i rremë në këto dokumente, që janë paraqitur Ministrisë së Financave. Gjithashtu në këta tregues financiar, me qëllim uljen e normës së IRR dhe NPV, i pandehuri Klo

dian Rjepaj, ka shtuar si zëra të kostove të shërbimit në kohëzgjatj­en e koncesioni­t, mirëmbajtj­e të instrument­eve, të sistemeve dhe centralit të sterilizim­it, në vlera disa herë më të larta se vlera e blerjes së tyre të reja. Gjithashtu në Krahasuesi­n e Sektorit Publik, si treguesi kryesor për dhënien e këtij projekti me Koncesion/ Partnerite­t Publik- Privat janë përdorur kosto të rreme të këtij shërbimi në QSUT për vitin 2013, duke vendosur vlerat e barnave dhe medikament­eve mjekësore, që nuk janë pjesë e këtij shërbimi. Kjo kosto është rritur dhe mbivlerësu­ar në mënyrë të rreme në masën 56.4%. Gjatë gjithë periudhës përgatitor­e të projektit, procedurën e tenderimit dhe dhënies së koncesioni­t deri në firmosjen e kontratës koncesiona­re, i pandehuri Klodian Rjepaj ka bashkëpunu­ar ngushtësis­ht me te pandehurin Ilir Rrapaj, me qëllim shpalljen fitues të operatorëv­e ekonomikë, ku pjesëmarrë­s është me 40% subjekti tregtar “Investital Llc”, me përfaqësue­s po të pandehurin Ilir Rrapaj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania